Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Forca zërit Empty Forca zërit

Mon 12 Jan 2015 - 22:52
2
Forca zërit ZeriZëri është një joshës i madh dhe sekreti i suksesit të shumë njerëzve duhet kërkuar pikërisht në forcën e zërit të tyre. Sot më shumë se kurrë, në shekullin e radios, e kuptojmë me mirë çfarë është kjo joshje . Kam dëgjuar se ekzistojnë folësa që marrin në ditë qindra propozime dashurie nga ana e personave që nuk i njohin aspak e që janë tërhequr thjesht nga zëri i tyre. Një shprehje të tillë të ëmbël duhet t’i përgjigjet një joshje fizike. Për arsye të ligjeve të ekuilibrit. E po kështu ndodh me folësit. Në shoqëri ekziston problemi i ndikimit: ndikime direkte, personale për të cilat mikrofoni është bashkëpunëtori më i mirë. E në suksesin e ndikimeve të tilla tonaliteti zërit ka të paktën të njëjtën vlerë me forcën e mendimit. Nëse ne nisemi nga ky supozim do të shpjegonim shumë, shumë gjëra, edhe në historinë e ideve. Sipas thënieve të biografëve të tij, Robespier kishte një zë mjaft joshës. Whitfield që me Wesley predikoi doktrinën metodiste në Angli; kishte një zë të cilit nuk mund t’i rezistoje.  Kishte një mënyrë shqiptimi të fjalës “Zot” deri në tre herë saqë edhe disa mendimtarë të lirë radikal që ishin betuar t’i rezistonin, mbeteshin si të goditur nga rrufeja. Nuk duhet harruar se dëgjuesi ka nevojë të jetë i joshur e për të arritur këtë është e domosdoshme që të matni tonin dhe timbrin e zërit në të njëjtën mënyrë si xhestin dhe shikimin. Kur fliSni në publik, nëse gjëndeni në mikrofonin e radios, dy elementet e fundit janë të padobishëm derisa nuk do të ketë triumfuar plotësisht teleVizioni! Të dish t’i përdorësh me zotësi dhe dobi këto mënyra është një nga sekretet më të çmuara pë’r “folësin e vërtetë`: Zëri lind nga vibracioni – përmes proçesit  të frymëmarrjes – i membranave vokale të cilat e transmetojnë lëvizjen vibruese në të gjithë kolonën nxjerrur dhe të zgavrave të vendosura sipër Shtegthit të zërit.  Sa më shumë që të jenë të gjëra këto elemente vibruese aq më shumë prirje dhe rendiment do të fitojë zëri. Problemi i zërit është pra i lidhur ngusht me forcën frymënxjerrëse, me cilësinë e membranave vokale e artikulacionin e tyre si edhe me masën e fortësisë së shtegthit të zërit.

keshilla.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi