Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat, nganjëherë dëgjojnë krejt të kundërtën që ju u thoni Empty Femrat, nganjëherë dëgjojnë krejt të kundërtën që ju u thoni

Tue 25 Jun 2013 - 20:15
Se femrat janë krijesë e komplikuar nuk është ndonjë zbulim, por me disa fshehtësi është e lehtë t'i kënaqni. Për të shmangur situata të tilla është mirë t'i dini disa gjëra të cilat i dëgjojnë femrat kur mashkulli i thotë.Mashkulli thotë: dukesh e lodhur Femra dëgjon: Nuk dukesh tërheqëse Një deklaratë e tillë te femrat tingëllon se ajo nuk është në shkëlqimin e saj më të mirë dhe se nuk duket mirë. Do të duhet të shpreheshit me një pyetje më subtile si: "A është gjithçka në rregull"?

Mashkulli thotë:vërtetë je dobësuar 
Femra dëgjon: Dikur ishe me mbipeshë 
Femra e cila është munduar shumë dhe ia ka dalë t'i humb kilogramët shtesë kjo do të mund të tingëllon te se më parë nuk ishte e bukur. Më mirë t'i thoni "Dukesh fantastike".

Mashkulli thotë: dukesh mirë për - vitet që ke 
Femra dëgjon: Dukesh mirë pa marrë parasysh vitet 
Mosha e femrës është temë e ndaluar, kjo shkruan edhe në bonton. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shaka apo kompliment, kurrë mos përmendni moshën.

Mashkulli thotë: çfarë ke bërë me flokët? 
Femra dëgjon: Stili i ri i flokëve është katastrofë 
Komentet si "dukesh ndryshe" apo "diçka ke ndryshuar tek vetja" lini thellë në kokën tuaj dhe mos lejoni të dalin nga aty. Femra këtë mund ta kuptojë si painteresim tuajin. Provoni me "ky stil të shkon për shtati".

Mashkulli thotë: mua më duken njësoj 
Femra dëgjon: Nuk më intereson 
Nëse femra ju pyet cila bluzë i shkon më mirë, përpiquni të thoni diçka. Madje edhe nëse është njësoj apo nuk vëreni dallimin. "Ajo e para të shkon më shumë" mjafton. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi