Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Topi më afër partisë së re Empty Topi më afër partisë së re

Tue 13 Mar 2012 - 17:46
Partia e re e së djathtës, e cila pritet të dalë në skenë këto ditë, i ka kushtuar rëndësi të madhe përfshirjes brenda saj të ish pronarëve. Burimet nga grupi i themeluesve të kësaj partie kanë bërë të ditur se përveç programit të detajuar që kjo forcë politike do të paraqesë për zgjidhjen e problemeve të pronësisë, përfaqësues të shquar nga ish pronarët pritet të jenë pjesë integrale e saj.
Nga ana tjetër, siç shkruan gazeta "Shqip" (Online) duket se shoqatat që ndër vite po presin zgjidhjen e çështjes së pronave, po e ndjekin me interesim daljen e partisë së re, që lidhet ngushtë me emrin e Presidentit Bamir Topi. Në një prononcim për gazetën, sekretari i përgjithshëm i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", thekson se ish pronarët e shohin Presidentin Topi, si një njeri shumë të afërt me kauzën e tyre dhe shprehin mbështetje për këtë nismë të re brenda gjirit të së djathtës shqiptare.
Grupi organizator i kësaj partie po i jep "dorën e fundit" elementëve që do të prezantojë për këtë nismë. Burimet pranë grupit të punës zbulojnë se mbështetja e partisë së re të së djathtës ndaj shtresave të ish pronarëve dhe të përndjekurve politikë nuk do të jetë vetëm programore, por edhe integrale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi