Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Sekreti i 8 majit”, 700 familje të ngujuara votuan të shoqëruar me “autoblinda” Empty “Sekreti i 8 majit”, 700 familje të ngujuara votuan të shoqëruar me “autoblinda”

Sat 21 May 2011 - 15:18
Per here te pare ne historine e pluralizmit në Shqipëri kane mundur te dalin në votime mbi 700 familje te ngujuara. Shtepia e Pajtimit Kombetar ne bashkepunim me misionaret dhe policine e shtetit shoqeruan me automiete te blinduara drejt qendrave te votimit personat e prekur nga gjakmarrja.
Sipas drejtorit te Shtepise te Pajtimit Kombetar, Agim Loci, nje person nga rradhet e te ngujuarve, i cili kishte dale te votonte i vetem për pak mund të riskonte jeten, por nderhyrja ne kohe e policise dhe misionareve e shmangu ate.

"Është hera e parë që familejt e prekurra nga fenomeni i gjakmarrjes, pra të ngujuar, votojnë. Është dashur një punë mjaft e madhe me misionarët në terren, koordinatorët e rretheve. Familja është shoqëruar nga misionarët dhe koordinatorët, një tjetër komisionar ka qenë tek qendra e votimit, që ka mundësuar që i ngujuari të votojë pa rradhë, nën mbikqyrjen sigurisht të policisë. Ka pasur një incident në Fan të Mirditës, ku një i ngujuar kishte dalë i pashoqëruar, por ndaj tij u mor menjëherë masa e sigurimit "- tha Agim Loci, Drejtor i Shtepise se Pajtimit kombetar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi