Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhunohen gazetarët e Top Channel  Empty Dhunohen gazetarët e Top Channel

Sun 8 May 2011 - 23:12
Dhunohen gazetarët e Top Channel  Marini-tension
Dita e sotme nuk ka kaluar pa incidente dhe në Tiranë rastet më të rënda u shënuan pikërisht me njerëzit e medias.(UPDATE)

Dy grupe xhirimi te Top Channel u
dhunuan dhe kercenuan nga persona civile. Gazetari Marin Mema dhe
kameramani Eno Cucllari, të cilët ishin në qendren e votimit 1718, te
njesise numer 2 ne Tirane kanë qenë pre e dhunës.

Mema, se bashku me kameramanin ishin duke filmuar pas sinjalizimit per
nje problem ne kete qender votimi. Pasi jane goditur grupit te xhirimit
ju rrembye kamera. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te
shumta te komisariatit numer 1 te cilat pasi kane marre kallzimin nga
koleget kane shpallur ne kerkim dhunuesit dhe rrembyesin e kameras.

Kamera e Top Channel u gjet e hedhur ne shkurre shume metra larg vendit
te ngjarjes ne afersi te vendit te quajtur 'depot e ujit' ne Tirane.
Ndersa po kryhen veprimet hetimore dhe proceduriale, policia e Tiranes
njoftoi zyrtarisht se si autor i hedhjes se kameras se Top Channel eshte
nje 14 vjecar me inicialet D.B. po zyrtarisht disa ore pas kesaj
ngjarjeje te rende, eshte shoqeruar ne komisariatin numer 1 edhe
shtetasi Agim Tocilla 38 vjec, i cili sipas policise eshte bashkeautor i
rrembimit te kameras dhe dhunimit te kameramanit.

Pa kaluar shume ore nga ky incident i rende, nje tjeter grup xhirimi
eshte kercenuar gjate kohes qe po xhironte. Kameramani i Top Channel,
Gent Ballta eshte kercenuar me jete ne kohen qe ai nuk eshte lejuar te
kryente detyren e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi