Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

400-vjetori i Tiranës, aktivitete përgjatë gjithë vitit Empty 400-vjetori i Tiranës, aktivitete përgjatë gjithë vitit

Sun 2 Feb 2014 - 22:47
400-vjetori i Tiranës, aktivitete përgjatë gjithë vitit Tirana-07Bashkia e Tiranës ka organizuar një tërësi aktivitetesh me rastin e 400-vjetorit të themelimit të qytetit të Tiranës. Aktivitetet do të nisin me 11 shkurt, ditë në të cilën 94 vjet me parë Tirana u shpall kryeqyteti i vendit, dhe do të shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj kanë shpalosur për mediat, një pjesë të aktiviteteve të planifikuara për përkujtimin e 400 -vjetorit të qytetit të Tiranës.

“Bashkia e Tiranës ka planifikuar përgjatë gjithë këtyre muajve një axhendë shumë të pasur, duke evidentuar të gjithë këtë periudhë si në planin historik, si në planin e zhvillimit urban, por edhe të hapësirave tregtare të evolucionit të tregtisë, të evolucionit të këtij komuniteti që nga ato momente e deri në ditët e sotme. Është menduar që fusha e botimit të jetë prioritet sepse janë elemente që mbeten, duke evidentuar që nga hartat e vjetra të qytetit e deri në ditët e sotme, për brezin e ri turistike “Të njohim historinë e qytetit”. Konferenca shkencore ndërkombëtare për të evidentuar gjithë planin historik, gjithë këtë evolucion, po kështu do të stimulojmë edhe krijimtarinë e nxënësve të gjimnazeve të kryeqytetit të 400 viteve të qytetit të Tiranës, etj. Natyrisht nuk do të mungojnë panaire, aktivitete sportive, të gjitha nën logon “400 vjet Tirana qytet”,-u shpreh Skënderi.

Një pjesë e aktiviteteve përkujtimore janë bërë të ditura nga kryetari i shoqatës “Tirana” Arben Tafaj. “Ajo që unë desha të shtoj është se shoqata “Tirana” dhe Bashkia e Tiranës në këtë përvjetor kanë rënë dakord për vendosjen e emrave apo të objekteve përkujtimor në sheshe dhe pika krociale të këtij qyteti, aty ku janë shtresëzuar vit pas viti ngjarjet e mëdha historike që qytetarët e Tiranës e ndjejnë vetën të lidhur ngushtë me të, dhe prej vitesh i mungojnë memorialë të kësaj natyre. Pa dyshim, gurin themeltar do ta kishte pikërisht vendi ku filloi gjallesën e vet ky qytet, Xhamia e vjetër e qytetit të Tiranës si dhe njeriut që padyshim ka rëndësinë historike, mori përsipër të themelojë këtë qytet, pikërisht me këto objekte kulti, Sulejman Pasha. Së pari, brenda një periudhe të shkurtër do t’i kërkonim bashkisë së Tiranës që të bënte zhvendosjen e bustit të Sulejman Pashës, aty ku atij i takon, dhe jo në atë pozicion ku u vendos para 80 vitesh dhe besoj se kjo do të ishte një ndër hapat e parë. Nga ana tjetër kërkojmë edhe bashkëpunimin e çdo qytetari të Tiranës për të evokuar historinë tonë në mënyrë që ne të ndjehemi krenar që banojmë në këtë qytet por njëkohësisht që të jemi edhe përgjegjës që ta çojmë përpara këtë qytet”,-përfundoi Tafaj.shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

400-vjetori i Tiranës, aktivitete përgjatë gjithë vitit Empty Re: 400-vjetori i Tiranës, aktivitete përgjatë gjithë vitit

Mon 3 Feb 2014 - 11:13
Ec aty 400 vjet qe kercehet Naploni
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi