Dhunohen fizikisht gazetarët e Top Chanel në qytetin e Laçit dhe u thyen kamerat!
Sun 23 Jun 2013 - 11:54
Ekipi i xhirimit të Top Channel dhunohet nga persona ende të paidentifikuar në qytetin e Laçit!
Kanali televiziv ka denoncuar pak më pare se një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami. Lajmin e ka njoftuar gazetarja e këtij kanali televiziv Arta Berisha.
Sipas gazetares së Top Channel, arsyeja e dhunimit fizik të operatorit ishte se ai po xhironte një skenë “djegëse” ku grupi i pa identifikuar u ka kërkuar votuesve të ndahen në të majtë dhe të djathë, me qëllim që të lejohej të votonin vetëm të djathtë!
Të majtët janë sbrapsuar me dhunë dhe ndërkohë që operatori po filmonte i janë sulur duke i shkatërruar tërësisht kamerën!/alb-observer.com/
Të majtët janë sbrapsuar me dhunë dhe ndërkohë që operatori po filmonte i janë sulur duke i shkatërruar tërësisht kamerën!/alb-observer.com/
Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit në Sanxhak.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi