Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël Empty Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël

Wed 19 Jun 2013 - 16:09
Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël 40465_16UDINE-Një krim brenda familjes shqiptare ka tronditur policinë dhe opinionin publik italian. Një emigrant shqiptar i quajtur, Lulzim Hadaj, goditi mbrëmë me thikë duke e lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij Irma Hadaj, në San Giovanni të Natisones, provincë kjo në Udine të Italisë.

Në vitin 2012, 36-vjeçari kishte qenë i dënuar për keqtrajtim të anëtarëve të familjes së tij ndërsa aktet e dhunës ishin regjistruar nga viti 2003 deri ne vitin 2010.

Por pavarësisht denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, vite më parë, kjo nuk e ka penguar emigrantin shqiptar ta godasë disa herë me thikë 33-vjeçaren Irma Hadaj.

“Nuk më intereson se shkoj në burg, unë të vras, të vras...”, mësohet të ketë thirrur Hadaj para se të qëllonte për vdekje gruan e tij.
Sipas mediave italiane krimi ka ndodhur përpara syve të dy vajzave të tyre të vogla 8 dhe 10 vjeç.
Ka qenë fqinji i tyre italian, i cili ka dëgjuar ulërimat e 33-vjeçares dhe që ka denoncuar ngjarjen e rëndë në polici. Dyshohet se 36-vjeçari e ka kryer krimin për motive xhelozie megjithate policia italiane është duke hetuar rrethanat e krimit për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë.
Bashkëshorti vrasës është arrestuar nga policia italiane.

(d.b/e.kacorri/BalkanWeb)
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël Empty Re: Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël

Wed 19 Jun 2013 - 16:17
Sa keq njerezit me xhelozi te semure arrijn deri ne vrasje :(
Habitem me policine italiane,pasi viktima e ka denoncuar disa here,ndersa policia asnje mase mbrojtese.E Tmerrshme
Denim maksimal ketij burri vrases
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi