- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Kosovë, Hoxhaj kryenegociator i ri?
Fri 23 Mar 2012 - 15:29
Paralajmërimet se bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi nuk do të jenë të karakterit teknik, por të atij politik dhe se njëra nga temat e bisedimeve do të jetë veriu i vendit, kanë shtyrë kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, që të mendojë për ndërrimin e delegacionit të bisedimeve.
Burime të afërta me Qeverinë e Kosovës, thanë për të përditshmen “Zëri” se shefi i Qeverisë Kosovare është duke menduar që të zëvendësojë kryenegociatoren Edita Tahiri me vetë Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhajn.
“Për vetë rëndësinë e bisedimeve që pritet të ndodhin së shpejti, Kryeministri Thaçi është duke konsideruar seriozisht zëvendësimin e kryenegociatores Tahiri me Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhajn. Vendin e tij në Ministrinë e Jashtme duhet të zërë Ministrja aktuale e Tregëtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila”, shkruante e përditshmja kosovare, duke siguruar se burimi i saj është i "mirëinformuar" rreth çështjes.
Në këtë mënyrë, do të realizohet edhe rritja e peshës së një aleti kyç si AKR në qeverisje me një Ministri shtesë. AKR do të vlerësohet kështu me kalimin e Kusari-Lilës në një rol kyç në qeverisje, në të njëjtën kohë që do t’i kërkohet të gjejë një zëvendësues nga radhët e partisë për Tregëtinë dhe Industrinë.
Së fundmi, në Kosovë ka patur kontenstime të shumta rreth efikasitetit të punës së Zonjës Tahiri, njëkohësisht zëvendëskryeministre. Mediat në Prishtinë kanë arritur të zbulojnë se një vizitë e Tahirit në Tiranë në 8 mars ka kushtuar 50 mijë euro nga buxheti i shtetit dhe një shifër e tillë ka rritur edhe më shumë presionin mbi kryenegociatoren.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi