Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

68-vjetori i çlirimit të Tiranës Empty 68-vjetori i çlirimit të Tiranës

Sat 17 Nov 2012 - 12:48
68-vjetori i çlirimit të Tiranës Lulzim-Basha-Varrezat-e-Des

Me rastin e 68-vjetorit të clirimit të kryeqytetit, Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka kryer mëngjesin e së shtunës homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Në fjalën e tij, pas ceremonisë kryebashkiaku ka bërë thirrje për bashkim me qëllim që t’i japim vendit atë që meriton.

Duke e vlerësuar kontributin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, Basha tha se nderimi i atyre burrave dhe grave është një detyrim ndaj tyre, por dhe një shembull i mirë për edukimin e brezave të ardhshëm, për t'u treguar se ata që vdesin për Atdheun nuk vdesin kurrë.

“Ky përkujtim nis me një përlulje të thellë, nderojmë ata që ranë dhe luftuan për clirimin e Tiranës, e kësaj faqe të lavdishme që i dhanë kryeqytetit clirimin e pritur. Një detyrim edhe për edukimin e brezit të ardhshëm. Ata që bien për atdheun nuk vdesin kurrë. Shpresoj që në këtë 100 vjetor, të shërbejë si një burim për bashkim dhe jo përçarje. Detyra jonë është të mos përsërisim gabimet e të shkuarës, por të bashkohemi të gjithë për t'i dhënë vendit atë që meriton”, tha Basha.

Lufta për çlirimin e Tiranës është vlerësuar si operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga Ushtria Nacional Çlirimtare për çlirimin e qyteteve dhe shembulli më tipik për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në betejën për çlirim.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi