Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Takimi i parë i këshillit të MSA-së BE-Kosovë Empty Takimi i parë i këshillit të MSA-së BE-Kosovë

Fri 25 Nov 2016 - 11:01
Takimi i parë i këshillit të MSA-së BE-Kosovë 1480063326musa
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa udhëheq këtë të premte në Bruksel delegacionin e Kosovës në takimin e parë të Këshillit të Sabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

IndeksiOnline raporton se delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.
 
Takimi do të kryesohet nga përfaqësuesja e lartë  e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian.
 
Po ashtu, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.
 
Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel, do të diskutohet për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet europiane.

/ Top Channel
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Takimi i parë i këshillit të MSA-së BE-Kosovë Empty Re: Takimi i parë i këshillit të MSA-së BE-Kosovë

Mon 12 Dec 2016 - 16:40
Ky delegacion nuk mundet ta broje kodoven nga sernija
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi