Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer Empty Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer

Thu 20 Jun 2013 - 14:55
Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer Thumb_250x150

Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer që aq shumë dëme, e krime i ka bërë Shqipërisë e popullit shqiptar?”

Letra e mëposhtme është dërguar për botim në DITA nga Namik Çani, xhaxhai i moderatorit të Zonë e Lirë, Arjan Çani. Po e botojmë të plotë bashkë me një shënim mbi një bisedë telefonike të redaksisë me z.Namik
Nga Namik Çani
Sarandë
I dashur Nipçe,
Të shkruaj nga Saranda, unë xhaxhai tënd, që të kam dashur dhe të dua shumë, njësoj si fëmijët e mi.
Unë krenohesha me ti, mor i dashur Arjan, jo vetëm unë, por gjithë familja e fisi tonë në fshatin Mashkullorë e kudo ku jetojnë e punojnë me punë të pastër e të ndershme, krenoheshim për emisionin tënd aq shumë popullor “Zona e Lirë”.
Por çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer që aq shumë dëme, e krime i ka bërë Shqipërisë e popullit shqiptar? Çfarë të shtiu që u fute në politikë, kur s’merr vesh nga politika!
Ne nuk na lidh asgjë me Berishën e sojin e sorollopin e tij, përkundrazi jemi kundërshtarë të tij për gjithë ato mynxyra që i ka shkaktuar këtij populli.
Po çfarë thotë ai i nëmur për luftën dhe dëshmorët a e ke dëgjuar ti? Ti e di, mor i dashur Nipçe, që në rrethin tonë familjar kemi tetë dëshmorë të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Babai dhe Dajua i babait tënd, katër xhaxhallarë të babait tënd, dy kushërinj të parë, Ali Çani 19-vjeç, partizan i brigadës së gjashtë sulmuese, i cili u vra në Borsh të Sarandës dhe vëllai i tij Riza Çani që u vra në luftën e Labinotit në Elbasan. Nuk mjafton gjithë kjo gjakderdhje?
Po ti e di edhe çfarë lidhje ka Berisha e Lul Basha me vrasjen në mes të bulevardit në 21 Janar të Ziver Veizit, kushëririt tënd, ose nipin e babait tënd, i cili qëndronte me duar në xhepa e shikonte me habi kryeministrinë, se nuk e kishte parë ndonjëherë??
Ti, mor i dashur Nipçe, ke një familje të mrekullueshme. Babai tend mbeti jetim në moshën 2-vjeç, u rrit me vështirësi, vazhdoi shkollën “Skënderbe” dhe shkollën e Bashkuar dhe doli Oficer. Punoi me devotshmëri dhe arriti deri në komandant prapavije i divizionit të Delvinës. Mamaja jote punoi arsimtare në Gjirokastër e Përmet dhe për punën e saj të përkushtuar është dekoruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Vëllai tënd, më i vogël është intelektual i shquar, punon me përkushtim e pastërti dhe zotëron shtatë gjuhë të huaja, ne mburremi me të.
Pse i harrove gjithë këto, pse u shkëpute ideologjikisht nga trungu jonë familjar? Mendohem unë, ditë e natë dhe nuk gjej asnjë shkak për qëndrimin tënd kaq të neveritshëm. Të kam bërë thirrje vazhdimisht që të ndryshosh rrugën që ke marrë, por nuk më ke dëgjuar, përsëri si xhaxha i dhembshur të bëj thirrje: Ndrysho qëndrim, të presim në familjen tonë të përbashkët. Ky është edhe mendimi i prindërve të tu.
Përshëndetje xhaxhai yt që të do me shpirt
Namik Çani – Sarandë.
“Xhaxha mos u shqetëso unë di se ç’bëj”.
DITA e kontaktoi z.Çani pasi letra e tij mbërriti dje në emailin e kryeredaktorit. Na bëri veçanërisht përshtypje fakti që një nga viktimat e 21 janarit është i afërm i gazetarit Arjan Çani. Z.Namik na tha në linjë telefonike se këtë gjë ia ka thënë disa herë Arjanit dhe ai e di mirë këtë lidhje gjaku:
“Kur doli herën e fundit dhe fliste ashtu për viktimat e 21 janarit, i bëra një sms. I shkrova: “Arjan, Ziveri është nipi i babait tend, është kushëri yti”. M’u përgjigj: “Xhaxha mos u shqetëso unë di se ç’bëj”.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer Empty Re: Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer

Sat 22 Jun 2013 - 22:09
Flamur Çani: “Arjan Çani është turpi i fisit, mund të mohojë edhe babanë, jo më xhaxhanë”
Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer Thumb_250x150
Siç duket mohimi i xhaxhait të Arian Çani, pas letrës kritike të Naik Çani, reagimet nuk vonuan me njerëzit e fisit ta konsiderojnë Çanin si një “tradhtar”, një “mohues të identitetit të tij” etj.

Këtë herë fjalën e mori i afërmi i Arjan Çanit, njeriu i cili i “hapi sytë” siç dhe ai thotë, pasi ishte Flamur Çani ai që i kishte dhënë dikur një bursë të cilën nuk e meritonte thotë tashmë Flamuri.

I prononcuar për gazetën “Dita”, Flamur Çani nuk ka kursyer fjalët ndaj Arjanit duke pohuar se: “Arjani? Arjani mund të mohoj dhe babanë, e jo më xhaxhanë. Po baba a ke ti more djalë? Unë këtë pyetje do t’i bëja pas asaj që ka shkruar në gazetë për xhaxhanë. Mirë bën që na mohon. Fisi ynë janë ose dëshmorë, ose heronj, ai është një bakalaro, është bërë turpi i fisit. Ishte vetëm një bursë, e pretendonte një djalë i shkëlqyer me të gjitha notat dhjeta që njihte disa gjuhë të huaja. Unë ndërhyra për t’ia dhënë Arjanit. Ai tjetri ishte nxënës i shkëlqyer, Arjani ishte me mesatare 5.2 nga gjimnazi, por unë e bëra atë punë. Më kritikuan asokohe dhe u mbrojta duke thënë që Arjani është nip dëshmori. Arjani ka shkuar në shkollë të lartë si nip dëshmori.

Duket për të qeshur, por kur isha me pushtet Arjani më rrinte pas si këlysh. Tani ka vite që nuk më hap telefonin. Ka përfituar nga ata që sot i mohon. Unë dhe të tjerë në fis e mbanim afër se asokohe dukej si i vonuar nga trutë, por do ti që doli djalli vetë”, tregon Flamur Çani.

“Unë nuk kam ç’tju them më shumë për, të i tillë njeri është. Mbaj mend ca vite më parë u fejua me një shkodrane, u tall me atë vajzën sic e ka zakon, erdhën ata njerëzit e saj, donin ta vrisnin, i shpëtuam jetën me ndërhyrje e me miq, ua hoqëm duarsh brenda në shtëpi”./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer Empty Re: Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer

Sat 22 Jun 2013 - 22:28
mire i ka thene xhaxhai 
 ky eshte aq i peshtire sa dhe sali berisha 
 gjen horri horrin
Sponsored content

Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer Empty Re: Xhaxhai i shkruan Arjan Canit: “Çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi