Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hiroshima, 6 gusht 1945, dita që tmerroi gjithë botën (video) Empty Hiroshima, 6 gusht 1945, dita që tmerroi gjithë botën (video)

Thu 9 Aug 2012 - 14:55
Hiroshima, 6 gusht 1945, dita që tmerroi gjithë botën (video) Hiroshima-damage-300x20067 vjet kanë kaluar, por tmerri vazhdon të ketë mbetur i pandryshuar. Si sot, më 6 gusht 1945, u krye sulmi i parë me bombë bërthamore në historinë e njerëzimit. Amerika sulmoi Hiroshimën e Japonisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo bombë ishte e tipit uranium 235 dhe ishte “pagëzuar” me emrin “Vogëlushi”. Pasojat e këtij shpërthimi ishin të panjohura, pasi nuk ishte hedhur ndonjë bombë e tillë më parë.

Pol Tibets, piloti i një aeroplani B29 të Forcave Ajrore, të cilit i kishte dhënë emrin e nënës së tij “Enola Gay”, ishte ai që hodhi bombën e parë atomike. B29 pësoi tronditje të mëdha, edhe ose ndodhej në lartësi rreth 18 km nga vendi i shpërthimit.

Qyteti u rrafshua dhe përllogariten se humbën jetën rreth 70.000 njerëz, pjesa më e madhe civilë. Por shumë më tepër njerëz vdiqën më vonë, pasi pësuan probleme të rënda shëndetësore nga rrezet radioaktive.

Pas bombës atomike në Hiroshima, SHBA hodhën bombën e dytë atomike në Nagasaki. Kështu, Japonia u dorëzua.

/alb-obsever.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hiroshima, 6 gusht 1945, dita që tmerroi gjithë botën (video) Empty Re: Hiroshima, 6 gusht 1945, dita që tmerroi gjithë botën (video)

Thu 9 Aug 2012 - 15:02
67 vjet nga hedhja e bombës atomike në Hiroshimë

Hiroshima, 6 gusht 1945, dita që tmerroi gjithë botën (video) Hn10-225x300
Ekspansioni i shtetit imperialist japonez do të binte ndesh me interesat e fuqive të mëdha si ShBA, Holandë dhe Britani e Madhe, shtete këto që vendosën embargo ndaj saj në verën e vitit 1941.

ShBA nga ana e saj kishte furnizuar vazhdimisht forcat ushtarake kineze me avionë dhe mjete të tjera të domosdoshme për luftën kundra Japonisë. Embargo u shoqërua me kërkesën e këtyre vendeve që Japonia të ndërpriste menjëherë veprimet luftarake kundra Kinës. Japonia u përgjigj në mënyrë të heshtur se kundërshtonte kërkesën e këtyre vendeve duke vazhduar veprimet e saj armiqësore në Azi. Për më tepër Japonia do të sulmonte rezervat e naftës në dorë të holandezëve.

Situata ndërmjet ShBA-ve dhe Japonisë po acarohej gjithnjë e më shumë. Më 7 dhjetor 1941, flota japoneze e pajisur me anije aeroplanmbajtëse, do të sulmonte papritur Portin Pearl Harbor, në Havai. Ndaj këtij veprimi armiqësor ShBA shpalli luftë ndaj kësaj të fundit më 8 dhjetor të po atij viti.

Fitorja në Pearl Harbor ishte një fitore e madhe por e përkohshme. ShBA-të filluan veprime luftarake të suksesshme kundra Japonisë që përfshinin bombardime ajrore, shkatërrim të mjeteve lundruese japoneze, të nëndetëseve, konfrontime ushtarake tokësore, si edhe furnizimi intensiv i armiqve të japonezëve me armë dhe mjete të tjera luftarake. Beteja të shumta do të zhvilloheshin në vijim. Për t’u përmendur është Beteja e Midway, Beteja e Guadacanal, Beteja e Tassafaronga, Beteja e Iwo Jima e të tjera.

Japonia pësoi disfata të njëpasnjëshme. Më 17 korrik të vitit 1945, do të zhvillohej konferenca e Potsdam ku aleatët do të diskutonin çështjet e luftës. Gjatë veprimtarive të konferencës, do të lëshoheshin paralajmërime ndaj Japonisë për të përfunduar luftën. Japonia nuk i mori parasysh këto paralajmërime. Kështu më 6 gusht, 1945, Presidenti i ShBA-ve Harry S. Truman nënshkroi vendimin për lejimin e hedhjes së një bombe atomike mbi Japoninë. Avioni B-29 Superfortress, i koduar “Enola Gay”, do të hidhte bombën atomike “Little Boy” (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës.

Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e një tjetër bombe atomike në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti. Më 2 shtator, 1945, Japonia do të kapitullonte zyrtarisht. Kapitullimi u shpall nga perandori Hirohito.

Deri në fund të vitit 1948, amerikanët ngadalë ia kaluan pushtetin qeveritarëve japonezë. Forcat amerikane e ndjenin se tashmë prania e tyre në Japoni nuk ishte shumë e domosdoshme dhe me luftën e Koresë (ndërmjet jugut dhe veriut), bëri që ShBA të ndryshonte qëndrimin ndaj Japonisë duke mos e parë atë më si një ish armik, por si një aleat të ardhshëm në Azi. Më 8 shtator 1951, rreth 48 vende jo komuniste do të firmosnin një marrëveshje midis tyre për shkak të luftës së ftohtë që po niste në botë. Japonia ishte një nga vendet që do të firmoste dhe kështu, gjashtë muaj më vonë trupat amerikane u tërhoqën përfundimisht nga territori japonez.

Japonia tashmë ishte përsëri një vend i pavarur. Megjithatë në sajë të kushtetutës së aprovuar më 1947, liderët japonezë nuk kishin të drejtë të shpallnin luftë ose të mobilizonin trupa të armatosura. Në të tilla kushte Japonia dhe ShBA nënshkruan një marrëveshje ku ShBA zotohej të mbronte Japoninë ndaj çdo agresioni të jashtëm.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi