Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Artefaktet e gjetura në Gjermani kthehen në Kosovë brenda vitit Empty Artefaktet e gjetura në Gjermani kthehen në Kosovë brenda vitit

Wed 30 May 2012 - 12:09
Gjashtë muaj pasi autoritetet gjermane kishin lajmëruar ato kosovare për gjetjen e disa artefakteve që besohet t’i përkasin vendit, Ministria e Kulturës ka formuar një ekip prej tre vetash, i cili do të vërtetojë përkatësinë e artefakteve. Arkeologët Kemajl Luci e Luan Gashi, së bashku me Jehona Shytin, këshilltare politike dhe shefe e kabinetit të ministrit të Kulturës, përbëjnë grupin i cili këtë të mërkurë do të jetë në Gjermani për të nisur procesin e verifikimit të origjinës së figurave argjile që i përkasin kulturës së Vinçes, që daton në neolitin e mesëm, 3500 - 4000 vjet para erës sonë. Këto figura janë gjetur në Gjermani nga autoritetet e atjeshme në fund të vitit të kaluar, ndërsa janë marrë nën mbikëqyrje dhe kanë lajmëruar autoritetet kosovare në fillim të janarit të këtij viti. Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë e kishte lajmëruar për këtë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, nga e cila kishte kërkuar një letër interesimi për këto artefakte.

Artan Behrami, zëdhënës i MPJ-së, ka thënë se pas verifikimit të tyre, nëse vërtetohet që ato i takojnë Kosovës, artefaktet do të “riatdhesohen” në një afat shumë të shkurtër. Madje, sipas tij, kjo çështje është diskutuar edhe në nivel ministrash.

“Ministri Hoxhaj në dy takimet e fundit që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, gjithmonë ka përmendur çështjen e artefakteve, si një çështje shumë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës”, ka thënë Behrami. Sipas tij, MPJ-ja do të luajë rolin ndihmës në gjithë këtë proces, i cili, sipas rregullave të autoriteteve gjermane, duhet të përfundojë brenda këtij viti.

Formimin e ekipit e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Kulturës, Shasivar Haxhijaj, sipas të cilit kjo çështje pritet të përfundojë shumë shpejt.

Jehona Shyti, nga kabineti i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se “Ne do të udhëtojmë për në Gjermani më 29 maj, sepse mëngjesin e 30 majit kemi takim në Ministrinë e Shkencave dhe të Arteve në Essen, ndërsa do të kthehemi në Kosovë më 1 qershor. Kaq nevojitet kohë”.

“Fjala është për artefakte të baltës, dhe ekspertët gjermanë kanë thënë se janë të Kosovës e për këtë janë pak a shumë të bindur. Kemi parë edhe disa prej figurave që sipas të gjitha gjasave i përkasin Kosovës”, ka thënë Shyti (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi