Forca e Sigurisë së Kosovës e padisiplinuar
Sun 26 May 2013 - 14:06
Furnizohen më lëngje fals, nuk japin llogari me kohë për paratë që i harxhojnë në udhëtimet zyrtare, si dhe u japin paga punëtorëve edhe kur nuk shkojnë në punë. Këto janë vetëm disa nga gjetjet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) në auditimin që i ka bërë ministrisë së Agim Çekut për vitin 2012. Megjithëkëtë, zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë i kanë premtuar auditorit se në këtë vit do t'i përmirësojnë lëshimet.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pinë ujë e lëngje fals. Këtë e ka vërtetuar Zyra e Auditorit të Përgjigjëm (ZAP) kur ka kryer auditimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) për vitin që lamë pas.
Duke e kontrolluar buxhetin, kontratat dhe gjithçka tjetër në këtë Ministri, ZAP ka vënë re se pjesëtarët e FSK’së po pinë ujin dhe lëngjet freskuese jo origjinale, pavarësisht se në kontratë ishte kërkuar që ato të jenë të cilësisë së lartë dhe të jenë në kënaçe, e jo në shishe dy litërshe.
“Te kontrata ‘Furnizimi, përgatitja, shërbimi me ushqim dhe artikuj ushqimor’ në klauzolën plotësuese të kësaj kontrate te pika 20, pijet duhet të jenë origjinale dhe në paketim jo më të madh se 0.5 litra si pjesë e racionit nga një pije për secilin pjesëtar (ujë i thjeshtë dhe mineral) edhe pije freskuese”, thuhet në përshkrimin e kontratës tek e cila ZAP ka gjet parregullsi shkruan Express.
Pasi kjo zyrë ka ekzaminuar plot tri herë kuzhinën e kësaj ministrie ka vërejtur se firma e cila kishte fituar tenderin për furnizimin e pjesëtarëve të ‘FSK’së me pije freskuese, nuk e ka respektuar kontratë ashtu siç i është përcaktuar në fillim.
E pos lëngjeve që pinë, MFSK nuk ua vë veshin as parave që ua jep zyrtarëve të saj kur udhëtojnë jashtë shtetit, duke lënë dyshimin se po keqpërdorin kështu paranë publike. Për këtë qëllim kjo ministri ka shpenzuar afër 180 mijë euro, por jo të gjitha i ka arsyetuar se si kanë shpenzuar.
ZAP ka vërtetuar se nëntë raste të udhëtimeve zyrtare nga 19 sosh nuk janë mbyllur me kohë, siç kërkohet me udhëzimin administrativ për udhëtime zyrtare, i cili përcakton që arsyetimi i parave të shpenzuara në atë udhëtim të mbyllen brenda 15 ditëve pas kthimit nga udhëtimi.
E ky nuk është i vetmi rast që dëshmon se MFSK është dorëlirë kur janë në pyetje paratë publike. Ngjashëm ka vepruar edhe me një të punësuar në këtë Ministri. Kjo e fundit ia ka dhënë plot tri paga këtij punëtori pa u paraqitur fare në punë. Ai mori afër 2 mijë euro rrogë, pa punuar fare. Kjo sipas ZAP ndodhi për shkak të vonesës së mbledhjes së bordit disiplinor i cili do të duhej të merrte vendim për të.
Por, jo gjithçka është e zezë në raportin që ZAP ka publikuar për pasqyrat financiare të MFSK-së për vitin që e lamë pas. Sipas kësaj zyre, MFSK-ja gjatë vitit 2012 ka bërë një progres në përmirësimin e sistemit të kontrollit dhe menaxhimin financiar. Sipas raportit, ajo ka arritur të shpërndajë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me strukturën organizative të saj.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

- FJALIMI I KRYEMINISTRIT THAÇI ME RASTIN E DITËS SË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
- Detaje të pazbuluara: UÇK nga celulat e fshehta të '48, te forca ushtarake e çlirimit të Kosovës
- Krishtlindjet,Imzot Rrok Mirdita: Forca e vërtetë dhe e shenjtë është forca e dashurisë
- Shqipëria dhe Kosova nuk ftohen në konferencën e sigurisë
- Situata e sigurisë në Shkup mund të del nga kontrolli
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi