Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Japonezët lëpijnë syrin në shenjë dashurie Empty Japonezët lëpijnë syrin në shenjë dashurie

Mon 24 Jun 2013 - 18:52
Japonezët lëpijnë syrin në shenjë dashurie 69154Kemi dëgjuar që një çift të dashuruarish bëjnë çmendurira, madje të venë dhe veten në rrezik për të dëshmuar dashurinë tek tjetri. Por japonezët janë të çmendur fare.

Të lëpish kokërdhokët e syve të partnerit apo partneres është njëlloj si puthja, një gjest dashurie. Kohët e fundit po bëhet alarmante sepse janë shtuar rastet e infeksioneve në sy.
‘Kjo shprehje afeksioni mes të rinjve jo vetëm ka rritur numrin e rasteve me infeksion por shton rrezikun deri në verbëri’, bëjnë të ditur doktorët, shkruan HuffingtonPost.

Por kjo praktikë e të dashuruarve në Japoni, kapërceu kufijtë. Në SHBA, studentja Elektrika Energias, 29 vjeç thotë se “i dashuri im më lëpinte sytë, kokërdhokët e syve dhe ishte e hatashme, njësoj sikur me prekte në vende intime”.

Madje mjekët paralajmërojnë se kjo praktikë është me rreziqe, më e pakta që mund të marrësh eshte ndonje infeksion nga herpesi që mbart personi puthaman.

Dëmet e kësaj praktike u mësuan kur në një shkollë në Japoni, 10 nxënës të cdo klase vinin në shkollë me sy të enjtur nga infeksionet.

Alarmi u shtua kur fëmijët 12-vjeçarë e mësonin këtë praktikë njësoj si puthja e parë.

‘Asgjë e mirë nuk vjen nga kjo. Në gjuhë ka bakterie dhe nëse keni larë dhëmbët, ka papastërti që nuk duhen afruar tek sytë që janë tepër delikatë. Ka bakterie që mund të të shkatërrojnë shikimin përjetësisht”, shpjegon Dr David Granetnga San Diego.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi