Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

FJALIMI I KRYEMINISTRIT THAÇI ME RASTIN E DITËS SË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS Empty FJALIMI I KRYEMINISTRIT THAÇI ME RASTIN E DITËS SË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Wed 27 Nov 2013 - 16:43
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj Jahjaga,
Të nderuar Zëvendëskryeministra,
Të nderuar Ministra,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar ambasadorë,
Të nderuar përfaqësues të organizmave tjerë ndërkombëtare,
Të nderuar përfaqësues të NATO-s, oficerë dhe ushtarë të FSK-së,
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Fillimisht, si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përshëndes dhe falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë manifestim madhështor të shënimit të ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK-ja kaloi në periudha të ndryshme dhe u ballafaqua me sfida të ndryshme, gjatë tërë kësaj periudhe.

Mirëpo duke iu falënderuar punës së madhe, vullnetit dhe profesionalizmit të prestarëve të FSK-së, të gjitha sfidat janë tejkaluar me sukses dhe sot FSK-ja parakalon para nesh dhe gjithë qytetarëve të vendit ballëlartë dhe krenare.

Forca e Sigurisë së Kosovës, në koordinim të plotë dhe asistencë në çdo fushë nga aktorët ndërkombëtarë me theks të veçantë me NATO-n dhe KFOR-in ka arritur të transformohet në një organizatë serioze, të respektuar, profesionale dhe shumetnike.

Me profesionalizmin dhe përkushtimin e saj ka arritur të përmbushë obligimet e parapara me Udhërrëfyes, dhe prandaj në korrik të këtij viti, Forca e Sigurisë na bëri të gjithëve krenar kur arriti t’i përmbush kapacitetet operacionale të parapara nga NATO.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjik dhe miq të Kosovës, që nga fillimi i vitit të kaluar ka filluar të bëjë Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë.

Synim i këtij rishikimi është ristrukturimi i strukturës së sigurisë dhe dhënia e kompetencave çdo organizate të sigurisë karshi synimeve tona strategjike për të ardhmen.

Në këtë proces, FSK e ka rolin e saj primar dhe me përgjegjësi të plotë mundë të ju them se kjo Forcë në të ardhmen do të marr rolin e saj të merituar në shërbimit të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Për më tepër, ne synojmë që kjo forcë sa më shpejt të filloj edhe formalisht përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe në kuadër të bashkëpunimit zyrtar me NATO-n.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, historike dhe madhështore, për të cilat u flijuan breza të tërë, gjeneratë pas gjenerate.

Ne të gjithë ndajmë së bashku ndjenjën e krenarisë dhe patriotizmit, por edhe kujtimit për të gjithë ata që na ndihmuan në këtë rrugëtim të gjatë, që dhanë jetën e tyre dhe që janë më meritorët që ne sot jemi këtu.

Sot kujtojmë sakrificën e ushtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne sot kujtojmë komandantët Adem Jashari, Shkëlzen e Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnaullahu, Agim Ramadanin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Mujë Krasniqin, Ilaz Kodrën, Sali Çekun, Remzi Ademin, Xhevat Berishën, komandant Kumanovën, Agim Bajramin dhe shumë e shumë luftëtarë dhe komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontributi i tyre është më meritori për rrugëtimin tonë si një shtet i lirë, i pavarur, sovran, me vizion të qartë, që të jemi anëtar të barabartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të nderuar të pranishëm,

Kanë kaluar gjashtë (6) vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më se një (1) vit që nga përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur dhe disa muaj që nga përmbushja e kapaciteteve operacionale të FSK-së, prandaj edhe kemi ndërmarrë reforma të shumta dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim reforma me zotimin e plotë që do t’i implementojmë për të vazhduar rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Forca e Sigurisë, Ministria e FSK-së dhe të gjithë ne kemi detyra shtesë në angazhimet tona drejt arritjes së qëllimeve madhore, prandaj ne ende duhet të punojmë që të transformojmë Kosovën në një shtet të zhvilluar evropian. Qytetarët tanë e meritojnë këtë!

FSK është një forcë që reflekton në siguri, dhe ajo gjithmonë do të jetë garantues i sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kosova është një, sovrane dhe e pandashme, shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

Ngjashëm edhe FSK, është strukturë e pandashme dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

Këto janë përgjegjësi të larta dhe njëkohësisht shumë kërkuese, prandaj, të nderuar ushtarë, oficer dhe udhëheqës të FSK-së, vazhdoni në punën tuaj, vazhdoni me sukseset tuaja.

Ju jeni pasqyra dhe emblema e këtij shteti, e shtetit të Kosovës, barteni uniformën e juaj me krenari, guxim dhe përgjegjësi.

Urime Dita e FSK-së, urime dita e festës së flamurit kombëtar dhe urime edhe 101 vjetori i festës së shtetit shqiptar!

Urime të gjithë juve qytetarë të Republikës së Kosovës, urime gjithë kombit shqiptar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi