Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova anëtare e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Europës Empty Kosova anëtare e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Europës

Sat 15 Jun 2013 - 19:14
Kosova është bërë anëtare e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Europës.  
“Sot në Maltë, në takimin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, u votua që të pranohet aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësi të plotë të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar që është degë autonome e Këshillit të Evropës. Bordi i drejtorëve të kësaj Banke përbëhet nga ambasadorët e shteteve evropiane pranë Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 
Sipas ministrit Enver Hoxhaj, ky anëtarësim vjen si vijimësi e njohjeve të fundit ndaj Republikës së Kosovës. 
“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës është rezultat i punës së gjatë të bërë nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe interaksionit të rritur që kemi pasur me Këshillin e Evropës në muajt e fundit, shpesh edhe pa zhurmë të madhe mediale. Grupi punues i Ministrisë së Jashtme i udhëhequr nga zëvendësministri Petrit Selimi kanë bërë punë të shkëlqyer dhe jemi krenar që pas anëtarësisë në BERZH, kjo anëtarësi e Kosovës është lajmi më i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit shumëpalësh të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. 
Rezoluta e Bordit të Bankës është përkrahur nga shumica e madhe e shteteve anëtare të Bankës e cila është e vendosur në Paris, me staf prej 145 bankierësh dhe ka rejting të lartë të kreditit. Shtetet e Ballkanit janë përfituese të mëdha të projekteve të ndryshme në fushën e ndërtimit të infrastrukturës, ndërtimit të banesave për shtresat e rrezikuara, ndihmë refugjatëve dhe temat tjera sociale. Pritet që Kosova, në bazë të analizave komparative me shtete tjera, të përfitojë deri në 40 milionë euro në vjet nga mundësitë kredituese dhe garantuese të kësaj banke.


/almakos.com/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi