Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Turqi, Thaçi lobon njohjen e Kosovës në takimin e OKB Empty Turqi, Thaçi lobon njohjen e Kosovës në takimin e OKB

Tue 10 May 2011 - 17:07
Në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare “Least developed countries”, e cila po mbahet në Stamboll të Turqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi liderë të shteteve të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë Konferencë.
Në këto takime kryeministri Thaçi i informoi liderët e pranishëm për progresin e arritur në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova e pavarur është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Thaçi nga liderët e vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë kërkoi që ta njohin shtetin e Kosovës dhe mori premtime inkurajuese në këtë drejtim.
Kryeministri i Kosovësi takoi fillimisht kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me ftesë të të cilit po merr pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare. Kryeministri Thaçi po ashtu takoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, kryeministrin e Nepalit, JhAla Nath Khanal, kryeministrin e Çadit, Emanuel Nedingar, zëvendëspresidentin e Tanzanisë, Muhamed Khaba Gharb Bilal, kryeministrin e Etiopisë, Meles Zenaëi, ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Ahmet Karti, Presidentin e Ishujve Komore, Ahmed Abdullah Muhamed Sambi.
Kryeministri Thaçi takoi edhe liderë të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të cilët i falënderoi për njohjen dhe përkrahjen që po i japin Kosovës në vazhdimësi.
Pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e organizuar nga OKB, është në vazhdën e përkushtimit të kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe sjelljen e investimeve të reja në vend.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi