Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por Empty Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por

Sat 15 Jun 2013 - 18:53
Nuk distancohet nga deklaratat e deputetit të tij. Thotë se Gëzim Kelmendit iu nxor nga konteksti fjalia në të cilën e quan Gjergj Kastriotin hero të katolikëve. Personalisht Skënderbeun e konsideron si figurë të unitetit kombëtarë për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Nëse Europa kërkon, sipas tij, duhet të korrigjohen edhe tekstet e historisë. Por, termin “pushtues” ia lë në dorë historianeve. Ndërsa nuk lëshohet në asnjë koment kur pyetet rreth ligjëratës së Hoxhë Irfan Salihut. Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani flet për Express.
Deputeti i partisë suaj, Gëzim Kelmendi, tha se Skënderbeu është hero i katolikëve e jo i krejt shqiptarëve, a pajtoheni me të?
F. Agani: Sipas informata që unë i kam marrë nga deputeti, dhe ai i paska paraqit ato edhe publikisht në televizion, bëhet fjalë për nxjerrjen e një fjalie nga konteksti me qëllime të caktuara. Të një deklarate të dhënë para dy-tre muajve, e nxjerrë tash për qëllime të caktuara sepse shumë tema po aktualizohen në momente të caktuara dhe mendoj se kur diskutohet për një deklaratë të një personi që është nxjerrë nga kontekstit, bie fjala e deputetit,deputeti ka integritetin e tij politik, përfaqësues dhe ai përgjigjet për atë që ka thënë.
Pavarësisht kësaj, ai është pjesë e partisë suaj, a është edhe mendimi i partisë suaj se Skënderbeu është hero i katolikëve e jo i kombit?
F. Agani: Ne këtë temë asnjëherë nuk e kemi diskutuar në parti, ne si parti jemi të preokupuar të japim rezultate në reformën në shëndetësi, këtë e kem në mandat dhe jemi marrë me këto tema dhe asnjëherë nuk është marrë me analiza të temave të tilla.
Cili është mendimi i juaj për Skënderbeun?
F. Agani: Mendimi i Ferid Aganit si individ është se Skënderbeu është një hero kombëtar, figurë e gjithë shqiptarëve i cili reflekton njeriun që e ka mbrojt pragun e shtëpisë, se a ka elemente të luftës fetare në atë proces, fjalën më të mirë e japin historianët e kohës.
A e shihni ju luftën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane si luftë fetare apo luftë për liri kundër pushtuesit që ndryshe mund të quhet luftë kombëtare?
F. Agani: Unë nuk jam historian, është absurde të diskutohet me mua kjo temë sepse nuk jam historian, unë ju thashë se çka mendojë për figurën e Skënderbeut si një figurë kombëtare që është simbol i kombit shqiptar për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe një rezistencë në atë fazë.
A i bie kjo se distancoheni nga ajo që e ka thënë deputeti Kelmendi?
F. Agani: Jo në asnjë mënyrë nuk distancohem nga një deklaratë që është nxjerrë prej konteksti i një fjalimi të tërë të tij.
Mirëpo deputeti edhe mbrëmë e përsëriti të njëjtën. Tha që në kohën kur Skënderbeu ka luftuar nuk ka pasur kombe ndërsa luftën e tij e quajti luftë fetare?
F. Agani: Ato janë qëndrimet e tij. Unë nuk do të hyjë në këto komente sepse as që e kam dëgjuar intervistën e tij se kam qenë duke u kthyer nga rruga.Por,është e drejtë e çdo deputeti apo çdo figure politike me pas qëndrime personale lidhur me një figurë historike. Unë për veti gjithmonë e kufizoj veten sepse nëse jap vlerësime të tilla unë duhet të kem njohuri të mjaftueshme për të përcaktuar diçka. Unë nuk jam historian prandaj historianët e japin më mirë përgjigjen në atë se sa ka qenë elementi fetar në luftën e asaj kohe. Mendoj se çështja me elementare është se sot Kosova ka probleme shumë më të mëdha që të merret me to se sa të merret me çështjet fetare apo historike.
Edhe deputeti nga radhët e partisë suaj tha mbrëmë se me debatin mbi fenë po tentohet të tërhiqet vëmendja prej gjendjes në vend, ju jeni Ministër dhe pjesë e Qeverisë a mund të na thoni për çfarë gjendje e ka fjalën, çka po tentohet të fshihet pas këtij debati?
F. Agani: Po unë jam ministër por absolut nuk dua të shkoj në atë drejtim që të nxjerri konkludime të veçanta lidhur me këtë temë, është fakt se po debatohen deklarata të dhëna para disa muajve edhe nga Hoxha Irfan Salihu edhe nga deputeti, pyetja është pse nuk janë aktualizuar këto ato ditë kur janë dhënë deklaratat, kjo është pyetja ime? Por nuk dua të nxjerri konkludime në këtë aspekt, mendoj se çështjet fetare kanë nevojë te debatohen në një kontekst shumë më racional me shumë më pak emocione në forume ku do të ketë përfaqësim multi- disiplinor dhe ku mund të debatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kjo mënyrë e qasjes senzacionaliste, emocionale vetëm i bënë dëme Kosovës dhe vendit, ata që e bëjnë këtë nuk janë duke punuar në interes të shtetit.
Krejt debati mbi fenë këto ditë realisht nisi pas lansimit të një video me ligjëratën e Hoxhë Irfan Salihut, lidhur me moralin dhe imoralitetin e femrave...
F. Agani: Mirë kjo është temë që unë duhet me elaboruar së paku 15 minuta dhe ju thashë që po më presin në një takim tjetër jashtë.
Mirë, po kthehemi te deklarata e deputetit, ku ai e quan Skënderbeun dhe luftën e tij fetare. A jeni ju për ndryshimin apo korrigjimin e librave të historisë siç ka kërkuar Turqia?
F. Agani: Shikoni kjo është çështje që duhet ta pyesni ministrin e Arsimit, unë mund t’iu flas për reformën shëndetësore në qoftë së doni për këtë temë ju flas edhe me orë të tëra.
Por ju personalisht çka mendoni a duhet të rishikohen tekstet shkollore të historisë?
F. Agani: Unë mendoj personalisht se ka qenë kërkesë e Këshillit të Europës që të gjitha tekstet shkollore të shihen dhe të shihet influenca ideologjike në to. Prandaj, ne jemi shtet që synojmë Europën prandaj është shumë normale që të bëhet një rishikim që të dihet a ka ngarkesë ideologjike apo jo, por çdo gjë që them mund të jem gabim sepse kjo fushë nuk është e domenit tim.
Në kontekst të kësaj a po i bie që në një kohë tjetër edhe serbët do të kenë të drejtë që të kërkojnë rishikimin e historisë, ndërsa Adem Jashari të quhet edhe hero i myslimanëve kosovarëjo luftëtarë për lirimin nga pushtuesi serbë?
F. Agani: Shikoni prapë po iu them ju po mundoheni me më shti me fol për një temë për të cilën unë konsiderojë se nuk jam kompetentë për ta biseduar. Është çështje e historianëve për ta diskutuar këtë çështje. Unë vetëm iu thashë një gjë dhe po ua përsëriti prapë, në qoftë se ka një kërkesë edhe e organeve më të larta europiane që ë rishikohen tekstet në kontekst se sa ka ngarkesë ideologjike në to, sa ka fjalë fyese, të cilat ofendojnë, nxisin urrejtje apo nuk reflektojnë realitetin historik atëherë unë vetëm mund të pajtohem me kërkesën e atyre organeve.
Edhe të hiqet fjala “pushtues”?
F. Agani: Po shikoni se çka është pushtuesi apo kush është pushtues vetëm historianët mund t’ua shpjegojnë këtë, psikiatri nuk mund t’ua shpjegojë këtë çështje.
Por mbi të gjitha ju jeni edhe shqiptar...
F. Agani: Po unë në qoftë se jam shqiptar nuk jam edhe historian, edhe matematicient edhe mjek edhe inxhinierë edhe arkitekt. Ne shqiptarët mendojmë që jemi kompetent se i dimë krejt, mua nuk më vjen turp me thanë që nuk i di krejt dhe për këtë duhet pyetur historiani. Se çka është pushtues dhe nuk është pushtues e di historiani. Unë mundem me ju fol për çrregullime psikiatrike. Mendoj që është një problem i madh që mediat po iu fryjnë temave që nuk janë në interes të kombit dhe shteti dhe atë në bazë të një deklarate të nxjerrë nga konteksti i diskutimit. Kjo është shumë negative dhe unë e shoh me të vërtetë si një rrezik të madh dhe pres që kjo të ndëprehet. Në qoftë se ka aq shumë interesim të mediave rreth këtyre temave, urdhëroni dhe bëjmë debate në tryeza të rrumbullakëta edhe e diskutojmë çështjen me ekspertë.Së fundi këto janë deklarata individuale dhe për këtë ekziston përgjegjësia individuale as më shumë as më pak. Nuk ka nevojë me bë grupë për dhe kundër.
Pavarësisht kësaj, bëhet fjalë për një deputet të Kuvendit të Kosovës?
F. Agani: Në bazë të ato që ai mi ka thënë mua bëhet fjalë për një fjali të nxjerrë nga konteksti dhe tash këtë mund ta interpretojnë njerëzit. Nuk kemi nevojë ta bëjmë problem këtë punë meqë ju keni shumë paraqitje publike ku figura e Skënderbeut, që unë thashë se e konsiderojë si figurë e unitetit kombëtarë kur është në pyetje mbrojtja e pragut të shtëpisë, shumë herë është vlerësuar si atlet i krishterimit dhe shumë të tilla. Tash duheni me i pyet ata që e kanë kualifikuar ashtu, ata i kanë argumentet e tyre. Ju thashë kjo është çështja nga njëra anë me përgjegjësi individuale e çdo qytetari por edhe deputetit që ta ketë mendimin e vet për diçka, por në anën tjetër është edhe çështje personave kompetentë, historianëve, që ta vlerësojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Nuk është çështje bardh e zi veçanërisht kur bëhet fjalë për deklarata të nxjerra nga konteksti. 

/almakos.com/
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por Empty Re: Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por

Sat 15 Jun 2013 - 18:55
Legjenda nga cila Gazet apo web po i merr keto lajme, duhet te ja shkruash ne fund te shKrimite emrin :

Keshtu si e editova un p.sh  /almakos.com/


Edituar për herë të fundit nga Princesha në Sat 15 Jun 2013 - 19:02, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por Empty Re: Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por

Sat 15 Jun 2013 - 19:01
Jo Lik po vetem emrin    /almakos.com/  te cdo postim qe sjell lajme duhet ta vesh emrin e web ok , sepse keshtu jan rregullat e Forumit.

Edit  Princesha .
Sponsored content

Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por Empty Re: Ministri Agani: Skënderbeu hero kombëtar, por

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi