Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sela i vendosur: O kryetari i këshillit nga PDSH ose zgjedhje të reja Empty Sela i vendosur: O kryetari i këshillit nga PDSH ose zgjedhje të reja

Tue 4 Jun 2013 - 0:37
Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela i ka quajtur cinike dhe patetika deklaratat e një ditë më të kreut të degës së BDI-së, Ramis Merko se PDSH-ja nuk i është përgjigjur gatishmërisë së tyre për bashkëpunim ndër-shqiptar dhe zgjedhjen e kryetarit të këshillit.

“E vërtet është që unë si kryetar komune, kam bërë disa takime me përfaqësues të këshilltarëve, që janë në këshillin e Strugës. Këto takime kanë qenë me të vetmin qëllim, që të përmirësohet jeta e qytetarëve të Strugës. Ashtu sic është cinike dhe patetike deklarata e kryetarit të degës së BDI-së deri dje kryetarit të komunës, i cili qënka i gatshëm për bashkpunim,a harrojnë që jo më larg se dy javë, ishin ata që u ndanë dhe nuk votuan”, tha Ziadin Sela, Kryetar i komunës së Strugës.

Sela, gjithashtu komentoj edhe qëndrimin e kryetarit të degës së VMRO-së,Pero Petkovki, i cili dje theksoi gatishmërinë për koalicion me PDSH-në, por me të vetmin kusht që Abdulla Qazimi të mos jetë kryesues i këshillit.

“Kryetari i degës së VMRO-së duhet ta dijë një gjë që PDSH nuk mund të kushtëzohet, do shkoj deri në fund me kandidatrurën e Abdulla Qazimit. Nuk janë edhe në pozicion për të kushtëzuar, sepse duhet të keni parasysh edhe një gjë, që PDSH këto zgjedhje i fitoj vet. Ne jemi të gatshëm të koalicionojmë me të gjithë ato që veprojnë për qytetin dhe për qytetarët”, deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i komunës së Strugës.

Ziadin Sela tha se është i gatshëm që të shkoj në zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal, por kandidaturën e Abdulla Qazimit nuk do e ndërroj deri në fund me asnjë emër tjetër, transmeton Alsat-m.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi