Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Më afër adhuruesve kosovarë... Empty Më afër adhuruesve kosovarë...

Sun 16 Jun 2013 - 9:48
Më afër adhuruesve kosovarë... Ardian-1371290157
Adrian Bujupi një emër mjaft i kërkuar kudo, i cili nuk ka të ndalur me krijimet e reja muzikore. Sapo ka përfunduar videoklipin e këngës "Want U Now" në bashkëpunim me Tonin, një klip që do të vijë me mjaft risi në tregun muzikor. Sipas menaxherit të tij Egzon Krasniqi, videospoti ngërthen në vete karakteristika mjaft të veçanta të cilat do të pëlqehen në publik.
“Videoklipi i këngës ‘Want U Now’ është përgatitur këtu në Kosovë, me produksionin ‘Entermedia’. Xhirimet kanë zgjatur tri ditë dhe pretendojmë që klipi dhe kënga do të korrë sukses në top listat evropiane. Ky është produkti i parë nga Adriani i përgatitur në Kosovë, andaj edhe publiku mezi se do ta pres këngën dhe klipin”, ka thënë ai për “Zëri”.
Adriani përveç projekteve të reja vazhdon të jetë i kërkuar jashtëzakonisht shumë nëpër mbrëmje dhe koncerte muzikore këtu në Kosovë, mirëpo për shkak të angazhimeve të tij në Gjermani ai këtë muaj nuk do të jetë këtu. “Adriani gjatë qëndrimit në Kosovë ka pasur ftesa nga shumë qytete për të performuar, mirëpo ai ka vendosur që muajin korrik ta kaloj në Kosovë, ku do të jetë më afër adhuruesve të tij”, thekson ai.
Gjatë këtij sezoni të verës Adriani nuk do tu mungoj adhuruesve në Kosovë, ngase pas këtij projekti që do ta plasoj tani, ai do të nisë punën edhe për projekte të tjera të cilat do ta bëjnë të mundur qëndrimin e tij gjatë muajit korrik këtu në Kosovë. “Padyshim se Adriani karrierën e tij muzikore dëshiron ta ushtroj edhe në Kosovë, ai tashmë famën e ka krijuar kudo nëpër botë dhe kështu që përkrahjen më të madhe tani dëshiron ta ketë nga populli i tij kosovar”, shprehet në fund Egzoni.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi