Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Laboratori, nga tetë predhat e gjetura, pesë prej tyre shpallen të paidentifikueshme Empty Laboratori, nga tetë predhat e gjetura, pesë prej tyre shpallen të paidentifikueshme

Thu 26 May 2011 - 10:28
TIRANË - Në kohën kur pritej që ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, të identifikojnë armët e efektivëve të Gardës së Republikës, prej të cilave gjetën vdekjen katër viktimat e demonstratës së 21 janarit, ata shpallin pa vlera identifikuese pesë nga tetë predhat e gjetura në vendin e ngjarjes dhe në trupat e viktimave.


Shpallja e predhave si të pamundura për tu krahasuar dhe analizuar, bëhet pa shpjegime bindëse, çka hedh dyshime mbi vërtetësinë e ekspertizës. Ata thonë se pesë prej tetë predhave të gjetura janë të dëmtuara deri në atë masë sa nuk mund të kryet identifikimi i tyre me tytën e armës nga janë qitur.


"Hetuesit e çështjes, menjëherë pas ngjarjes së 21 janarit kanë arritur të gjejnë dhe të administrojnë në dosjen hetimore, tetë predha të plumbave luftarak të kalibrit 9 mm të qitura nga armët e llojit "MP-5" dhe pistoletë. Nga këto predha, tre prej tyre janë gjetur dhe nxjerr nga trupat e viktimave Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Ndërsa pesë predhat e tjera, janë gjetur në ambiente dhe vende të ndryshme për rreth ndërtesës së Këshillit të Ministrave.


Dy nga këto predha janë sekuestruar në ambientet e ndërtesës së UNHCR-së që ndodhet përballë kryeministrisë, një në kangjellat e rrethimit të kryeministrisë, një në pemën (Pishën) që ndodhet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe një tjetër në fasadën e xhamit të bankës që ndodhet tek njëra nga kullat binjake.


Të gjitha këto predha janë dërguar në Laborator për ekspertim krahasues dhe balistik me armët e efektivëve të Gardës së Republikës dhe gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë. Laboratori, deri më tani pesë prej këtyre predhave i ka nxjerrë "me dëmtime të mëdha, ku gjurmët që ndodhen në predhë nuk kanë vlerë identifikuese me tytat e armës nga e cila është qitur".


Predhat që sipas Laboratorit në fjalë (në varësi të Ministrisë së Brendshme), "janë të dëmtuara dhe nuk mund t'i nënshtrohen ekspertimit krahasues e balistik", janë gjithsej pesë deri tani: dy predhat e gjetura në ndërtesën e UNHCR-së, predha e gjetur në kangjellat e rrethimit të kryeministrisë, predha e gjetur në fasadën e xhamit të bankës që ndodhet tek njëra nga kullat binjake, si dhe (më e rëndësishmja) predha e nxjerrë nga koka e viktimës Aleks Nikaj", - thuhet nga laboratori.


Të vetmet predha, që nga laboratori tashmë janë cilësuar të vlefshme për ekspertim, është predha e gjetur në trupin e viktimës Ziver Veizi që tashmë është identifikuar arma e përdorur nga Agim Llupo, i cili ndodhet i arrestuar.


Për predhën e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrtaj, mësohet se është identifikuar arma, por cuditërisht nuk dorëzohet në prokurori raporti.
Të pyetur për këtë fakt në Prokurori të Përgjithshme, zyrtarët e këtij institucioni shprehen se me përfundimin e këtyre ekspertimeve nga Laboratori i Policisë Shkencore, për shka të dyshimeve mbi ekspertizat, këto predha do i nënshtrohen sërish ekspertimit nga ekspertë të Byrosë Federale të hetimit (FBI-së), të cilët do të vlerësojnë se sa të saktë kanë qenë ekspertët shqiptarë.


"Ne do t'iu kërkojmë ndihmë agjentëve të FBI-së që t'i nënshtrohen përsëri ekspertimit këto predha të gjetura në vendin e ngjarjes apo në trupat e viktimave, për të evituar gabimet e mundshme të ekspertëve shqiptarë", - thanë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.


Me ndihmën e Laboratorit të Policisë Shkencore, prokuroria tashmë ka identifikuar personat që ditën e demonstratës së 21 janarit kanë qëlluar me plumba luftarakë, drejt turmës apo edhe në ajër siç pretendojnë vetë efektivët e Gardës së Republikës. Sipas të dhënave hetimore, deri tani janë identifikuar armët e shtetasit Agim Llupo që ndodhet nën masën e sigurisë "arrest me burg" dhe personave që po hetohen në gjendje të lirë Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Çelaj dhe Ilir Duraku.


Të pesë këta të efektivë të Gardës së Republikës dyshohen se kanë shkrepur 118 herë armët e tyre drejt ajrit apo drejt turmës së demonstruesve. Ndërsa, laboratori ka identifikuar edhe një gardist tjetër që ka qëlluar 9 plumba luftarakë me pistoletën e punës të kalibrit 9 mm. Si dhe një person tjetër ende nuk është identifikuar që ka qëlluar tre herë me pistoletën e tij personale të llojit "Makarov". Në total, prokuroria ka gjetur dhe sekuestruar 132 gëzhoja plumbash në oborrin e Këshillit të Ministrave, konkretisht në pjesën veriore të kryeministrisë.


PREDHA TË IDENTIFIKUESHME


Predha që ndodhej në trupin e Faik Myrtës (nuk dorëzohet raporti)
Predha që ndodhej në trupin e Ziver Veizit (arrestuar gardisti Llupo)


TË PAIDENTIFIKUESHME SIPAS LABORATORIT TË MINISTRISË SË BRENDSHME


Predha e gjetur në trupin e Aleks Nikajt
2 predhat e gjetura në zyrat e UNHCR-së
Predha e gjetur në kangjellat e kryeministrisë
Predha e gjetur në bankën që ndodhet tek "Kullat Binjake"


Gjykata e Lartë: Lirimi i gardistit Ahmetaj i ligjshëm


TIRANË - Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, rrëzoi kërkesën e organit të akuzës si të pabazuar në ligj, për rikthimin në qeli të gardistit Gazmend Ahmetaj, i cili u lirua nga Gjykata e Apelit nën masën shtrënguese "detyrim për paraqitjeje".


Ky vendim i Apelit të kryeqytetit, sipas Kolegjit Penal, është i bazuar në ligj dhe nuk mund të rikthehet në qeli i dyshuari Ahmetaj, në kohën që ndaj tij nuk ka ndonjë provë konkrete që implikon atë në kryerjen e veprës penale të "vrasjes në rrethana cilësuese" në bashkëpunim. Ndërkohë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, kërkoi nga pesëshja gjykuese që të shfuqizohet vendimi i lirit të dhënë nga Gjykata e Apelit, pasi nuk është konsumuar afati 30-ditor i masës së sigurisë "arrest me burg" me afat 30-ditor të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë.


Por, ky pretendim u kundërshtua nga avokati mbrojtës, Marash Ibraj, që kërkoj të mos pranohet kërkesa dhe rekursi i Prokurorisë, pasi sipas tij, është i pabazuar në legjislacionin e procedurës penale. Kolegji Penal, pas këshillimit disa minutash, vendosi të lërë në fuqi vendimin e lirimit të gardistit Ahmetaj.


Ky i fundit u lira nga Gjykata e Apelit, 22 ditë pasi ishte arrestuar së bashku me kolegët e tij, të dyshuarit Mark Nikolli dhe Sadik Çelaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi