Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

BDI e RDK votuan pro, PDSH mungoi Empty BDI e RDK votuan pro, PDSH mungoi

Tue 27 Mar 2012 - 19:42
Njëqind vjetori i flamurit kombëtar shqiptar do të shënohet me para shtetërore dhe në mënyrë institucionale. Për këtë sot vendosi Parlamenti i Maqedonisë me çka u votua propozim-programi për shënimin e përvjetorëve dhe personaliteteve të shquara në vitin 2012.

Për propozim programën votuan deputetët e shumicës parlamentare VMRO-DPMNE dhe BDI ndërsa këtë e mbështetën edhe dy deputetët e RDK-së. Kundër siç edhe pritej votuan deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga LSDM-ja.

Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk ishin të pranishëm në sallën e Parlamentit.

“Pos 100 vjetorit të flamurit kombëtar në këtë program janë përfshirë edhe data tjera të rëndësishme për historinë dhe kulturën e shqiptarëve siç është 100 vjetori i themelimit të 100 vjetorit të bandës muzikore Zani i Maleve, 100 vjetori i themelimit të shkollës së parë private shqipe në Tearcë, 100 vjetori i marrëveshjes turko-osmane e cila ka të bëjë me lufërat pas luftërave ballkanike, Revista Jehona, shënimi i 80 vjetorit të poetit tanimë të njohur Omer Kaleshi dhe ngjarje të tjera shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë dhe kulturën e shqiptarëve”, deklaroi deputeti i BDI-së Arben Labënishti.

Sipas tij, festa më e rëndësishme e shqiptarëve është 100 vjetori i flamurit kombëtar.

“Ne si RDK lidhur me programin për shënimin e përvjetorëve shprehim keqardhje të thellë për shkak se Parlamenti nuk e pranoi 15 vjetorin nga ngjarjet tragjike të Gostivarit të vitit 1997, ngjarje në të cilën u ngrit flamuri kombëtar shqiptar dhe populli i Gostivarit bashkë me kryetarin Rufi Osmani mbrojtën flamurin. Por gjithashtu shprehim falënderim se u pranua shënimi i 80 vjetorit të lindjes së piktorit me famë botërore Omer Kaleshi”, theksoi deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.

(Më tepër lexoni në Zhurnal plus)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi