- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Fotografia e harruar: Egzona e rritur, e identifikon veten si fëmijë në ditët e çlirimit të Prishtin
Fri 14 Jun 2013 - 20:22
Është 14 qershori i vitit 1999. Pas disa viteve të përleshjeve të përgjakshme midis guerilëve shqiptarë dhe Ushtrisë serbe, dhe pas dy muajve të bombardimeve të rënda të NATO-s, lufta në Kosovë mbaroi. Trupat nga koalicioni ndërkombëtar “kanë hyrë në provincën separatiste”, dhe momentet e ngazëllimit shpërthyen në rrugët e kryeqytetit, Prishtinës. Fotografi i AFP-së, Jean-Philippe Ksiazek, ka kapur një çast kur një burrë shqiptar ngre vajzën e tij mbi një tank britanik...
Pas 14 vitesh, fotoreporteri që ka mbuluar konfliktet në tërë globin, ka harruar këtë imazh. Por, një ditë, një mesazh arriti në emailin e tij nga Egzona Jashanica.
"I dashur z. Ksiazek", shkruan prishtinasja e re. “Kur ju e bëtë atë foton timen, isha vetëm shtatë vjeçe. Por, e kujtoj atë moment si sot”, thuhet në shkrimin e Roland de Coursonit të postuar në logs.afp.com, transmeton Telegrafi.
"Në ditën e fotografimit, arrita në Prishtinë me trupat britanike”, kujton Ksiazek. "Na duheshin tri ditë për të arritur nga kryeqyteti i Maqedonisë, sepse rrugët ishin të minuara. Shqiptarët rreshtoheshin në rrugë për të përshëndetur trupat. Kur arrita në kryeqytet, u ndalëm pasdite në një shesh, ku turma nisi të hipte në tanke”.
"Nuk e mbaj mend saktë momentin që e bëra foton dhe kurrë nuk kam biseduar me vajzën e vogël. Jetët tona u prekën në atë çast të shkurtë. Problemet në Kosovë janë ende larg përfundimit. Pas kësaj, vinin lajmet për varrezat masive. Por, ajo ditë qershori ishte një ditë e gëzimit të madh në Prishtinë”.
Egzona sot është studente e Ekonomisë dhe Menaxhimit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ajo e kujton mirë atë ditë.
Një ushtar britanik i regjimentit të parashutistëve merr një pozicion në rrugë, më 14 qershor 1999, teksa popullata civile nisi të dalë në rrugë, në punët e tyre të përditshme në Prishtinë.
"Për disa muaj, nuk lejohesha të dalë nga shtëpia, sepse prindërit e mi kishin frikë nga ushtarët serbë dhe nga bombardimet. Kemi jetuar të fshehur në një fshat në mesin e anëtarëve të familjes sime. Pastaj, kur Prishtina u çlirua, ne mund të ecnim pa frikë. Me babanë tim, motrën time të madhe dhe xhaxhain, shkuam për të përshëndetur ushtarët në rrugë. Pastaj, babai im më mori në krahë dhe më ngriti mbi tank. Kjo ishte dita më e lumtur e fëmijërisë sime".
Egzona mbi tanki më 14 qershor 1999
"I shihja fotografët tek kapnin skenat dhe e dija se dikush do ta kishte zënë atë moment”, thotë ajo. "Për një kohë të gjatë, kam bërë gjithçka që ta gjeja atë imazh, por nuk ia dilja dot. Përcillja gazetat dhe revistat e asaj kohe, por pa fat. Pastaj, disa javë më parë, në kërkim në fotografive të luftës në Kosovë, që dikush i kishte postuar në Facebook, pashë rastësisht diçka që kërkoja. Emri i fotografit nuk ishte shënuar, por pastaj kam hulumtuar me Google Image ".
"Kur e pashë foton për herë të parë, më kapluan lotët”, thotë Egzona. "E telefonova motrën, e cila para se ta shite fotografinë, nuk mund të kuptonte se pse isha në atë gjendje. Ishte një ndjenjë e pabesueshme”.
Foto tjetër e bërë nga Jean-Philippe Ksiazek, më 1999 në Prishtinë
Nuk është hera e parë që dikush i fotografuar nga AFP e ka njohur vetveten disa vjet më vonë në foto. Në fund të vitit 2012, një burrë boshnjak i cili ishte fotografuar si i ri gjatë rrethimit të Sarajevës, ishte tronditur kur e kishte parë veten në një web-dokumentar që shënonte 20 vjetorin e rrethimit vdekjeprurës. Ai pastaj kishte kontaktuar fotografin e AFP-së, Patrick Baz.
"Është një ndjenjë shumë e çuditshme”, thotë Jean-Philippe Ksiazek. "Në mënyrën tonë të punës, kemi takuar njerëz të rinj kudo që shkojmë, çdo ditë. Ata janë për kujtime të pabesueshme, por rrota e kohës vazhdon të rrotullohet. Të marrësh një emalin nga Egzona, kjo bën që rrota të ndalet në një çast dhe të kthehet prapa”.
Egzona sot, 14 vjet pas fotografisë së bërë nga Jean-Philippe Ksiazek (Foto: E. Jashanica)
"Unë vetëm doja të të them: faleminderit”, ka shkruar Egzona. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi