Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Harxhon 2.5 milionë $ brenda vitit Empty Harxhon 2.5 milionë $ brenda vitit

Sat 18 Feb 2012 - 13:07
Harxhon 2.5 milionë $ brenda vitit Andrewfashion Në mars të vitit 2006 Andrew Fashion kishte një shtëpi të madhe në Litëllton të Kolorados (SHBA), katër makina luksoze, një të dashur dhe tre kompani interneti që i sillnin rreth 100 mijë dollarë të ardhura në muaj.

Në moshën 21-vjeçare kishte arritur një pasuri prej 2.5 milionë dollarësh “duke programuar çdo sekondë të ditës”.

Ëndrra amerikane? Po, por në këtë rast u shdnërrua në makth. Andrew tregon në blogun e tij në internet se si për një vit ai i humbi të gjitha, përfshirë studimet dhe të dasuhrën. Fashion la universitetin për tu përqendruar në biznesin e tij: leksionet nuk kishin vend në jetën e tij plot punë, festa, udhëtime dhe luks.

Kjo jetë e “çmendur” bëri që i riu të harronte të kujdesej për financat dhe të ardhmen e projekteve.

“Bleva 7 makina, disa prej të cilave për miqtë e mi. Filloi të më pëlqente pokeri dhe bastet. Harxhoja shumë para në klubet e natës dhe për udhëtime. Isha i ri dhe shumë budalla”, shkruan Fashion në blogun e tij personal, me shpresën se të rinjtë e tjerë nuk do të bëjnë të njëjtat gabime.

Të ardhurat ranë aq shumë sa në vitin 2008 ai shiti kompaninë e tij të fundit për 75 mijë dollarë. Që nga ajo kohë, ritmi i tij i jetës është qetësuar ndjeshëm. Tani punon si fotograf në kompaninë ‘Fashion ‘N’ Glamour Studios’ dhe po bëhet gati për projektin e tij të ri në internet: një rrjet shoqëror për modele, BeModel.com.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi