Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Obama Fiton Zgjedhjet

Wed 7 Nov 2012 - 7:32
Amerikanët votuan dhe rizgjodhën president të vendit të tyre Barack Obama-n, duke i dhënë atij të drejtën për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Obama arriti një fitore të pastër, duke mundur kandidatin republikan Mitt Romney. Menjëherë pas marrjes së rezultateve paraprake nga shtetet e lëkundura, Obama publikoi në Twitter lajmin për fitoren dhe mesazhin e falenderimit për zgjedhësit.

Kjo ndodhi falë jush, ju falenderoj", shkruante Obama në rrjetin social Twitter, vetëm pak caste pas marrjes së lajmit të fitores

Obama Fiton Zgjedhjet 2uohyfl

E më tej presidenti shton: "E arritëm këtë bashkë, duke bërë fushatën elektorale dhe tani ja ku jemi".

Vetëm pas caste më vonë Barack publikoi në Twitter një foto ku ka përqafuar bashkëshorten e tij Michelle, duke e shoqëruar me fjalët: "Edhe katër vite të tjera".
Obama Fiton Zgjedhjet 10rs4yr

Ndërkohë me anë të një e-maili, Obama u ka premtuar mbështetësve të tij se do të bëjë gjithçka është e mundur për të përfunduar atë që ka nisur.
Obama veç votave elektorale ka marrë edhe më shumë vota popullore se sa rivali i tij, Mitt Romney.

Romney: Lutem për suksesin e Obama-s

Romney pranoi humbjen në zgjedhje dhe doli përpara mbështetësve të tij në Boston, duke i falenderuar ata për gjithcka kanë bërë në këtë fushatë elektorale.

"Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. I kam telefonuar Presidentit Obama për ta uruar, familjen dhe zgjedhësit e tij. Kjo është një kohë sfidash për Amerikën dhe unë lutem që Presidenti të ketë sukses në rrugën e tij në drejtim të vendit tonë", tha Romney.

Sfidanti i Obama-s, tha se shpresonte që të mos i kishte zhgenjyer mbështetësit e tij, në një fjalim të shkurtër publik në Boston, ku pranoi humbjen përpara mijëra njerëzve.

"Kombi ynë, jeton një moment kritike dhe ne nuk mund të rrezikojmë duke mbajtur qëndrimin e gabuar. Unë besoj tek Amerika dhe tek populli amerikan", tha Romney.

Imazhet e festës në zonën e Obama-s në Chicago u transmetohen në ekrane gjigantë edhe në selinë e Romney-t në Boston, ku atmosfera ishtë aspak e këndshme. Dukeshin fytyra të trishtuara dhe në atë park mbizotëronte një heshtje varri.
Obama Fiton Zgjedhjet 91h0uo

Avik Roy, një prej këshilltarëve të jashtëm të Mitt Romney-t për shëndetësinë, uron demokratët në një mesazh në Twitter. Mesazhi, i cili citohet nga Washington Post online,thotë: "Urime miqve të mi demokratë. Urimet e mia më të mira për administratën e re. Unë do të vazhdoj të bëj opozitë të ndershme".

Nga ana tjetër mbështetësit e Barack Obama-s kanë nisur të festojnë në Qendrën e Kongreseve në Chicago McCormick Place, vend në të cilin kaluan gjithë mbrëmjen, në pritje të rezultateve. Festime ka edhe në New York dhe në seli të tjera ku janë grumbulluar komitetet mbështetëse të Obama-s. [/size][/font]
Obama Fiton Zgjedhjet 30m4hmh
Në këto zgjedhje nuk kanë ndryshuar as ekuilibrat në Kongres; republikanët mbajnë kontrollin në Dhomë, kurse demokratët në Senat, e njëjta situatë si në zgjedhjet e kaluara./Tch
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Re: Obama Fiton Zgjedhjet

Wed 7 Nov 2012 - 10:14
Obama: Më e mira do të vijë për Amerikën

Presidenti i rizgjedhur Barack Obama, në një fjalim emocionues përpara mbështetësve të tij në Chicago, por edhe përpara gjithë popullit amerikan vlerësoi fushatën elektorale, kundërshtarin e tij në këtë garë, falenderoi familjen dhe ekipin e tij mbështetës, si dhe të gjithë votuesit që votuan për të dhe për sfidantin Mitt Romney.

"Demokracia në një komb prej 300 milionësh mund të jetë e komplikuar, ne kemi opinionin tonë, kemi besimet tona", tha Obama, duke vlerësuar procesin zgjedhor të 6 nëntorit.Obama theksoi se për Amerikën,më e mira duhet të vijë.

Po ashtu Presidenti kujtoi se çdo njeri në këtë komb ka të drejtë për një jetë më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar, më të sigurtë dhe më të fortë ekonomikisht.

"Ne duam të jetojmë në një komb të respektuar, të sigurtë, që mbrohet nga trupat më të mira që kjo botë ka njohur ndonjëherë,por gjithashtu në një vend që ecën përpara me besim për të përvetësuar paqen. Ne besojmë në një Amerikë bujare, në një Amerikë tolerante, të hapur për ëndrrat e fëmijëve të emigrantëve që duan të studiojnë në shkollat tona dhe të marrin këtu një edukim, për një vend më të mirë për të rinjtë dhe për të varfërit", tha Obama.
Presidenti theksoi se demokratët kanë shpresa të mëdha për të ardhmen për të krijuar konsensus, për të arritur kompromise për ta çuar vendin përpara.

"Ju më keni bërë një president më të mirë, Unë kthehem në Shtëpinë e Bardhë i sigurt për rrugën që duhet bërë dhe të ardhmen që na pret", tha Obama. Presidenti premtoi se do të punojë me partitë për të arritur progres në këtë vend, për të patur më shumë vende pune, për të përmirësuar jetën.

Por Obama iu kujtoi qytetarëve amerikane se puna e tyre nuk ka mbaruar vetëm duke hedhur votën në këto zgjedhje presidenciale.

"Roli i qytetarëve nuk përfundon me dhënien e votës. Të gjithë duhet të punojmë për këtë vend. Ky komb ka më shumë pasuri se çdo vend tjetër, kemi ushtrinë më të fortë, kemi shkollat më të mira, por nuk na bëjnë këto gjëra të jemi më të mirë se të tjerët. Ne duhet që të të pranojmë përgjegjësi të përbashkëta për të ardhmen dhe për brezat që do të vijnë", tha Obama.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Re: Obama Fiton Zgjedhjet

Wed 7 Nov 2012 - 13:46
Une jo se marr vesh nga politika po nje kureshtje e kisha lidhur me Obamen...Sikur kisha pershtypjen (ndoshta te gabuar) qe njerezit e zinj andej hasin ende probleme racizmi e nuk perfillen aq..Obama eshte Afrikan, si ndodhi qe fitoi e u zgjodh president per te dyten here,dhe cfare ka bere ai per ate shtet ne 4 vitet e para te presidences ne ate vend qe fitoi keshtu besimin e voten e popullit Amerikan?!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Re: Obama Fiton Zgjedhjet

Wed 7 Nov 2012 - 15:57
urime urime shpresojm qe do te tregoj edhe me teper drejtsi... dhe ti shkojn punet mire..
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Re: Obama Fiton Zgjedhjet

Wed 7 Nov 2012 - 17:45
Ariana shkruajti:Une jo se marr vesh nga politika po nje kureshtje e kisha lidhur me Obamen...Sikur kisha pershtypjen (ndoshta te gabuar) qe njerezit e zinj andej hasin ende probleme racizmi e nuk perfillen aq..Obama eshte Afrikan, si ndodhi qe fitoi e u zgjodh president per te dyten here,dhe cfare ka bere ai per ate shtet ne 4 vitet e para te presidences ne ate vend qe fitoi keshtu besimin e voten e popullit Amerikan?!

Premtoj largimin e ushtareve amerikan nga Iraku e beri i largoj,vendosi qe ne amerik te ulet papunesia te ulet shkalla e varferis e beri.E menaxhoj per mrekulli fatkeqsin e quajtur Urgani Sandy, u pergezu edhe nga kundershtari Romeny.Ky eshte Obama njeriu me i qelikt ne bote,ja pse fitoj bashkoj Ameriken per se dyti here
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Re: Obama Fiton Zgjedhjet

Wed 7 Nov 2012 - 17:58
Per kete uraganin e fundit kam degjuar dhe lexuar qe morri masat dhe e perballoi si duhej...sa per ushtaret edhe papunesine ne vend nuk jam ne dijeni sa ja ka arritur se jane dhe interesa te tjera politike ne mes (per ushtaret e them kete) ..per papunesine nese ka bere dicka duhet te na tregoje dikush qe ka jetuar ose jeton atje aktualisht...Gjithsesi kam mendime pozitive...Urime Obames Very Happy
Sponsored content

Obama Fiton Zgjedhjet Empty Re: Obama Fiton Zgjedhjet

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi