- Njera Si AsnjeraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 33
Postime : 30454
Hobi : Te realizoj enderrat e mija
Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Anetaresuar : 30/01/2012
28 nëntori, Bumçi: Të gjithë në Vlorë për 100-vjetor, do kujtohet dhe dita e Çlirimit
Sat 17 Nov 2012 - 10:50
TIRANË-Në 28 nëntor politika do bashkohet me festime në Vlorë, festa do kulmojë në Tiranë. Po këtë ditë do të nderohen dhe dëshmorët e rënë për atdhe, festa e Çlirimit të Shqipërisë. Kështu bëri të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi në emisionin “Studio 24” me moderator, Denis Minga.
“28 nëntori është festuar përherë. Të gjithë bashkë në Vlorë për të festuar këtë ditëlindje të pavarësisë dhe patjetër që do jemi bashkë, sepse nuk ka vend për të lënë jashtë ndokënd. Pas dreke në Tiranë do kryhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, pasi ne nderojmë në 28 nëntor të gjithë të rënët. Dëshmorët e rënë për atdhe gjatë gjithë historisë së Shqipërisë”.
Ndërsa faktit se opozita do të nderojë në 29 nëntor, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, Bumçi theksoi se “Ne do festojmë brenda së njëjtës ditë të dyja festat. Do të kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipëri. Ne i kujtojmë në këtë ditë se shqiptarët nuk kanë luftuar vetëm në Luftën e Dytë Botërore. Kurse ata që bëjnë homazhe në datën 29, bëjnë homazhe vetëm ndaj të rënëve të Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk do të thotë se ne nuk vlerësojmë këtë luftë, por ne nderojmë gjithë të rënët, në çdo hapësirë shqiptare që kanë luftuar për Shqipërinë”.
Sipas Bumçit, debati mbi festimet në Vlorë apo Tiranë ishte i pavend nga ana e opozitës. “Çfarë ka ndodhur ka qenë një debat i stisur dhe i pavend dhe u shua këto ditë edhe pse mori përmasa absurde pak ditë më parë”.
Axhenda e festimeve
Sipas Bumçit, axhenda e festimeve ka qenë ajo që ka qenë përherë për festën e Pavarësisë.
“Paraditja fillon me çeljen e kremtimeve në Vlorë, do këndohet himni kombëtar, ngritja e flamurit, vendosja e luleve në varrin e Ismail Qemalit, do jetë një ceremoni e plot”.
Sipas Bumçit, festimet pas dreke do vijojnë në Tiranë.
“Pas drekës do jemi të gjithë në Tiranë, do kulmojë festa në kryeqytet sepse do bëhen 2 koncerte të mëdha, njëri për të rinjtë”.
Sipas ministrit, festimet do të shtrihen në 3 vende, sheshi ‘Skënderbej’, sheshi ‘Nënë Tereza’ si dhe përgjatë Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'”.
Ministri Bumçi garantoi se Tirana do i ketë të gjitha kapacitetet për të përballuar të gjithë të ftuarit nga trevat ku jetojnë shqiptarë.
“Besohet se mund të ketë 100 mijë, 200 mijë persona në sheshe, të cilëve do tu nevojiten shërbime të ndryshme dhe për këto do të kujdeset Bashkia Tiranë”.
(d.b/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi