Detaje të pazbuluara: UÇK nga celulat e fshehta të '48, te forca ushtarake e çlirimit të Kosovës
Sat 29 Jun 2013 - 15:52
Detaje deri më tani të panjohura të nxjerra nga arkivat ruse, amerikane, serbe, zvicerane të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Historiani James Pettifer zbulon detaje deri më tani të panjohura të nxjerra nga arkivat ruse, amerikane, serbe, zvicerane të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Modelet e para të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut për krijimin e një grupi rezistencë në Kosovë, takimet e pasuesit Alia me komunistët kosovarë, deri te trajnimet e rekrutëve kryengritës nga Kosova në Akademinë Ushtarake në Tiranë
“Fara e parë për këtë libër u mboll nga kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u përpoq, por pa sukses, disa vite më parë, që të më bindte të shkruaja një biografi për atin themelues të UÇK-së, Adem Jasharin. Pasi e mendova, nuk m’u duk se kjo ishte mënyra e duhur për të shkruar historinë e luftës”,- thotë James Pettifer, autor i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Kjo është e para histori e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që rrënjët e saj autori i gjen pikërisht në vitin 1948, asokohe një lufte të fshehtë që u kthye më pas në një kryengritje në zemër të Ballkanit. Për të shkruar këtë libër, James Pettifer-it i janë dashur shumë vite. Autori ka bërë një punë kërkimore të gjatë, ka zhvilluar takime me pjesëmarrës të shumtë në luftë të të gjitha niveleve në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri. Me Ramush Haradinajn ndërmori një turne në vendet e betejave në Dukagjin. Bisedoi dhe mësoi shumë rreth rolit të Britanisë së Madhe nga gjeneralët Sir Mike Jackson dhe John Crossland. Në Prishtinë dhe Tiranë zhvilloi intervista me protagonistë të kësaj lufte si Valon Murati, Adem Demaçi, Xhevdet Shehu, gjeneral Agim Çeku etj. U takua dhe bisedoi me shumë civilë të të gjitha grupeve etnike, të cilët banonin në zonën e konfliktit për një pjesë të kohës apo gjatë gjithë luftës. “Kam përfituar gjithashtu nga leximi i shumë librave me kujtime nga lufta të pjesëmarrësve shqiptarë dhe serbë dhe, edhe pse mund të mos jem dakord me përmbajtjen apo analizën e një vepre të caktuar, prapëseprapë studimi i tyre ka qenë i dobishëm dhe sqarues”,- thotë Pettifer.
Për sa i përket anës serbe, ai është përpjekur të konsultohet dhe të studiojë të gjithë materialin që disponohet, zyrtar dhe jozyrtar. “Por duhet thënë se historia bashkëkohore nuk ka qenë një fushë e lehtë në gjeneratën e fundit në Beograd dhe ende vazhdon të jetë e tillë edhe pas rënies së regjimit të Millosheviçit. Shumë nga rrëfimet e serbëve për luftën dhe për çështje të lidhura me të bazohen në mohimin e shumë të vërtetave themelore dhe përmbajnë, sipas mendimit tim, shumë gabime të thella në dhënien e fakteve dhe në interpretimin e tyre”,- sqaron autori me bindjen se në të ardhmen këto të pavërteta do të zëvendësohen shumë shpejt, shpresoj, nga kujtime personale të sinqerta, të bazuara në përvojën subjektive, dhe më pas do të mbështeten nga shkrime profesionale historike.
Autori ka shfrytëzuar edhe procesverbalet e mbajtura në gjyqet e zhvilluara në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY), në Hagë. Sipas tij, pjesa më e madhe e materialit të ICTY-së përqendrohet në luftën në Drenicë, ndërkohë që nuk përmend fare shumë ngjarje themelore që përfshijnë konfliktin UÇK dhe UPJ (Ushtria Popullore Jugosllave). Ai ka arritur në këtë konkluzion pasi është ballafaquar me procesverbalet e gjykatës së Prishtinës të periudhës jugosllave, që sipas tij kanë qenë shumë të dobishme ashtu si dhe materiale arkivore të policisë së fshehtë dhe studimet që janë botuar vitet e fundit për organizatat politike ilegale shqiptare e ushtarake si dhe shtypin ilegal në regjimin e Titos. Me pak fjalë autori është munduar që në këto arkiva të gjejë fillesat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rolin që luajti qeveria komuniste e Shqipërisë me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, e më pas dhe Ramiz Alia, duke filluar që nga viti 1948. Gjatë këtij procesi ai zbulon detaje deri më tani të panjohura të nxjerra nga arkivat ruse, amerikane, serbe, zvicerane rreth historisë së krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga një grup i fshehtë politik u kthye në një forcë ushtarake që i solli Pavarësinë Kosovës.
Projektet e Hoxhës dhe Shehut për një ushtri të rezistencës në Kosovë
Në Shqipëri, pas prishjes me Titon dhe pas lëvizjes ndërkombëtare komuniste të vitit 1948, Enver Hoxha nuk i kishte braktisur krejtësisht kosovarët në mëshirë të fatit, siç kanë deklaruar shpesh kritikët e tij në botën shqiptare. Për të, problemi i Kosovës ishte një mënyrë për të filluar përkufizimin e Shqipërisë së re kundër Jugosllavisë dhe rrëshqitjes së kësaj të fundit në teorinë dhe praktikën kapitaliste. Aktiviteti subversiv i udhëhequr nga shërbimet sekrete ishte taktika e tij e preferuar, me anë të së cilës pjesa më e madhe, për të mos thënë krejt aktiviteti i mbështetur nga Tirana ishte i mohueshëm dhe Hoxha mund të fillonte të ushtronte të paktën njëfarë trysnie të vogël mbi Beogradin duke përdorur burimet tepër të kufizuara të Shqipërisë. Për sa i përket kësaj, pas vitit 1948, ka shumë mundësi që ai të paktën të jetë këshilluar me burimet sovjetike. Hoxha kishte një marrëdhënie të ngushtë me ambasadorin sovjetik në Shqipëri, Dimitri Çuvahin, i cili ishte një nga figurat kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Moskës, me përvojë në shërbimet sekrete dhe me mundësinë për t’u takuar drejtpërdrejt me Stalinin Në vitin 1949, Enver Hoxha dhe komandanti ushtarak, Mehmet Shehu, kishin pasur komunikim me Stalinin për mundësinë e krijimit të një force të armatosur për të përmbysur qeverinë e Titos në Beograd, duke filluar me një kryengritje të armatosur në Kosovë. Në ditarin e tij të 5 korrikut të vitit 1949, Çuvahini përmend një diskutim që kishte pasur me Shehun për mundësitë ushtarake për të luftuar kundër regjimit “revizionist” brenda Jugosllavisë Jugore, edhe pse nuk kishte një tablo të qartë të strategjisë së Moskës. Ai shkruan:
Midis nesh është shtruar çështja se si të organizojmë luftën kundër titistëve në Jugosllavi. Nuk e dimë se cila mënyrë është më e mirë, që çdo republikë në Federatën Jugosllave të luftojë kundër klikës së Titos në mënyrë të pavarur dhe, në një rast të tillë, lufta mund të caktohet në krahinën autonome të Kosovës dhe të Metohisë, apo që lufta kundër trockistëve jugosllavë nga klika e Titos duhet të zhvillohet nga një qendër e vetme…
Duke pasur parasysh dëmin që kishte shkaktuar komanda ushtarake staliniste ndaj kauzës republikane në Luftën Civile Spanjolle, gjë që Mehmet Shehu e kishte parë personalisht, kuptohet që opsioni i dytë nuk i pëlqeu shumë dhe e kundërshtoi idenë, duke u përgjigjur, sipas Çuvahinit: “Për mua personalisht kjo çështje është shumë e qartë, në kuptimin që klika e Titos mund të përmbyset vetëm me anë të një lufte të armatosur kundër saj dhe kjo luftë e armatosur duhet të fillojë në Kosovë dhe Metohi, ku është më e lehtë ta nxisësh popullsinë kundër klikës së Titos”. Për Çuvahinin kjo do të thoshte se Shehu ishte në favor të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, dhe ai thekson:
Me anë të kësaj, M. SH. (Mehmet Shehu) më la të kuptoja se për popullsinë shqiptare të Kosovës dhe të Metohisë çështja nëse rajoni duhet të bashkohet ose jo me Shqipërinë është e vendosur, domethënë, K dhe M duhet të bashkohen me çdo kusht me Shqipërinë. Çështja e vetme që shtrohet është se kur do të jetë më e përshtatshme të angazhohemi me këtë slogan ndër popullatën shqiptare të K dhe M: pas fundit të luftës me klikën e Titos apo gjatë rrjedhës së luftës…
Në këtë atmosferë, Hoxha filloi të organizonte infiltrimin e Kosovës me militantë të trajnuar, të cilët kishin si detyrë krijimin e celulave të fshehta të “spiunëve të fjetur” për të qenë gati për të luftuar kundër kontrollit të Beogradit në të ardhmen afatgjatë dhe për të siguruar informata sekrete për Tiranën dhe Moskën në planin afatshkurtër. Shpesh, këto rezultuan në objektiva kontradiktorë….. Me kalimin e viteve ’50 pati një ndryshim të theksit, me prioritetet e spiunazhit të Tiranës për llogari të Moskës që po i prishnin të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një ushtri të rezistencës. Megjithatë, ideali i një ushtrie kosovare nuk u shua asnjëherë. Gjyqi i vitit 1956 për spiunazh në Prishtinë hyn në këtë paradigmë, edhe pse është e dyshimtë nëse Noel Malcolm ka të drejtë kur thotë se kishte pak prova për aktivitet hoxhist në këtë ngjarje.
Si stërviteshin rekrutët kosovarë në Akademinë e Mbrojtjes të Tiranës
Kosova po fillonte të shfaqej në axhendën politike në Tiranë pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985. Pasuesi i këtij, Ramiz Alia, kishte qenë një komisar politik i ri në Kosovë për një kohë të shkurtër gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, edhe pse ai në atë kohë kishte një histori të dobët bashkëpunimi politik me partizanët jugosllavë, të paktën kishte njohuri personale praktike për Kosovën dhe interes për kushtet e Kosovës, ndryshe nga pjesa më e madhe e lidershipit komunist të Tiranës. Zhvillimet në partinë jugosllave po shikoheshin me shqetësim të rritur ndërkombëtar, edhe pse në këtë faze ka shumë mundësi që vetëm shërbimi sekret amerikan ishte i vetëdijshëm për kërcënimin e marrjes nga Millosheviçi të pushtetit të të gjithë aparatit të partisë. Ka gjasa që në këtë periudhë filluan të krijoheshin disa lidhje
joformale mes shërbimit sekret të Tiranës, i cili ishte i lirë të udhëtonte për në Zvicër, për shkak se shumica e financave dhe e pagesave të tregtisë me jashtë kryhej atje, dhe lidershipit të LPK-së brenda dhe përreth Cyrihut dhe Gjenevës. Një pjesë e mirë e këtij biznesi ishte tashmë në duart e agjentëve të Sigurimit dhe praktikisht nën kontrollin personal të R. Alisë. Alia pretendon se ai parashikoi mundësinë e një situate të re revolucionare në Kosovë dhe ai sigurisht që duhet të marrë një pjesë të meritës për lejimin e trajnimit të parë ushtarak për kosovarët në Akademinë e Mbrojtjes të Tiranës për një periudhë trevjeçare. Është gjithashtu krejtësisht e qartë se Alia e konsideronte Ushtrinë Republikane Irlandeze (IRA) si një model të mundshëm për një ushtri kryengritëse kosovare….
Kur interesimi I tij iu bë i njohur qeverive perëndimore, përmes spiunëve të tyre në Tiranë, ata u shqetësuan se mos së shpejti lindte një “Shqipëri e Madhe”, nëse mes Tiranës e Prishtinës hiqeshin pengesat e vjetra…. LPK-ja dhe kosovarë të tjerë radikalë kishin pasur gjithnjë kontakte me ushtrinë shqiptare në kufi dhe me qeverinë shqiptare përmes shërbimit sekret, Sigurimit. Me përmbysjen e komunizmit, shërbimet sekrete perëndimore u infiltruan në një shkallë të gjerë brenda Sigurimit. Si president i Shqipërisë, Ramiz Alia kishte takuar në Tiranë liderët e LPK-së, Xhavit Halitin, Xhavit Hazirin dhe Ahmet Haxhiun, pak kohë përpara se të humbte pushtetin në vitin 1991. Ky ishte një takim i hapur, për të cilin agjentët e shërbimeve sekrete perëndimore në Tiranë do të informoheshin së shpejti. Alia kishte premtuar ndihmë morale për liderët e LPK-së, por është e qartë se mbështetësit perëndimorë të kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, mund ta kenë kuptuar se së shpejti kjo mund të pasohej nga ndihma materiale dhe ky ishte një veprim më shumë që do të përshpejtonte fundin politik të Ramiz Alisë. Është e paqartë se deri në ç’pikë premtoi të shkonte Alia në ndihmë të kosovarëve… Në fund të pranverës së vitit 1990, me miratimin dhe dijeninë e qeverisë së Tiranës, fermeri i Prekazit, Adem Jashari, drejtoi një grup rekrutësh nëpër pyjet e dendura mbi Qafën e Koshares për në Shqipëri, për të filluar stërvitjen në Akademinë Ushtarake në Tiranë dhe në kampet ushtarake vendase në kodrat shqiptare. Shërbimi sekret jugosllav duhet të ketë pasur njëfarë ideje për atë që po ndodhte, përmes rrjeteve të tij informuese dhe, në 30 dhjetor të vitit 1990, fshati i tij i Prekazit u rrethua nga automjete të ushtrisë dhe të policisë dhe nga helikopterë që fluturonin ulët mbi shtëpitë e fermerëve. Kjo do të ishte një provë për ngjarjet dramatike që do të ndodhnin tetë vjet më vonë, në mars të vitit 1998, kur ai vdiq aty… Në qeverinë e Berishës, pas vitit 1992, pasuan grupe të tjera (gjithnjë të përbëra nga dhjetë veta), siç ishin, për shembull, rekrutët e çuar në Shqipëri në vitin 1993, të drejtuar nga Ramiz Qerimi. Edhe pse tashmë këto trajnime ishin shpallur si ilegale nga qeveria ‘Berisha’, në praktikë ishte bërë pak ose aspak për t’i ndaluar…
James Pettifer është profesor i Historisë ballkanike në Universitetin e Oksfordit. Ai është autor i disa veprave kryesore për Ballkanin e Jugut, Greqinë dhe Turqinë, ndër to “Shqipëria, nga anarkia tek identiteti ballkanik”, “Çështja e re e Maqedonisë”, “Krijimi i krizës greke” dhe “Ekspresi i Kosovës”.
Burimi: Mapo.al.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Detaje të pazbuluara: UÇK nga celulat e fshehta të '48, te forca ushtarake e çlirimit të Kosovës
Thu 4 Jul 2013 - 23:59
Po pse, kot hanin buke thate shqiptaret 40 vjet?!
...kot u krijua mbrojtja me e pathyer ne bote?!
Vetem se "kote", kur ende s'jane cliruar trojet Shqiptare!!!

- Detaje te pa zbuluara Enver Hoxha i formoi celulat e para të UÇK-së?
- "Kathimerini": Forca ushtarake greke tërhiqet nga Kosova
- Forca e Sigurisë së Kosovës e padisiplinuar
- Krishtlindjet,Imzot Rrok Mirdita: Forca e vërtetë dhe e shenjtë është forca e dashurisë
- Detaje nga sulmi makabër i tre emigrantëve të pafajshëm Lexoni me shume per temën: Detaje nga sulmi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi