Krishtlindjet,Imzot Rrok Mirdita: Forca e vërtetë dhe e shenjtë është forca e dashurisë
Wed 25 Dec 2013 - 6:10
Në Vigjilje të Krishtlindjes, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkv Metropolit i Dioqezës Tiranë–Durrës ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes.
“Forca e vërtetë dhe e shenjtë është forca e dashurisë. Ajo që na bën të bëhemi të vegjël e të dobët, ajo që na shtyn të zëmë vendin e fundit dhe të zbulojmë bukurinë e shërbimit. Në këto Krishtlindje duhet të kërkojmë hyjin e fort tek njerëzit që sipas logjikës së botës janë të dobët, të sëmurët, të miturit, të pambrojturit, të burgosurit, të përjashtuarit nga shoqëria dhe të mënjanuarit nga ne.
Krishti është princi i paqes, është paqja e besimit në dashurinë shpëtimtare të hyjit. Paqe njerëzve vullnet mirë mbi tokë, këndojnë engjëjt. Paqe të gjithë juve të dashur vëllezër e motra shqiptarë kudo gjendeni, për shumë mot krishtlindja, të gëzuar e të lumtur vitin e ri 2014,”-thuhet në mesazhin e Imzot Rrok Mirditës.
(gazeta-Shqip.com)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi