Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kabllogramet e Wikileaks, çfarë shkruante ambasadorja Ries për Arjan Selimin Empty Kabllogramet e Wikileaks, çfarë shkruante ambasadorja Ries për Arjan Selimin

Tue 27 Sep 2011 - 21:32
Një prej kabllogrameve të publikuara në rrjetin Wikileaks flet mbi Arjan Selimin, personin që u vra mbrëmë në Tiranë në rrethana misterioze. Kabllogrami i paklasifikuar si sekret, por me vulën “vetëm për përdorim zyrtar”, raporton mbi ankesën e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut për dhunën që Policia e Shtetit ka përdorur mbi Andonin. Kabllogrami ka kodin 06TIRANA578 dhe i përket majit të vitit 2006. E përditshmja “Shqip” zbardh kabllogramin ku thuhet se media shqiptare ka raportuar gjerësisht mbi aludimet se policia ka keqtrajtuar një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe një të arratisur nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Një OJQ vendase për të drejtat e njeriut dhe zyra e Prokurorisë së Shqipërisë po hetojnë mbi mundësinë e dhunës së ushtruar nga policia. Në kulmin e zhurmës mediatike mbi këtë çështje, “Amnesty International” publikoi raportin e vitit 2005, duke vënë në dukje dhunën dhe abuzimet e policisë dhe gardianëve ndaj një numri të burgosurish kriminelë. Fundi i përmbajtjes.Më tej kabllogrami vazhdon:

Më 19 maj 2006, Armando Andoni, (i lindur më 09 qershor 1974, i njohur edhe si Arjan Selimi apo Brian Foster Byrke), një i arratisur që kërkohet nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së, u dërgua para një gjykatësi shqiptar për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të konfirmohej identiteti i tij. Media raportoi se në përpjekje për të shmangur marrjen e shenjave të gishtave, Andoni i hoqi të gjitha rrobat me përjashtim të të brendshmeve, me mendimin e gabuar se ai nuk do të dërgohej në atë gjendje para gjykatës. Kur u bë e qartë se ai do të dërgohej, pavarësisht lakuriqësisë së pjesshme, Andoni i rezistoi me dhunë zhvendosjes nga qelia. I gjakosur dhe vetëm me të brendshme, Andoni u dërgua më në fund para gjykatësit, por gjykatësi refuzoi të kryejë procedurën e shenjave të gishtave. (Shënim: I lindur në Shqipëri, Andoni dhe familja e tij u vendosën në SHBA në vitin 1986. Më 1998-n, Andoni u arrestua në Miçigan për shpërndarjen e afërsisht 1 mijë kg marijuanë. I liruar me kusht, ai u arratis nga SHBA-ja. Pasi u kthye në Shqipëri, ai mori emrin Arjan Selimi. (Fundi i shënimit)

Më 22 maj, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut lëshoi një deklaratë publike për të denoncuar atë që e përshkroi si përdorim me tepri të dhunës kundër Andonit, një akt të cilin ajo e karakterizoi si dhunim të të drejtave të njeriut. GSHDNJ-ja kreu hetimin e vet mbi këtë çështje dhe doli në përfundimin se plagët e Andonit nuk mund të ishin vetëshkaktuar, siç ishte sugjeruar nga policia.

Elsa Ballauri, drejtoresha ekzekutive e GSHDNJ-së, na tha ne se organizata e saj ishte e shqetësuar mbi mungesën e profesionalizmit nga policia shqiptare dhe veçanërisht nga përdorimi i tepruar i dhunës mbi të dyshuarit. Ballauri tha se një jurist e ka vizituar Andonin në qelinë e tij pas incidentit dhe doli në konkluzionin se ai ishte rrahur rëndë, duke i shkaktuar plagë edhe në pjesën e pasme të trupit. Pas deklaratës së GSHDNJ-së, Prokuroria e Tiranës hapi hetime mbi ngjarjen.

Raporti i “Amnesty International” i vitit 2005 vuri në dukje faktin se një pjesë e të burgosurve kanë raportuar se kanë rënë pre e dhunës apo abuzimit gjatë shoqërimit, arrestimit apo në burg. I publikuar më 24 maj, raporti tregoi se vetëm në pak raste policët dhunues janë dënuar.

Edhe para aksidentit me gjurmët e gishtave, çështja “Andoni” ka krijuar një sensacion në median lokale, kur një video e Andonit dhe të dashurës së tij Inis Gjoni (një personalitet shqiptar gjysmë e famshme), qarkulloi me bollëk. Videoja, e marrë nga celulari i Andonit, tregon çiftin e zhveshur duke thithur një pluhur të bardhë (që prezumohet se ishte kokainë). Avokati mbrojtës i Andonit ka rënë në përfundimin se këto imazhe u shpërndanë në mënyrë të gabuar në publik nga prokurorët në një përpjekje të hapur për ta vënë atë të siklet.

Mbulimi i gjerë i aludimeve për abuzim nga media, ngritja e çështjes nga OJQ-të lokale të të drejtave të njeriut dhe hapja e hetimeve mbi policinë tregojnë, ndoshta në mënyrë anektodike se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e aftë të monitorojë dhe luftojë me forcat e veta abuzimet me të drejtat e njeriut. Për më tepër, raporti i “Amnesty International” dhe aludimet për keqtrajtimin e Andonit nënvijëzojnë nevojën për një trajnim më të mirë dhe profesionalizëm më të lartë brenda sistemit të drejtësisë penale. Trajtimi i keq i të arrestuarve dobëson besueshmërinë e qeverisë së Shqipërisë, veçanërisht kur ajo po ecën në drejtimin e duhur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi