Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thaçi: Sovraniteti i Kosovës nuk vihet në pikëpyetje  Empty Thaçi: Sovraniteti i Kosovës nuk vihet në pikëpyetje

Mon 20 Feb 2012 - 17:12
Në takimin e dhjetë të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian, kryeministri Hashim Thaçi tha se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje.

“Përfaqësimi rajonal i Republikës së Kosovës dhe rregullimi i brendshëm kushtetues i Republikës janë dy gjëra të ndara", sqaroi kryeministri.

"Kosova do të përfaqësohet edhe në marrëdhëniet rajonale me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konfirmon ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, që bazohet në dokumentin e presidentit Ahtisaari, do të përfaqësohet edhe me Rezolutën 1244, që njeh dhe garanton integritetin territorial të Kosovës dhe siguron prezencën e NATO-s në Kosovë, pra Kosova do të përfaqësohet si e barabartë dhe si shtet”, u shpreh Thaçi.

Sipas Thaçit, të gjithë ata që pretendojnë të vënë sot dilema, kanë një qëllim të kundërt, Kosovën e izoluar, anti-evropiane dhe anti-amerikane. Kjo nuk do të ndodhë.

Më tej gjatë këtij takimi kryeministri kosovar tha se në bashkëpunim me Komisionin Evropian, pritet që udhërrëfyesi t’i dorëzohet qeverisë së Kosovës gjatë muajve në vijim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi