Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Barcelona, rekord golash në 2010-n Empty Barcelona, rekord golash në 2010-n

Tue 21 Dec 2010 - 17:01
Paraqitja e Barcelonës në vitin 2010 do të mbetet e shkruar për shumë kohë në Librin e Rekordeve. 154 gola të realizuar, nga të cilat 58 vetëm prej Lionel Messi-t, janë një shifër me të vërtetë e frikshme.Do të kishte qenë një vit shumë më i plotë për katalanasit nëse nuk do të ishin eleminuar në gjysmëfinalet e Champions League nga Interi, por me 44 fitore, 8 barazime dhe vetëm 5 humbje, ekipi i drejtuar nga Guardiola është ai me rendimentin më të lartë në Europë.Ekipet me një prirje kaq sulmuese sa Barcelona, shpesh herë janë të thyeshëm pas në mbrotje, por nuk është ky rasti i tyre. Valdes dhe kolegët e tij të prapavijës e kanë nxjerrë topin vetëm 40 herë nga rrjeta e tyre, për një mesatare të admirueshme prej vetëm 0,68 golash të pësuar për ndeshje.

Përveç humjes 3-1 në “San Siro” ndaj Interit, Barça ka pësuar disfatë në kampionat në vetëm dy raste, kundër Atletico Madrid-it dhe e fundit, një rezultat befasues në “Camp Nou”, 0-2 përballë Hercules. Gjatë 2010-s, “macja e zezë” e Messi-t me shokë u konfirmua Sevilla, me dy suksese kundër ekipit “blaugrana”, në Kupën e Mbretit dhe në Superkupën e Spanjës.

Edhe më befasues fakti se Barcelona nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit vetëm një herë në të gjithë ndeshjet e luajtura gjatë vitit. Bëhet fjalë për derbin e 17 prillit ndaj Espanyol-it, përfunduar 0-0.

Messi është ylli i vërtetë i Barcelonës së këtij viti. Me 58 gola të realizuar në të gjithë kompeticionet, ai llogarit në emrin e tij më shumë se një të tretën e të gjithë golave të realizuar prej skuadrës. Forma e mrekullueshme e argjentinasit vazhdon edhe në sezonin aktual, gjatë të cilit ai ka gjetur rrjetën 17 herë në 16 ndeshje të luajtura në kampionat.

Mesatarja prej 2,7 golash e Barçës gjatë vitit është edhe më e lartë nëse merret parasysh vetëm sezoni 2010-11, gjatë së cilës shtatë ndeshje janë fituar me pesë ose më shumë gola, për një mesatare prej 3 golash për ndeshje
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi