Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Empty Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë?

Fri 12 Oct 2012 - 10:16
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë?
Nga Fahri Xharra

Aktivisti, humanisti dhe miku i shqiptarëve në Suedi dhe kudo që janë. Njëherit dhe autorë i Librit “Den mystiska sjukdomen” e përkthyer në gjuhën shqipe me titullin “Sëmundja mistike”.
Ka publikuar artikuj të ndryshëm nëpër gazetat e ndryshme të Suedisë. Dëshironte që çështja e shqiptarëve të internacionalizohet sa më shpejt. Komunikonte edhe me shtetet tjera të Europës. Në dhjetorë të vitit 1993, sëbashku me disa aktivist të tjerë formoi shoqatën me emrin “Stöd Kommite för Kosova” (Komiteti për përkrahjen e Kosovës). Kjo shoqatë u rrit shumë shpejt dhe u bënë qindra anëtarë, ku shumica ishin suedez të cilët ishin shumë të interesuar se çka po ndodhte në Kosovë. Bëheshin takime në shumë qytete. Diskutohej shumë për Kosovën. Görani gjithmonë ishte prezent në këto takime. Organizonte edhe demonstrata në qytetet e mëdha të Suedisë dhe mbante fjalime para turmave të demonstruesve. Görani e vizitoi Kosovën disa herë para lufte dhe u takua edhe me Fehmi Aganin, Bajram Kelmendin, Dr. Agim Pecin e shumë mjek të tjerë. Kosova ishte sprovë e ndërgjegjes mjekësore. Unë thotë Goran kamë pasur kontakt edhe me një mjeke të shquar shqiptare Flora Brovinën, të cilën e respektoj shumë dhe se ka bërë një punë të madhe në këtë kohë.
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Foto1
Goran Wassenius
Zoti Wassenius iu falënderojmë që pranuat të intervistoheshit në lidhje me helmimet masive në Kosovë në vitin 1990. Por së pari të na prezantoheni, ju lutem?
- Unë jam një profesor i historisë në pension dhe jetoj në një qytet të vogël të Suedisë. Isha në një Simpozium mbi shpartallimin e Jugosllavisë, ishte viti 1993 dhe aty për here të pare dëgjova mbi helmimet të cilat më tërhoqën vëmendjen. Pas vizitave të kampeve të refugjatëve në Suedi, ku e dija që janë shqiptarët dhe shënoja çdo thënie të tyre, fillova të ndërthurëm në problemet e tyre duke iu ndihmuar edhe për marrjen e statusit të azilantit, e këtë për shumë vite. Mandej punoja për një organizatë të quajtur Komiteti përkrahës i Kosovës. Pas pensionimit tim fillova të merrem me Kosovën 1990. Kjo punë ka dashur një angazhim shumë të madh të cilën e kam mundur t`a kryej vetëm duke i falënderuar asaj që isha “beqar”.
Pse u morët aq gjatë me helmimet, ishte dëshira e juaj për të vërtetën apo diçka tjetër?
- Në fillim ishte kureshtja. Por kur më ra të lexoj një raport t`ashtuquajturit Komisioni i Kosovës të vitit 2000 i cili i mbështeste shpjegimet serbe mbi helmimet në Kosovë si Histeri Masive, kjo më pezmatoi shumë. I pezmatuar sepse e dija që aty kishte viktima të helmimit të sëmurë shumë keq. Dhe kjo shpifje shtetërore se kishte vetëm histeri në Kosovën e 1990 ,s`më linte vend. Në këtë mënyrë u nxita më tepër të vazhdoja më tutje.
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Mjeket
Mjekët shqiptarë menjë herë e zbuluan që ishte fjala për helmime masive dhe në të njëjtën kohë mjekët serb kundërshtonin të iu ndihmonin të helmuarve. Si e shpjegoni?
Është e vërtetë që mjekët serb refuzonin t`i trajtonin të sëmurit, edhe pse këtu kishte disa përjashtime. Por mjekët serb duke i ndihmuar shqiptarët e sëmur kishin mundur të dënohen. Ndoshta ky ishte ndonjë urdhër. Një fakt interesant: me 22 Mars 1990 doktorët në Serbi protestonin kundër doktorëve shqiptarë se po i ndihmojnë të helmuarit të cilët sipas dokorëve serb ;shqiptarët simulonin( e bënin të sëmurin). Edhe ky mund të ishte një urdhër.
Si arritët që të vini deri te faktet e vërteta?
Për mua shënimet prej dëshmitarëve ishin më të rëndësishme. . Unë i kam intervistuar edhe të sëmurët por edhe dëshmitarët por edhe kam gjetur evidenca në arkivat në Prishtinë dhe Gjenevë të mbajtura nga i ashtuquajturi Komisioni i Gjenevës. Edhe ky raport i këtij komisioni është i rëndësishëm. Desha të theksoj edhe statistikat e simptomave të mbledhura dhe të evidentuara në ditën e parë të helmimeve në Marsin e vitit 1990.( Sigurisht që duhet të ketë qenë një punë e rrezikshme!) Z. Halim Hyseni i ka në librin e tij shënimet statistike mbi helmimet,të cilat unë i kisha marrë. Serbët nuk mbanin statistika. Por të theksoj përsëri: për mua më të rëndësishme janë dëshmitë dhe dëshmitarët. Rreth vitit 2005 fillova të kisha probleme që të shkoj më tutje. Nuk dija se si të veproja. Shpëtova nga një dëshmitar i cili e tregoi se si kishte ndodhur në klasën e tij të shkollës. E pat përshkruar se si shoqet e tija të klasës filluan të shkumbonin nga goja dhe pastaj se si kishin shtrëndime të tmerrshme dhe se si e humbitnin vetëdijen. Ai më dhe një shtyrje dhe unë munda të shkoj më tutje.
Si ia paraqiti Serbia situatën botës dhe çka ajo bën sot?
Në fillim Serbia këmbëngulte që shqiptarët po e simulojnë të helmuarin.,dhe se nuk kishte aspak kurrfarë helmimi. Kjo informatë si e tillë iu pat dhënë edhe OBSH( Organizatës Botërore të Shëndetësisë) Në prillin e 1990 -ës Komisioni Federativ ( i ish federatës Jugosllave) dolën me një raport që Kosova u trondit nga një motivim i quajtur Histeria e Masës. Serbia ia servironte botës këtë version. Gjithashtu edhe Instituti Ushtarak i Suedisë e pat marr të njëjtin, të cilët kur i kam kontaktuar me 1993 ,ma kanë konfirmuar të njëjtën.
Sot unë besoj që Serbia dëshiron të heshtë. Por unë e njoh një përjashtim. Kur unë e botova librin tim në Suedi” Sëmundja Mistike” lexuesit kryesisht ishin shqiptarët e Suedisë. Një ditë më erdhi një reagim nga ambasada e Serbisë në Stockholm, gjëja se libri im i paska fyer popullin serb dhe Serbinë. Gjatë kohës pas kësaj ,mendoja që do të më padisin në gjyq, por nuk e bën.
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Foto3
Pse bota ishte skeptike, për këtë?
Bota e pranoi versionin serb të histerisë masive dhe ishte skeptike në versionin shqiptarë sepse Serbia kishte mjete shumë më të mëdha që t`ia paraqes botës versionin e saj. Serbia mundë ta pengon në çdo mënyrë që shqiptarët të kontaktojnë me botën.
Pse e quani skandaloze çështjen e mjekëve britanik Alastair Hay-it dhe John Foran-it.?
Johna Foran-i i pat marr shembujt e gjakut në Marsin 1990, të cilët u analizuan nga Alastair Hay. Ata e shkruan një raport të shkurtër në revistën mjekësore” The Lancet”.Raporti i tyre se si filloi epidemia, p.sh në Podujevë nuk ishte as e përafërt me të vërtetën. Ata nuk paskan pas gjetur helm në gjakun e pacientëve. Ata shkruanin që do t`iu dërgojnë raporti shqiptarëve nëpërmjet një organizate franceze ,Federata Ndërkombëtare e Ligës së të Drejtave të Njeriu(FIDH) por asnjë raport nuk arriti në Kosovë. I shkrova Dr. Hay-it që të jep një kopje por kurrë nuk morra asgjë. Kështu Dr. Hay-i , e dinte që raporti nuk kishte mbërri në Kosovë, por nuk brengosej. Ai nuk donte të merrte përgjegjësit për vetë hulumtimin e tij. . Edhe FIDH -kurrë nuk i ka dërguar raportet në Kosovë ,përkundër kontakteve të mia dhe letrave të Avni Dervishit.
Është shumë e rëndësishme t`i kemi raporte në mënyrë të dimë se ku Dr, Forna-i i ka marr shembujt e gjakut? Apo mos i morri vetëm informatat e serbëve për situatën? Si u përzgjodhën pacientët? Dhe sa ishte e madhe kohe ndërmjet helmimit dhe marrjes së gjakut për analizë? ( E rëndësishme se me kalimin e kohës helmi zhduket nga gjaku) . Pa këto informata është e pamundur që të vijmë në ndonjë përfundim dhe vlerësim të punës së Hay- Foran-it. Se ç ka ndodhi skandaloze dhe tragjedi që në revistën ”The Lancet” qëndronte konstatimi i Histerisë Masive.
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Dr.-Bernard-Benedetti-300x168
Po doktorët francez?
Të vetmin doktor francez që unë e njoh për këtë çështje është Dr. Bernard Benedetti. Unë mund t`a përshkruaj sate si një agjent sekret i ndonjë filmi ,ashtu a i shpjegonte gjërat:Se si ai fshehurazi futej në spitale, i morri 150 shembuj të gjakut, dhe thoshte se si e ka “alarmuar botën” se ishte fjala për një helmim të madh të rrezikshëm. Mandej pasoi heshtja e tij. Pas dhjet vjetësh është deklaruar se ishte obliguar nga një ministër që të vazhdon publikimin e raportit laboratorik, sepse marrëdhëniet në mes Francës dhe Serbisë nuk guxojnë të luhaten. Nga kjo shihet se ai ishte luajal ndaj ministrit dhe jo ndaj të sëmurëve.
Pra Dr. Benedetti i morri 150 shembuj gjaku që të gjen helmin. Gjithashtu edhe biokimisti kroat Franjo Plavsiç, e gjeti helmin (organofosfate). Hulumtimi i tij u prezantuan në Simpoziumin e Zagrebit. Çka mendoni?
Rezultatet e Dr. Plavshiqit i tregojnë më shumë kimikate në gjak se sa Benedeti ( simptomat e njëjta) . Pllavshiqi iku nga simpoziumi kur u deshtë t`i paraqes rezultatet, por situatën e shpëtoi Dr. Besnik Bardhi (nga Gjakova) i cili e kryesoi këtë simpozium.. Tani kanë kaluar 22 vjet dhe Jugosllavia nuk ekziston më. PseBenedetti, Pllavshiqi dhe Anton Dolenci (Kryetar i komisionit Federativ) nuk na thonë të vërtetën e vitit 1990.
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Helm-300x198
Pacientet e intervistuar ju japin një pamje tjetër të helmimit?
Unë i kam intervistuar të sëmurët dhe gjatë gjithë kohës kam punuar për helmimin. Ata m`i kanë shtuar informatat shumë të rëndësishme. P.sh. dëshmitari nga Kamenica m`a dha një pasqyrë për të cilën Dr. Hay-i nuk u përgjigj kurrë. Benedetti pat thonë që helmi është i ngjashëm me insekticidin Lindan, shenjat e të helmuarve e vërtetonin këtë.
Serbet thoshin që kjo ishte një “histeri masive ” apo “ aktrim holivudian”. Çka ishte kjo?
Të shpjegoj Histeria masive është një histeri kolektive , ku anëtarët e një grupi paraqesin shenja të njëjtën gjë që për të cilën nuk ka shpjegim organik. Ç’faqet nga stresi apo ankthi. Në Histerinë masive grupet nuk janë më të mëdha se 30 vetash,në Kosovë ishin më shumë se 8000! Mandej serbet filluan ta sqarojnë karshi botës si ishte një komplot politik. Të sëmurit aktronin dhe simulonin. Ky ishte një aksion i përfitimeve politike. Nga fërkimi i fytyrës na u paskan pas ardhur të sëmurëve njollat e kuqe. Nxënësit shqiptar, sipas serbëve , nën urdhër të caktuar i kanë fërkuar e kruar faqet dhe mandej kanë vrapuar nëpër spitale! Ky ishte një absurditet që mjekët serb vazhdimisht edhe sot e kësaj dite qëndrojnë parapa Histerisë masive. Bile edhe OBSH-ja thoshte se nuk kishte helmime.
Kush ishte Profesor Zoran Radovanoviqi, që botës ia shpjegonte histerinë masive?
Njeriu më i rëndësishëm për pranimin dhe përhapjen e versionit të histerisë masive. Ai ishte profesor në Beograd ,dhe në vitin 1990 ishte kundër të vërtetës së helmimeve. Pastaj ai u emërua profesor në Kuwait. Në vitin 1994 ai shkroi në British Medical Journal, në të cilin ai i kritikonte doktorët Britanik që jepnin në publik përshtypjen e një helmimi në 1990.-ën. Ai gjithashtu e mbronte opresionin e Milosheviqit në Kosovë, për të cilën edhe mësuesit u larguan nga shkollat. . Në vitin 1996 ai e shkroi në revistën European Journal of Epidemiology një artikull të madh ku me bindje thoshte që në Kosovë kishte histeri masive. Për lexuesit që pak i njohin rrethanat e Kosovës ,kjo ishte shumë bindëse. Gjatë shpjegimit në shkrimin e artikullit Dr. Radovanoviqi i bëri shumë gabime nga të cilat shihet se sa e njihni lëndën. Ja dy shembuj:Ai mendonte që në at kohë ishte e pamundur të përhapej spreji sepse policia e kishte një kontrollë shumë të madhe mbi sjelljet e fëmijëve. Në këtë mënyrë përhapësit e helmit ishin arrestuar me njëherë. Tani një pyetje se a ishte policia në mbrojtje të nxënësve apo ishte pjesë e shpërndarjes së helmit?
Ai gjithashtu potenconte se nuk kishte serb në mesin e të helmuarve dhe për at ishte kjo nj provë e madhe e histerisë masive. Është e mundur të jepen më shumë shembuj, por a me të vërtetë Profesor Radovanoviq ishte aq injorant ndaj helmimit të fëmijëve dhe ndaj kumtesave të mjekëve shqiptar dhe aktivistëve të organizatave humanitare.
Në Zagreb në atë kohë ,pra ne vitin 1990 kur mbahej simpozium mbi helmimet Profesori serb Ljubomir Eriç u shokua kur e dëgjoi që edhe fëmijët e vegjël ishin viktima. Një prej tyre ishte edhe një fëmijë serb 3 vjeçar. Mendimi i juaj për këtë?
Fëmijët aq të vegjël nuk mund të jenë pjesëtar të një aktrimi apo një histerikeje masive. Shkuma nga goja në gjuhë e mjekësisë quhet hipersalivim. Helmi futet në lëkurë dhe shpërndahet nëpër trup. Era e ndier ishte po ashtu e organofosfateve.
Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Vajzat-300x204
Serbet, si arritën t`i helmojnë vetëm gratë dhe vajzat?
Po supozoj që dëshironi të shpjegoj për dominimin femëror në mesin e të helmuarve, edhe kjo është një pyetje e rëndësishme. Ky dominim femëror është tipik për histerinë masive, dhe për Radovanoviqin kjo ishte një provë që në Kosovë kishte histeri masive dhe jo helmimi të shpjegoj dominimin femëror në helmim? Unë e pata dëgjuar një vrojtim të një doktori shqiptar, që të sëmurit paraqiteshin shumë simptome serioze. Trupi i femrës e ka një aftësi më të madhe për zbulimin dhe reagimin ndaj helmeve të ndryshme.
Në kohën që po flasim isha drejtor i një fabrike të tekstilit në Gjakovë që i kishte mbi 1800 punëtorë e punëtore dhe ne çdo ditë i kishim 20-30 sish të helmuar ,femra krejtësisht. Kur një herë rastësisht në mesin e të helmuarave u gjend edhe një serbe, e patëm “shansin” të lirohemi nga helmimi i mëtutjeshëm. Si e shpjegoni këtë?
Kjo është shumë interesante. Ky është një sinjal që serbët nuk mund të kontrollonin çdo gjë gjatë helmimit. Të krahasojmë vrojtimin e juaj me atë të shkollave ku kishte segregacion të nxënësve dhe në ditët e helmimit nuk kishte nxënës serb.
Si të bindim Europën me të vërtetën?
Nuk kam përgjigje, sepse unë nuk kam mundur. Kjo është një pyetje e madhe për mua. Para disa muajsh ish optimist sepse mendova që e gjete mënyrën e bindjes. Nga redaktori i revistës of European Journal of Epidemiology e morra një premtim që do të ma boton një përgjigje shkrimit të Radovanoviqit. Kjo kishte për të qenë mënyra më e mirë që t binden lexuesit e Europës. Por pasta ai nuk ma pranoi shkrimin tim dhe u tërhoq nga premtimi i dhënë. Nuk dijë se si ta shpjegoj këtë, e ndiej një keqardhje të madhe…
Dhe heshtja mbi helmimet masive në Kosovë mbetet kështu e përhershmealb-observer.com
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë? Empty Re: Pse Serbia ende i fsheh helmimet e vitit 1990 në Kosovë?

Sat 20 Oct 2012 - 13:06
...Se nuk mban qendrim shteti Shqiptar, per fat te keq!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi