Kosovë, një vajzë bebja e parë e Vitit të Ri
Sun 1 Jan 2012 - 16:12
Bashkë me festen e Vitit të Ri, familja Rama nga Vushtrria ka festuar edhe ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, 2 minuta pas mesnatës.
Me emrin Enea është pagëzuar fëmija i parë që ka lindur në Kosovë, në vitin 2012, nga Bukurie Rama. Vajza ka një peshë trupore 3 kilogram e 800 gram, dhe gjendja e nënës dhe fëmijës, sipas mjekëve është e qetë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka qëndruar në ambientet e Qendrës Klinike Universitare, e cila përveç urimeve, Eneas, i solli edhe disa dhurata…
"Dua t'ju përgëzoj për punën juve, personelit, Ministrisë së Shëndetësisë, tërë stafin që ka qëndruar në detyrë, sepse është një traditë që Presidenca e viziton QKUK-në çdo fund vit. E ka simboliken e vet fëmija i parë që lind. Sepse lindja është gëzimi më i madh që gjithmonë një njeri, një familje e pret, pasi është vazhdim i vetvetes, është shpresa jonë, është besimi ynë. Nëna është mirë, po ashtu edhe fëmija. Juve edhe një herë ju uroj punë të mbarë dhe suksese", tha Jahjaga.
Ndryshe, vetëm gjatë vitit të kaluar, 2011, në Klinikën Gjinekologjike në QKUK kanë lindur 10 mijë e 700 fëmijë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi