Serbia fsheh trupat e shqiptarëve, përfunduan në shkritore bakri
prej Thu 27 Jun 2013 - 1:36

Atje disa kanë përfunduar në varreza masive, por ka shumë që kanë përfunduar edhe në shkritore bakri.
Ekipi i gazetës “Tribuna” ka qëndruar në Serbi për të marrë rrëfimin rrëqethës të dëshmitarit Ivan Pajic që ka parë me sytë e tij zbrazjen e trupave të civilëve shqiptarë nga kamionët frigoriferë në shkritoren e Borit.
Tregimi për trupat e civilëve shqiptarë që janë bartur në Serbi nuk është i panjohur. Një kamion me trupa qe gjetur në liqenin Drina.
Dëshmitarë për bartjen e trupave nga Kosova ka pasur, por asnjëherë nuk është gjetur asnjë dëshmitar që tregon për destinacionin në Serbi të këtyre trupave.
30-vjeçari Ivan Pajic dhe babai i tij Drago Pajic, pretendojnë se dinë për misterin që ka mbajtur peng dhjetëra familje kosovare dhe që do të zbulojë një nga krimet më monstruoze me përmasa gjenocidale.
Ata me dëshminë e tyre, tregojnë për fatin e së paku një kamion frigorifer trupat e të cilit janë zbrazur te shkritorja e Borit.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
- Kushtrimi4Komplet
Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Serbia fsheh trupat e shqiptarëve, përfunduan në shkritore bakri
prej Thu 27 Jun 2013 - 17:38
sa mir kur njerzit e pranojn te vrteten

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi