Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hoxhaj: Serbia synon shpërnguljen e shqiptarëve Empty Hoxhaj: Serbia synon shpërnguljen e shqiptarëve

Mon 4 Jun 2012 - 13:35
Kosovë, 2 qershor, 2012, NOA – Politika serbe e krijimit të frikës dhe
pasigurisë ka për qëllim përfundimtar shpërnguljen sistematike të
shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, një zonë historikisht shqiptare.

Këtë deklaratë e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver
Hoxhaj në një intervistë për revistën mujore “Shenja”, ku theksoi se
Qeveria e Kosovës po vëzhgon dhe analizon me qetësi situatën e pas
zgjedhjeve në Serbi.

VIDEO: Serbët e veriut bien në qetësi pas operacionit policor

“Së pari në tri komunat e veriut të Kosovës, strukturat
ilegale, grupe kriminale, grupe paramilitare të sigurisë serbe janë
mbetja e fundit, trashëgimi e drejtpërdrejt e regjimit të Millosheviçit.
Ju e dini që struktura të tilla ka pasur edhe gjatë viteve të 90-ta në
Kroaci dhe në Bosnjë. Nga ana tjetër, në Luginën e Preshevës format e
ndryshme të diskriminimit politik, ekonomik, social dhe kulturor janë
një vazhdimësi e politikës së Millosheviqit ndaj shqiptarëve. Kjo
politikë e krijimit të frikës dhe të pasigurisë ka për qëllim
përfundimtar shpërnguljen sistematike të shqiptarëve nga ajo zonë
historikisht shqiptare”, theksoi Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar nënvizoi se stabilizimi apo destabilizimi i kësaj pjese varet nga vetë institucionet në Beograd.

Sipas Hoxhaj referuar situatës shumë të rëndë në këtë pjesë dhe qasjen
shumë agresive të bartësve të institucioneve në Serbi, duke krijuar
perceptimin e armikut për popullatën shqiptare, “mendoj se çdo kush që
merret me politikë në Serbi, Kosovë dhe në Bashkimin Evropian dhe më
gjerë, duhet të jetë shumë i shqetësuar për atë se çfarë po ndodh atje.
“Serbia si vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian bën
shkelje masive në formën më anti-evropiane të të drejtave të shqiptarëve
atje. Gjatë muajit mars kur Këshilli Evropian në Bruksel do të duhej të
vendoste për dhënien apo mosdhënien e statusit të kandidatit Serbisë,
papritmas doli në sipërfaqe pozita diskriminuese e komunitetit vlleh që u
ngrit nga Rumania. Po ashtu, trajtimi i hungarezëve apo edhe i
myslimanëve në Sanxhak, që janë komunitete tradicionale në Serbi, është
temë e diplomacisë evropiane. Prandaj, sikurse Serbia që interesohet për
pakicat serbe jashtë territorit të shtetit serb, po ashtu është e
obliguar të respektojë të drejtat e grupeve të tjera etnike brenda saj”,
paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj u shpreh se zgjedhja e Tomisllav
Nikoliç si President i Serbisë, do të jetë përcaktues për rrugën që do
të ndjekë Serbia në të ardhmen, nëse do të jetë kjo një rrugë evropiane
apo një rrugë anti-evropiane.

“Nikoliç bart në vete një trashëgimi shumë të rëndë të mendimit dhe të
veprimit politik karshi Kosovës dhe rajonit. Askush më mirë sesa
qytetarët e Kosovës, Bosnjës, Kroacisë dhe shteteve tjera nuk e dinë se
çfarë do të thotë një Serbi anti-evropiane”, tha Hoxhaj.

Sipas tij thelbi i konflikteve në Ballkan ka qenë ideja serbe për të
qenë hegjemoniste ndaj rajonit, dhe regjimi i Millosheviçit ka qenë
forma më brutale e saj.

“Prandaj, sipas mendimit tim, është koha e fundit që Serbia mos të
definojë interesin nacional të saj në kuptimin territorial, por në
kuptimin e integrimit politik evropian dhe zhvillimin ekonomik”, tha
Hoxhaj.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit në tri komunat e veriut të Kosovës,
ministri Hoxhaj nënvizoi se rreziku i ndarjes së Kosovës ka përfunduar
me 25 korrik, me intervenimin e policisë së Kosovës në veri.

Ai theksoi se çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë, do të vinte në pikëpyetje gjithë arkitekturën e sigurisë në rajon.

“Nuk është pavarësia e Kosovës ajo që krijon perceptime të frikës në
mesin e shteteve të botës, por është ndarja e hedhur si ide nga disa
njerëz në Beograd që tmerron diplomacinë evropiane dhe më gjerë. Rreziku
për ndarjen e Kosovës, përfundimisht, nuk është opsion, dhe kjo gjë
është eliminuar njëherë e përgjithmonë më 25 korrik të vitit të kaluar,
pas rivendosjes së institucioneve të Kosovës në pikat kufitare me
Serbinë dhe pas marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë për menaxhimin e integruar e kufijve”, u shpreh kryediplomati
kosovar Enver Hoxhaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi