Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit  Empty Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit

Mon 17 Jun 2013 - 17:00
Barack Obama fitoi episodin e dytë të Luftës së Ftohtë, duke arritur një fitore “mbresëlënëse” ndaj kryetarit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. 

Ndërsa liderat e superfuqive botërore janë mbledhur në Irlandë për samitin e “G8”-s janë mbledhur në Irlandë, në një takim ku Siria do të jetë në qendër të vëmendjes, zyrtarë të administratës amerikane arritën të prenotonin pishinën dhe palestrën e mbyllur të hotelit, të gjithën për zotin Obama.

Ashtu si homologu i tij rus, Presidenti Amerikan ka një regjim të vazhdueshëm stërvitje fizike dhe noti ka një rëndësi thelbësore në këtë program.

Mësohet se Putin ishte gjithashtu i interesuar për të prenotuar këtë pishinë, por në mungesë të saj, tashmë do të jetë i detyruar që të stërvitet pranë një liqeni të ftohtë, në veri të resortit ku po qëndrojnë liderat e shteteve.

Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit  Putin1-1706
Vladimir Putin, Presidenti i Rusise, eshte i njohur si ekspert i arteve marciale dhe gjuetar i zoti

“Të dy dëshironin të prenotonin pishinën dhe palestrën, por amerikanët e kërkuan të parët, ndaj edhe hoteli ia dha atyre, pavarësisht një presioni qesharak të rusëve”, deklaroi një burim për të përditshmen britanike “The Sun”.

E megjithatë, liqeni i ftohtë irlandez, vështirë të jetë një problem për Putin, një ekspert xhudoje dhe gjuetar i zoti, i cili është mësuar të ushtrohet në kushtet e të ftohtit rus, shpesh herë edhe gjysmënudo. 
/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi