Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhvillimi i turizmit speleologjik Empty Zhvillimi i turizmit speleologjik

Tue 18 Jun 2013 - 15:17
Zhvillimi i turizmit speleologjik ShpellaTROPOJË- Speleologët italianë dhe sllovenë të shoqatës “Boegan” me qendër në Trieste të Italisë, sipas Ndoc Mulajt, eksplorator dhe pasonues, dy vjet radhazi kanë arritur kuatën 4000 metra në shpellën “Bira e Zezë” në fshatin Qeresh Mulaj të komunës Lekbibaj.

Gjatë verës së vitit 2011, dy vjet më parë, kanë arritur kuotën 3500 metër, duke u ndalur nga një ngushtim i të çarës së shkëmbit, e cila ka qenë e pamundur të kalohej. Pas një pune të pandërprerë prej 20 orësh, speleologët kanë arritur të zgjerojnë të çarën e shkëmbit dhe të avancojnë edhe 500 metra të tjera në gjatësinë e kësaj shpelle. Shpella "Bira e Zeze" në fshatin Qeresh të krahinës së Nikaj Merturit, është madhështore dhe arritja e gjatësisë prej 4000 metër e bën atë shpellën më të gjatë në Shqipëri e më tej, është shprehur presidenti i Shoqatës, Louis Torelli. E rëndësishme është se gjatësia e saj vazhdon më tej deri në dalje, e cila mendohet dhe po kërkohet nga grupi tjetër përreth Majës së Hekurave. Sipas Louis Torelli, eksplorimi i plotë i shpellës "Bira e Zeze", do të jetë një eveniment shumë i rëndësishëm për Nikaj Merturin, Tropojën dhe Shqipërinë, sepse ka shumë komponentë që e bëjnë atë të besojë se kjo shpellë do të jetë më e gjata dhe më e bukura në Europë. Ai beson se shumë shpejt zona e Nikaj Merturi do të jetë e mbrojtur si park alpin i speleologjisë, duke patur parasysh shpellat e shumta që ka kjo zone,duke përmendur shpella “Bira e Zezë”, shpella e Boshit, shpella e Shkëmbit të Rajës, shpella e Kakverrit shpella e Fratit, shpella e Lumit e shumë të tjera për të cilat po punohet nga Qendra Alpe nën drejtimin e apasionuesit Ndoc Mulaj, bir i kësaj krahine,në bashkëpunim me Shoqatën “Boegan” për evidentimin dhe eksplorimin e tyre. Së shpejti ekipet do të zbresin në Lekbibaj, për të vazhduar eksplorimin e turizmit speleologjik në zonë.

/Shekulli Online/Gjon Neçaj/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi