Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Prindërit i detyrojnë fëmijët me aktivitete Empty Prindërit i detyrojnë fëmijët me aktivitete

Tue 28 Jun 2011 - 14:30
Shëtitja nga trajnimet në orët e mësimit, pastaj ushtrimet e notit, janë një rreth i zakonshëm i aktiviteteve për shumicën e prindërve dhe vogëlushëve të tyre. Me dëshirën që t’i drejtojnë në kahun e duhur, mamatë dhe baballarët nganjëherë i ngarkojnë së tepërmi fëmijët.

Ata duhet të kenë kohë për relaksim, lojë, hulumtim, bisedë me familje, kohë për të lexuar. Këto aktivitete janë po aq të rëndësishme sikurse edhe ushqimi, pija, higjiena dhe të mësuarit. Në asnjë mënyrë prindërit nuk duhet t’ia heqin ndonjë aktivitet fëmijës.

Nëse fëmija është tepër i ngarkuar, duhet biseduar me të. Duhet ta dini se për fëmijën është më e rëndësishme që të shkojë në ushtrime me shokët, sesa stresi. Por lehtësojeni në disa sfera të tjera.

Koha kualitative

Çdo ditë me fëmijën duhet biseduar së paku gjysmë ore. Nëse aq kaq kohë nuk mund të ndani nga obligimet tjera apo nga lodhja, atëherë uleni shpejtësinë. Nëse nuk ka bisedime, kreativiteti dhe imagjinata mund të jenë frika, shqetësimi dhe depresioni i lehtë.

Prindi nuk është vozitës

Për zhvillimin e fëmijës, më të dobishmet janë marrëdhëniet me të tjerët dhe jo aktivitetet. Vogëlushët kanë nevojë për lidhje dhe jo një prind-drejtues.

Stresi

Aktivitetet e strukturuara ashpër dhe që kërkojnë shumë, mund të jenë stresuese, ndërsa shenjat se diçka nuk është në rregull, janë notat e dobëta, ndryshimet në regjimet e të ushqyerit apo gjumit, kundërshtimi apo shmangia e plotë e aktiviteteve.

Zgjedhja

Duhet lejuar që fëmija vetë ta zgjedhë aktivitetin që i intereson. Shmangni detyrimin, sepse duhet pasur në mendje se ndonjë aktivitet është i mirë për të. Zgjidhni disa aktivitete, bisedoni rreth tyre dhe fëmija le të zgjedhë vetë se me cilin do të merret.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi