Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mirëse erdhët vllaznit e motrat iranianë në Shqipni! Empty Mirëse erdhët vllaznit e motrat iranianë në Shqipni!

Tue 18 Jun 2013 - 16:06
Mirëse erdhët vllaznit e motrat iranianë në Shqipni! Rfql
Humanizmi ndaj izraelitve, muxhahedinëve iranian ashtë në genin e shqiptarve
Pak histori 3.500 muxhahedinë – refugjatë në Irak
Studenta të rinjë muxhahedinë apo muhaxhirë me hovë revolucionar të strukturuem në një parti fondamentaliste islamiko-marksiste-nacionaliste të Iranit kontribuen direktë me dhunë në rrëzimin e Qeverisë të Shah Reza Pahlevit pro-perëndimor me kodoshllëkun e franzezve dhe mbështetjen e SHBA-s.  Dhuna  e partisë të  muxhahedine mbi pushtetin e Pahlevit antikomunistë ishte e përgjakshme dhe në krye të Iranit erdhi prej France qeveria në ekzil fondamentaliste islamike e Ajatollah Khomeinit.
Dihet se muxhahedinët iranian kanë la duart me gjak ndaj amerikanve, perëndimoreve dhe personaliteteve të Iranit të organizuem si parti ideologjike fondamentaliste islamo-marksiste-nacionaliste bazue në Ligjet e Sheriatit me synim të rrjeshtoheshin në rradhët e qeverisë të Ajatollah Kohmeinit. Islamikët nuk i pranuen në rradhët e qeverisë të rinjë studenta marksista – islamikë – nacionalistë muxhahedinë e bash prej këtij shkakut nisi beteja radikale tjetër tashmë kundër qeverisë islamike, ku rezultoi me luftën guerilse në ekzekutimin e shumë pushtetarve të naltë të shtetit të Teheranit islamikë. Qeveria islamike kishte milicinë e vet të quejtun hezbollah, që nisi një fushatë terrori ndaj partisë komuniste – islamike iraniane. Struktura kryesore e partisë marksiste-islamike u arratisën në shtetin fqinjë të Irakut.  Nga Iraku partia marksiste –iraniane së bashku me ushtrinë irakiane luftuen kundër qeverisë iraniane si dhe organizuen agresione subversive guerilse kundër shtetit iranian
Situata e komunistve iranianë – muxhahedinë pas rrëzimit të qeverisë të S. Huseinit
Qeveria e diktatorit Husein i trajtoi shumë mirë muxhahedinët iranian komunistë. Me varjen e Sadamit, pra me rrëzimin e pushtetit diktatorial të Irakut mbeti kontigjenti prej afro 5 mijë iranian muxhahedinë nën mbrojtjen e ushtrisë pushtuese amerikane. Tashmë trupat amerikanë në masë të madhe dhe ato të NATO-s janë largue nga Iraku e kshtu muxhahedinët mbetën në Kampin Ashraf  nën mbikqyerjen e shtetit të Irakut.
 
Gjenocidi i shtetit irakianë mbi komunistët muhaxhedinë iranianë në vitin 2009
Sipas njoftimeve nga agjensitë botnore informojnë se filloi trajtimi terroristë nga qeveria irakiane ndaj muxhahedinve iranianë në Kampin Ashraf me largimin e amerikanve. Nuk ka gja ma antinjerzore e të pabesë për një shtetë se sa të ushtrojë terror ndaj nji grupi etnikë të huej, që ashtë strehue për t’u mbrojtë nga dhuna shtetnore e vendlindjes tij për shkaqe të ndryshme.
Ja se çfarë na ofron një agjensi europiane rreth kësaj gjendje të mjerueme të refugjatve muxhahedinë iranianë si ma poshtë vijon;
Gjykata e Lartë e Madridit, Spanjë për shkak të sulmeve të dhunshme të refugjatve iraniane në kampin Ashraf  e cilësoi  një krim kundër njerëzimit. Gjykata e Lartë e Spanjës ka hapur një hetim për një rast të krimeve kundër njerëzimit në Irak. Gjyqtari Fernando Andreu tha më 4 Janar, se akuzat kundër Gjeneral – Major Hossein Abdol al Shemmari do të verifikohen. Fjala ashtë për ngjarjen e korrikut 2009, vdekja e njëmbëdhjetë refugjatve iranian në Kampin Ashraf të Irakut.
Gjeneral Majori Abdol Hossein al Shemmari, shefi i policisë së provincës Dijala, në verilindje të Bagdadit, ashtë i akuzuar për urdhnat ushtarake të sulmeve kundër refugjatëve iranian në Kampin Ashraf në korrik 2009. Ai tani ashtë thirrur nga gjyqtari Fernando Andreu më 8 Mars për të dëshmuar para Gjykatës Supreme të Madridit.
Mërgimtarët iranianë të vrarë dhe të plagosur në sulme të dhunshme në Kampin Ashraf (Irak) në korrik 2009 nga ushtria irakiane. Në Kampin Ashraf në veri të Bagdadit banojnë më shumë se 3,400 mërgimtarë iranianë, duke përfshirë rreth 1 mijë gra që i përkasin muhaxhedinve të popullit iranian, që i përkasin Lëvizjes opozitare e shtetit të Iranit (PMOI). Regjimi i Teheranit i kërkuan qeverisë të Irakut, shpërbërjen e kampit dhe dëbimin e dhunshëm të kundërshtarëve të regjimit iranian. Atje ata u përballen me torturat dhe ekzekutimet.

 
Bilanci i krimeve të ushtrisë irakiane mbi refugjatët iranian
Si një koncesion ndaj regjimit të Teheranit, qeveria irakiane ushtroi në kampin Ashraf më 28 Korrik të 2009 një dhunë të egër prej ushtarakve irakianë kundër refugjatve iranian. Bilanci i saj ishte; 11 refugjatë të vrarë, mbi 500 të plagosur, shumë prej tyre gra. 36 banorët e kampeve ishin arrestuar në mënyrë arbitrare dhe paraburgosur për më shumë se dy muaj në qeli.
 
Reagimi ndërkombtar i dhunës ndaj refugjatve iranianë në Irak
Pas sulmeve të dhunshme në Ashraf, një fushatë ndërkombëtare në mbrojtje të refugjatve iranianë  që jetojnë atje ka filluar si; – përfaqësues të Kishës, organizatat e të drejtave të njeriut, parlamentarët dhe juristë nga e gjithë bota.

Gjykata Supreme e Madridit ka vue në dukje se dhuna e organizuem në Kampin Ashraf – i cili është kryer nga 2.000 trupa ushtarakë irakianë kundër civilëve të paarmatosur përban një shkelje të dispozitave të Konventës së Gjenevës për Mbrojtjen e Personave Civilë në Kohë Lufte, sipas Konventës të Gjenevës në lidhje me statusin e “personit të mbrojtur ndërkombëtarisht”. Prandaj, largimi i tyre me dhunë apo zhvendosja brenda Irakut është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar. Përveç kësaj, Konventa e OKB-së kundër Torturës ndalon të gjitha shtetet që të ekstradojë një person në një shtet tjetër, nëse ushtrohet tortura ndaj tyne.
Humanizmi shqiptar njihet me shekuj
 
Ardhja e 14 refugjatve të parë iranianë u pritë nga media në përgjithësi ftohtë dhe gati dashakeqse. Ktu shquhet gazeta “Shekulli” me drejtor, miliarderin Koço Theodhori Dhima (i dtl. 21.IV.1959), me njoftime të qeverisë iraniane kundër ardhjes së tyne në Tiranë pasi do të cënojnë sigurinë e Shqipnisë. Po ashtu ka pasë reaksione negative fobike nga disa komentuesë në ndonjë sitë shqiptarë ndaj iranianve refugjatë duke i paragjykue si komunista, terrorista, islamika etj.
Shqipnia njihet në botë prej kryegjeneralit të madh, Gjergj Gjon Kastrioti për Mbrojtjen e Shqipnisë dhe Europës Perëndimore nga Hordhitë barbare Osmane. Shqipnia njihet në botë nga Simboli i Humanzimit Shqiptar – Nanë Tereza.
Historia e humanizmit shqiptar njihet edhe në botë nga Izraeli. Faqet e Historisë të Humanizmit  rrëfejnë për Strehimin e Izraelitve gjatë Luftës Dytë Botnore, ku Qeveria e ashtuquejtun Kuislinge Shqiptare dhe populli shqiptar në një varfëri të skajshme pa dallim feje i mori në mbrojtje me qindra izrelitë duke rrezikue jetën e tyne. Mos ta harrojmë humanizmin e popullit shqiptar të njohun nga bota në eksodin e mbi nji milion e gjysëm shqiptarë të Kosovës të dëbuem me gjenocid serbomadh në vitin 1999 duke i hapun dyertë e shtëpive në anën tjetër të Shqipnisë dhe ndarë me ta bukën në një vorfni të madhe.
Shteti amerikan dhe Bashkimi Europianë i ka falur muxhahedinët për vrasjet e tmerrshme në Teheranë të personelit të ambasadës amerikane, të punonjsve europianë në Iranë dhe i ka marrë në mbrojtje nga rreziku real i asgjësimit fizik të mbi 3500 iranian muxhahedinë nga milicia e fshehtë e hezbollahit të Teheranit. Ndërsa disa shqiptarë duen të bajnë gjykimin e paragjykimin ndaj vllezërve e motrave mxhahedinë të keqtrajtuem mizorishtë nga shteti i Iranit dhe nga ajo e Irakut.
Atëhere përse të ndihen këto zëra të turpëshme që nuk përfaqsojnë genin shqiptar të humanizmit në shekuj, ndaj iranianve, të cilët me dinjitet  kanë kërkue mbrojtje te populli shqiptar? Humanizmi, solidariteti në përkrahje të njerzve të rrezikuem nga gjenocidi racial, opozitar, fetar, ideologjik, nacional,… nuk njehë asnji paragjykim fetar, ideologjik, nacioanal, ngjyrë lëkuret, sysh e flokësh etj. Shumë shqiptarë që u arratisën në vitin 1944 e ma vonë i ndihmoi bota nga likujdimi kriminal – gjenocidal të shtetit diktatorial komunsitë të Shqipnisë.
Ardhja e hallexhinjve nga Iraku ashtë ba faktë i kryem falë humanizmit të spikatun në shekuj shqiptar. Iranianët muxhahedinë do të kenë atdheun e tyne të dytë Shqipninë, vendin e familjes europiane. Atmosfera miqsore ndaj tyne ashtë një terapi e shëndetshme ndaj komunitetit të torturuem nga Teherani dhe Bagdadi si dhe një shpalosje të vlerave të kultivueme e të konservuem në shekuj. Populli shqiptar falenderon qeverinë shqiptare për ftesën në shtëpinë shqiptare të iranianve.
Me bujari nga zemra i uron:
Mirëse erdhët vllaznit e motrat iranianë në Shqipni!

Autori – Bep Martin Pjetri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi