Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Barkthatët në “shërbim” Empty Barkthatët në “shërbim”

Sun 23 Jun 2013 - 14:40
Arbana Xharra

Publikuar: 23.06.2013 - 14:21
  
Të fokusuar në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, u bë buja nga deklarata e “hoxhë” Irfanit, e përcjellë me fjal0r të ashpër dhe reagime, në të cilat nuk munguan as kërcënimet, ndërkohë qëndrimi i zbuluar hapur nga “Vetëvendosje” pro shamisë dhe mësimit fetar nëpër shkolla, ka mbajtur ndezur debatin përgjatë javës që lamë pas. Tema e cila për një kohë të gjatë është mbajtur e heshtur shpërtheu, duke tërhequr me të madhe vëmendjen e opinionit. Debat ky i cili njëkohësisht bëri të ditur një realitet për të cilin pakkush ka folur haptazi më parë. Në kohën kur po ballafaqohemi me vendime të mëdha politike, kur sytë janë drejtuar nga Kosova se çfarë po ndodh me marrëveshjen, po jepen sinjale se listës së problemeve me të cilat ballafaqohemi, po i shtohet edhe një dukuri, e cila ka nisur të zhvillohet në kohën e tranzicionit kur pakkush i ka kushtuar rëndësi.
-Kosova për vite me radhë është duke zënë vend në fund të raporteve ndërkombëtare. “Amnesty International”, sivjet publikoi të dhëna nga të cilat mësohej se Kosova është shndërruar në qendër të trafikimit dhe prostitucionit të detyruar. “Femra nga Moldavia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina trafikohen në Kosovë. Ato përjetojnë keqtrajtime të rënda fizike dhe psikike. Shumë nga këto femra vijnë nga kushte të vështira ekonomike dhe sociale, por që një pjesë të fajit u është bartur zyrtarëve ndërkombëtarë”, shkruan në raport. Për më keq aty Kosova është përshkruar si pikëtakim në trafikun e kontrabandës me “mishin e bardhë”. Kështu raportet ndërkombëtare për Kosovën një pas një nxjerrin fakte të reja për degradimin e këtij shteti.
-Derisa kryeministri i Kosovës, vazhdimisht, shpreh përkushtimin e Qeverisë për ndërtimin e shtetit stabil dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve, na del raporti i Bankës Botërore (BB) -javën e kaluar - me shifra alarmante për rritjen e varfërisë së skajshme në Kosovë. Rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme, me vetëm 1 euro e 20 centë në ditë. Statistikat e publikuara bëjnë të ditur se rreth 30 për qind e popullsisë së Kosovës ose më shumë se 600 mijë kosovarë e kalojnë ditën me 1.7 euro.
-E ndërkohë në kurriz të këtyre që i ka kapluar skamja po ndërtohet pasuria e pushtetarëve, vëllezërve të tyre, tezakëve, kushërinjve, nipave e mbesave. Kështu edhe deklarimi i pasurisë së tyre në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK) kaloi pa u vërejtur. Ndonëse shumë lehtë përmes formularëve që kanë plotësuar politikanët, qoftë edhe nga ajo pasuri që kanë vendosur ta paraqesin, shihet anomalia se si me paga kanë ndërtuar pasuri qindra mijëra euro. Apo siç e tha javë më parë në një intervistë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff: “nuk ke nevojë të jesh Einstein për të vërejtur se ka politikanë me një pagë të tillë që jetojnë në shtëpi të mëdha dhe duke vozitur vërdallë makina të mëdha, dhe të gjithë ne pyesim veten se prej nga këto para…”.
-Është po ky imazh i cili largoi me vrap investitorët e huaj nga Kosova. Investimet e tyre kanë rënë për mbi 200 milionë euro nga vitit 2007 kur kanë qenë 440 milionë euro, në 232 milionë euro në vitit 2012. Vetëm mes vitit 2011 dhe 2012 shohim rënie prej më shumë se 160 milionë euro, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
-Këtë gjendje më të cilën po ballafaqohet mjerisht Kosova e pasqyron edhe raporti i javës së kaluar i “Freedom House”, ku thuhet se nuk ka pasur përmirësim në qeverisjen demokratike në Kosovë. Ky raport vë në pah pavarësinë e brishtë të gjyqësorit të Kosovës dhe arsyet për një situatë të tillë i përmend ndikimet e theksuara politike. Si argument për dështimin e gjyqësorit përmend faktin se ka dështuar që të merret me rastet e korrupsionin në nivelin e lartë politik. Në raportin e “Freedom House” flitet ashpër për luftën kundër korrupsionit si sfidë kryesore e këtij shteti, e cila deri më tash del të jetë e dështuar dhe problem i madh për të ardhmen.
E gjithë kjo situatë degraduese, e cila është duke prodhuar në vazhdimësi politikanë të pasur dhe qytetarë të varfër, krijon ambient perfekt për shtrimin e ndikimit të cilitdo grup interesi që për të arritur një synim, cak ka qytetarin e dëshpëruar e pa perspektivë. Në një shtet kur dita e ditës rritet numri i atyre që s’kanë nga t’ia mbajnë, vendi shndërrohet në një “parajsë” për shtrirjen e secilit ekstremizëm të llojit të vet. Kështu barkthatët po vihen në “shërbim” të atyre që kanë një qëllim.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi