- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
HOXHAJ MERR MBËSHTETJEN E PESË VENDEVE TË BE-SË
Tue 13 Mar 2012 - 17:40
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj në Strasburg, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues dhe deputetë të pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfaqësues të këtyre pesë shteteve, kanë siguruar Ministrin Hoxhaj se do ta mbështesin fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj. ...
Postuar: 02:14:14 / 13.03.2012
Hoxhaj në takime të ndara me përfaqësues dhe deputetë të pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës i ka informuar ata për reformat e brendshme dhe për procesin e shtetndërtimit në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se Hoxhaj ka thënë se pavarësia e Kosovës ka sjell paqe, stabilitet dhe siguri në Ballkan dhe Evropë.
Ministri i Jashtëm, po ashtu ka shtuar se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, asnjë vend nuk ka arsye legale që ta shtyjë vendimin për njohje formale të saj.
“Njohja e Kosovës ka sot një gjeografi globale dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është një proces i pakthyeshëm”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës.
Nga ana tjetër, përfaqësues të këtyre pesë shteteve, kanë siguruar Ministrin Hoxhaj se do ta mbështesin fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.
Ata kanë vlerësuar progresin e vazhdueshëm që ka arritur Republika e Kosovës në vitet e fundit si faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Hoxhaj ka zhvilluar po ashtu një takim me Elmar Brok, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian që të mbështesë edhe më fuqishëm aspiratën e dy milionë kosovarëve për lëvizje të lirë në zonën Schengen dhe për fillimin sa më të shpejtë të Studimit të Fizibilitetit, si parakusht për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Elmar Brok, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka siguruar ministrin Hoxhaj se ky Komision do të jetë një zë i fuqishëm brenda Parlamentit Evropian për një perspektivë të qartë evropiane të Kosovës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi