Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për herë të parë në Kosovë profesorë të njohur të grimit Empty Për herë të parë në Kosovë profesorë të njohur të grimit

Thu 1 Dec 2011 - 1:18
Për herë të parë në Kosovë profesorë të njohur të grimit Make%20up1Për herë të parë në Kosovë organizohet një kurs intensiv për grimer fillestar dhe profesionist, ku do të mësojnë gjithçka për grimin, atë për mbrëmje mature, video klipe, televizione, skena, fotografi nuse, etj.

Gjithçka për grimin nga A deri në ZH kursistët e interesuar mund të mësojnë nga profesor të shkollave më të njohura nga Turqia, Italia dhe Bullgaria. Me këtë rast do jepet një mësim intensiv, shtatë orë në ditë, ku do parashtrohen edhe pyetje të shumta nga kursantët, do ketë teori por gjithsesi edhe praktikë.

Në këtë kurs poashtu do shpjegohet edhe për llojet e grimit, si ai i ditës, mbrëmjes, grim i ndërlikuar, grimi për fytyra me defekte se si mund ti korrigjojmë. Poashtu në këtë kurs do mësohet edhe për grimin tek meshkujt se si ai funksionon dhe duhet të jetë i padukshëm. Ky kurs intensiv ofron edh mësime të shumta për fytyrat me probleme, njollat e ndryshme, të djegurat në fytyrë, puqurat, etj.

Poashtu kursi do ofron edhe këshilla mjaft të vlefshme për fytyrat e moshuara, mbulimin e rrudhave, se cila është mundësia që një grua në moshë të shtyer ta bëjmë të ndihet e re. Këta profesionist të cilët vijn nga shkollat e Turqisë, një nga firmat më të njohura atje “Most” e cila ka një rrjet sallonesh, pastaj nga Bullgaria që vjen profesori i grimit Boni i cili ka marr pjesë në shumë ekipe makijazherësh për estradën, si dhe profesor nga një nga shkollat më të famshme të Romës.

Duhet theksuar se kursi për grime është tre ditë por intensiv nga shtatë orë mësime duke përfshirë këtu edhe teorinë dhe praktikën. Në fund kursantët e pranishëm do pajisen me një diplomë e cila do jetë e firmosur nga të tre këta profesorë të njohur, si dhe do pajisen edhe me nga një cd me punën e bërë gjatë këtyre tre ditëve.

Fillimi i këtij kursi dhe mbajtja e tij është nga data 25 deri më 28 prill në Hotel Viktoria, ndërsa regjistrimet bëhen tek VIP Tirana. Sipas organizatores së këtij kursi znj. Tusha Aluku thuhet se numri i kursantëve është i kufizuar, përderisa mbyllja e regjistrimeve bëhet me datën 20 prill.

Interesimi është mjaft i madh si nga studentë, profesioniste të cilat kanë aktualisht sallone bukurie, por edhe zonja të cilat janë adhuruese të kësaj lëmi./zhurnal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi