Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova Thaçi kthehet me “hapin e parë të Kosovës për në BE”

Sat 3 Mar 2012 - 14:50
Detajet
e Shtunë, 03 Mars 2012 14:04


















Thaçi kthehet me “hapin e parë të Kosovës për në BE” Hashim_thaci_itv_330_230







Kosova ka bërë hapin e parë drejt integrimit në Bashkimin Evropian,
ka deklaruar të shtunën kryeministri Hashim Thaçi pas kthimit nga
Brukseli. Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Ministrave për studimin e
fizibilitetit për Kosovën si hapi i parë drejt Marrëveshjes për
Stabilizim - Asociim është një sukses i madh për Kosovën, ndonëse ka
pranuar se rruga deri tek anëtarësimi do të jetë mjaft e gjatë.


“Ky është një sukses i Kosovës. Është një sukses i përbashkët i
politikës kosovare, i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Është suksesi i shtetit tonë. Rruga e të deri në anëtarësimin e plotë të
Kosovës në Bashkimit Evropian sikurse edhe shembujt tjerë të vendeve të
rajonit nuk do të jetë e shkurtër. Do të kemi ballafaqime, do të kemi
sfida do të kemi edhe shumë punë për të bërë. Por, ajo që është shumë me
rëndësi, hapi i parë, historia është bërë”, ka deklaruar Thaçi, pas
kthimit nga Brukseli.

Studimi i fizibilitetit për Kosovën pasoi marrëveshjen e arritur
ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për përdorimin e fusnotës në emrin e
Kosovës gjatë përfaqësimit të saj në nismat rajonale.

Thaçi ka thënë, me këtë rast se Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën drejt Bashkimit Evropian.

“Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra tjetrën drejtë
Bashkimit Evropian dhe izolim për Kosovën nuk do të ketë”, ka theksuar
kryeministri Thaçi


info-kosova
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi