Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Empty 10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave

Thu 13 Jun 2013 - 19:46
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Bermuda_triangle
(Pjesa 1)
Te gjithe keni degjuar per Trekendeshin e Bermudave dhe misteret qe e rrethojne ate. Teorite ne lidhje me kete vend variojne nga ato te arsyeshme e deri tek me qesharaket. Megjithate eshte padyshim nje vend i rrethuar me mister. Megjithate, Trekendesi i Bermudave nuk eshte i vetmi. Ka edhe 10 vende te tjera neper bote te ngjashem me te.
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Superstition-mountains
Malet e Supersticionit jane nje varg malesh te vendosur ne lindje te Feniksit, Arizona. Sipas legjendes, dikur rreth viteve 1800 nje burre i quajtur Jacob Waltz, zbuloi nje miniere floriri qe tashme njihet me emrin Miniera e Arit e Humbur e Gjermanit. Ai e mbajti vendndodhjen e minieres te fshehte deri ne shtratin e tij te vdekjes, ne te cilin ai e ka thene ose jo (varet nga varianti i historise qe po lexoni) dikujt sekretin e tij. Megjithate miniera nuk eshte gjetur pavaresisht ekspeditave te pafund. Disa thone qe shpirtrat e atyre qe kane humbur jeten duke kerkuar minieren vertiten ende neper keto male. Nderkohe ka edhe nga ata qe besojne qe hyrja per ne ferr eshte e vendosur ne keto male.
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Saa
A e keni pyetur veten nese kishte nje trekendesh Bermudash ne hapesire? Jo? Atehere ndoshta po e mendoni tani dhe pergjigja eshte qe ka. Kjo quhet Anomalia e Atlantikut Jugor. Kjo eshte zona ku rripi i rrezatimit i njohur si rripi Van Allen i Tokes i afrohet me shume siperfaqes se Tokes. Eshte nje zone e vendosur vetem pak larg bregut te Brazilit, dhe eshte pergjegjese per probleme te shumta me satelitet dhe anijet kozmike, qe nga prishja e programeve te tyre e deri tek mbyllja fare e funksionimit te tyre. Teleskopi Hubble eshte i fikur dhe nuk regjistron vezhgime kur kalon neper te (gje qe ndodh 5 here ne dite). Megjithate nuk jane vetem probleme teknike, disa astronaute raportojne qe ata shohin yje qe bien ne fushen e tyre vizive nderkohe qe kalojne atje. Arsyeja e ketyre probleme nuk kuptohet plotesisht. Dyshimi kryesor eshte qe nivelet e larta te rrezatimit qe mblidhen ne anomaline, por shkencetaret nuk jane te sigurt se si apo se pse ndodh kjo gje.
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Lake
Jo i kenaqur vetem me pak individe qe ishin zhdukur, Liqeni Anjikuni vendosi qe te coje gjerat ne nje nivel tjeter, dhe te behet pergjegjes per zhdukjen e nje fshati te tere. Gjithshka ka ndodhur ne nentor 1930, kur dikush me emrin Joe L:abelle po kerkonte nje strehe per naten. Labelle e njihte fshatin Inuit, popullsia e te cilit varionte nga 30-2000, varet se ke variant degjoni. Ai shkoi deri atje dhe ngeli i habitur - fshataret nuk ishin ne asnje vend. Cdo gje tjeter, duke perfshire edhe ushqimet e armet ishin lene pas. Labelle i coi nje telegram RCMP dhe filloi nje hetim. Ne vendin ku behesh varrimet u zbulua qe te pakten nje prej varreve ishte hapur, dhe jo nga kafshet, dhe ishte boshatisur. Per me teper, rreth 300 kembe nga fshati, trupat e rreth 7 qenve te slitave u gjeten, te cilet kishin ngordhur nga uria edhe pse ne fshat kishte dyqane ushqimi te hapura. Disa versione te historise raportojne edhe drita te cuditshme mbi liqen rreth kohes se zhdukjes.

Cfare ka ndodhur? Ka patur nga deklaratat me te ndryshme ne lidhje me arsyen e zhdukjes, duke perfshire edhe alienet, fantazmat, dhe edhe vampiret.infoalbania
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Empty Re: 10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave

Fri 14 Jun 2013 - 0:54
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave (Pjesa 2)
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Devil_sea
Deti i Djallit ose Trekendeshi i Dragoit eshte nje zone ne Oqeanin Paqesor qe eshte i mbushur me ngjarje te cuditshme. Prane brigjeve te Japonise, ka qene vendi i deklaratave te panumerta per fenomene te pashpjegueshme, duke perfshire anomali magnetike, objekte dhe drita te pashpjegueshme, dhe sigurisht edhe zhdukje misterioze. Zona eshte e konsideruar si e rrezikshme nga autoritetet e peshkimit Japonez. Nje histori tregon qe ne vitin 1952 qeveria Japoneze ka cuar nje mjet kerkimi per te hetuar misteret e Detit te Djallit.
Kuptohet qe mjeti i kerkimit dhe ekuipazhi i tij prej 31 personash nuk u pane me. Nje histori tjeter tregon per perpjekjet e Kublai Khan per te pushtuar Japonine duke kaluar neper Detin e Djallit, e duke humbur te pakten 40000 njerez ne keto perpjekje. Nderkohe teori te ndryshme hidhen ne lidhje se cfare ndodh aty: qe nga alienet, deri ne dyer per ne universe paralele. Disa sugjerojne qe aktiviteti i larte vullkanik ne rajon eshte pergjegjes per disa prej zhdukjeve.
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Ranch
Ferma Bigelow, me pare e njohur si Ferma Skinwalker dhe Ferma Sherman, eshte nje prone prej 480 akrash ne veriperendim te Utah e qe eshte zone e mbushur me shfaqje UFO-sh, gjymtim kafshesh dhe ngjarje te tjera te cuditshme. Megjithese ngjarje te cuditshme jane dokumentuar qe ne vitet 1950, disa prej historive me te cuditshme u ndodhen nje cifti fermeresh, Terry dhe Gwen Sherman pasi ata blene fermen ne vitin 1994.
Shermanet ishin vazhdimisht te perndjekur nga ngjarje te frikshme si shfaqje UFO-sh, ngjarje te pashpjegueshme dhe masakrime te pashpjegueshme kafshesh. Situata ishte aq e padurueshme per ta, sa ne vitin 1996 ata ia shiten fermen e tyre Robert Bigelow, themeluesit te National Institute for Discovery Science, i cili deshironte te studionte misteret qe rrethonin fermen. Bigelow eshte pronar i fermes edhe ne ditet e sotme dhe NIDS i mban shume te fshehta zbulimet e tyre.
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Point_pleasant
Point Pleasant (Pika e kendeshme) me siguri qe eshte quajtur me vend keshtu ne nje fare pike, por tani eshte i mbushur me tregime te ngjarjeve misterioze dhe te frikshme dhe emri i tij tani nuk eshte gje tjeter vetem nje aliteracion ironik. Me e njohura prej ketyre ngjarjeve perfshin nje krijese te njohur si Mothman, qe thuhet se ka terrorizuar komunitetin e Virginia-s Perendimore qe nga nentori 1966 e deri ne dhjetor 1967.
Me shume se 100 qytetare te ndryshem te Point Pleasant jane deshmitare okulare te kesaj krijese te tmerrshme. Mothman qe kane qene subjekt i nje libri dhe nje filmi, dhe qe ka statujen e tij ne Poin Pleasant, ka patur shume shpjegime te ndryshme. Disa besojne qe eshte nje jashtetokesor, ndersa ka te tjere qe besojne qe eshte nje mutant. Cfaredo te kete qene, raportimet per Mothman-in ndaluan pasi Ura e Argjendte u shemb ne 15 dhjetor te vitit 1967 duke vrare 46 persona dhe qe beri qe shume te besonin qe ngjarjet te ishin te lidhura ne nje fare menyre.
Pervec Mothman-it, edhe shume perralla te tjera paranomale nga Point Pleasant perfshijne shfaqje te UFo-ve dhe te raportime te te ashtuquajturve "Burra me te Zeza".
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Empty Re: 10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave

Fri 14 Jun 2013 - 0:56
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Michigan
(Pjesa 3)
Trekendeshi Michigan eshte nje tjeter trekendesh gjeografik, i vendosur ne mes te Liqenit Michigan.Gjithastu edhe ky trekendesh eshte nje vend ku ka shume zhdukje te pjeteve ujore dhe tokesore. Disa prej me te famshmeve perfshijne:Kapiteni Donner; ne 28 prill 1937, kapiteni George R. Donner i O.M. McFarland ishte duke u kthyer nga Erie, Pensilvani ne Port Washington, Wisconsin, dhe duhet te kalonte permes trekendeshit. Sipas historise, ai ishte shume i lodhur dhe u kthye ne kabinen e tij, duke lene dike tjeter qe ta zgjonte kur te afroheshin prane destinacionit. Rreth tre ore me vone, kur personi tjeter shkoi ta lajmeronte si e kishte porositur, Donner nuk ishte ne kabinen e tij. Nuk ishte as neper anije. U be nje kerkim shume i thelle por kapiteni Donner nuk u gjet asnjehere. Fluturimi 2501; ne 23 qershor 1950, Fluturimi Northwest Airlines 2501 ishte duke u kthyer nga New York ne Minneapolis ne duart e pilotit me eksperience Robert C. Lind, dhe kishte ne te 58 pasagjere. Per shkak te motit te keq, kur avioni ishte prane Chicago, ai ndryshoi rruge dhe duhet te kalonte mbi Liqenin Michigan. Rreth mesnates, Lind kerkoi leje qe te shkonte nga lartesia 3500 ft ne 2500 ft, pa shpjeguar arsyen. Kerkesa e tij nuk u pranua dhe ky ishte komunikimi i fundit i bere me Fluturimin 2501. Pozicioni i tij i fundit i njohur ka qene ne Trekendeshin Michigan.Nderkohe qe burimet variojne ne lidhje me cfare eshte gjetur nga Fluturimi 2501 (disa thojne qe nuk eshte gjetur asgje, ndersa te tjera qe jane gjetur mbetje qe lundronin te pjeseve si pjese sediljesh e gjera te tilla), duket e qarte qe avioni eshte perplasur ne uje. E cuditshme eshte ne fakt qe avioni ishte ne gjendje shume te mire dhe ne duar shume te afta ne momentin e zhdukjes. Per me teper, pavaresisht se kerkime behen akoma cdo vit, as trupi i avionit nuk eshte gjetur dhe as mbetje njerezore nuk kane arritur te zbulohen.
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  San_luis_valley_original
Lugina San Luis, ne Koloradon jugor, eshte nje zone ku ka patur shume fenomene te pashpjegueshme duke perfshire ketu edhe shume shfaqje UFO-sh dhe qindra gjymtime kafshesh te fermave. Shfaqjet e UFO-ve jane aq te zakonshme sa nje grua e quajtur Judy Messoline ka vendosur edhe nje kulle vezhgimi te UFO-ve ne pronen e saj, qe ka vezhguar me shume se 50 shfaqje te UFO-ve vetem qe nga viti 2000. Disa prej ketyre jane pare nga shume njerez ne te njejten kohe.Per skeptiket e UFO-ve, duhet te jene me interesante tregimet per gjymtimet e kafsheve ne ate zone. Ato filluan ne vitin 1967, me nje kale te quajtur Snippy. Snippy u gjet nje mengjes me trurin qe i mungonte, dhe me kockat e qafes se saj plotesisht te pastruara. Qe atehere, qindra, per te mos thene mijera gjymtime te pashpjegueshme kafshesh kane ndodhur ne ate rajon, duke patur shume gjera te perbashketa - fillimisht, nuk ka asnjehere asnje gjurme gjaku prane kafsheve, dhe kafshet jane te gjitha te demtuara me prerje te sakta, qe dallohet qe nuk eshte veper e kafsheve grabitqare. Dhe si perfundim, te gjitha gjymtimet u ndodhin brenda nates krijesave qe jane te shendetshme.Hetimet qe jane bere per keto incidente nuk kane nxjerre deri tani asnje rezultat, por ato vazhdojne edhe ne ditet e sotme. Disa fermere raportojne qe kane pare drita te cuditshme ne qiell netet perpara se te gjejne nje kafshe te gjymtuar, duke bere keshtu qe te kete nga ata qe besojne qe ne keto ngjarje jane te perfshire jashtetokesoret.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Empty Re: 10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave

Fri 14 Jun 2013 - 0:57
10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Bennington
(Pjesa 4)
Ja edhe nje trekendesh tjeter. Ky gjendet ne Vermontin jug-perendimor, dhe eshte vendi ku kane ndodhur 5 zhdukje misterioze ndermjet viteve 1945 - 1950, zhdukje qe nuk jane te lidhura ne asnje menyre me njera tjetren, pervec vendndodhjes gjeografike.

Keto perfshijne:Middle Rivers, 75 vjec, qe kishte dale te drejtonte nje grup gjuetaresh ne 12 nentor 1945. Kur po ktheheshin, ai eci perpara grupit te tij dhe nuk eshte pare me qe atehere.Paula Welden ishte nje 18 vjecare nga Kolegji Bennington qe kishte dale te bente nje ecje ne daten 1 dhjetor te vitit 1946. Ajo nuk u kthye me dhe asnje gjurme e saj nuk eshte gjetur.Ekzaktesisht tre vjet me vone, ne 1 dhjetor 1949, nje veteran i quajtur James E. Tetford, po hipte ne autobuz per ne shtepine e tij ne Bennington Soldier's Home, pasi po kthehej nga nje vizite tek te afermit e tij. Deshmitaret e pane ate ne autobuz ne nje ndalese perpara, por kur arriti ne destinacionin e tij ai ishte zhdukur pa lene asnje gjurme. Bagazhet e tij ndodheshin ende nde autobuz.Tete vjecari Paul Jepson u zhduk ne 12 tetor 1950, nderkohe qe mamaja e tij ishte e zene duke ushqyer derrat. Pavaresisht se ai kishte te veshur nje xhakete te kuqe qe binte shume ne sy, askush nuk arriti qe te gjente djaloshin.Zhdukja e fundit ishte nje grua e quajtur Frieda Langer. Ne 28 tetor 1950, ajo ishte duke ecur me kusheriren e saj ne Malin Glastenbury, kur ajo rreshkiti ne nje perrua. Ajo vendosi qe te kthehej shpejt dhe te nderronte rrobat dhe si gjithe te tjeret, ajo nuk u kthye me kurre. Megjithate 6 muaj me vone trupi i saj u gjend ne nje zone qe ishte kerkuar shume pas zhdukjes se saj, por trupi ishte ne gjendje aq te copetuar sa nuk ishin ne gjendje qe te percaktohej shkaku i vdekjes.Megjithese ka shume teori ne lidhje me keto zhdukje, duke perfshire aliene, monstra, apo ndonje vrases serial i panjohur, asgje nuk eshte provuar deri tani.
Besoj se deri tani jeni bindur qe duhet te qendroni sa me larg trekendeshave. Trekendeshi Bridgewater, nje zone rreth 200 milje katror ne Massachusetts jug-lindor, ne jug te Bostonit, eshte nje vend i jashtezakonshem persa i perket mbinatyrores.Nder gjera te tejra, kjo zone ka qene nje zone ku ka patur shfaqje te shumta kriptozoologjike. Qe ne vitet 1970, ka patur raportime te ndryshme per krijesa te gjata, te mbushura me qime qe vertiteshin neper ate zone. Ka patur gjithashtu edhe shfaqje te ndryshme te krijesave te ngjashme me Pterodaktilet qe jane pare te fluturojne ne lartesi jo te medha. Ne vitin 1976, ka patur nje raportim te nje burri i cili kishte pare nje qen gjigand dhe me syte te kuq qe shqyente fytin e dy prej kuajve te tij.Pervec ketyre, ka patur edhe shume raportime per kafshe te gjymtuara ne kete rajon. Disa ia vejne fajin per keto gjymtime kulteve satanike.E nese te gjitha keto nuk mjaftojne, Trekendeshi Bridgewater ka qene i mbushur me shfaqje te UFO-ve qe datojne qe ne vitin 1976, kur nje ''sfere e zjarrte'' eshte pare mbi New england. Qe atehere, ka patur shfaqje te shumta te objekteve te pashpjegueshme ne qiell, duke perfshire edhe helikoptere te zinj misterioze. Nje raportim nga viti 1976 pershkruan dy UFO qe zbriten prane qytetit Tauton, dhe nje tjeter nga viti 1994 vjen nga nje zyrtar per zbatimin e ligjit ne Bridgewater qe pretendonte se kishte pare nje objekt te cuditshem tekendesh me drita te kuqe dhe te bardha.Ne vitin 1908, nje nate Halloween-i, dy sipermarres po udhetonin per ne Bridgewater kur dalluan ne qiell ate cfare dukej si nje "fener gjigand". Ata e pane ate per pothuajse 40 minuta perpara se te zhdukej.
Sponsored content

10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave  Empty Re: 10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi