Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

4 këshilla për vajzat e turpshme Empty 4 këshilla për vajzat e turpshme

Sat 29 Jun 2013 - 12:13
Nëse jeni të tërhequra dhe të matura, do ta keni më zor të arrini sukses në punë. Ju propozojmë disa mënyra si ta tejkaloni natyrën tuaj.Përsoseni të folurit!Mos lejoni që idetë tuaja të tingëllojnë si pyetje. Kur drejtoheni, jini të prera, mos flisni si „mace të lënduara“, sepse kur jeni të pasigurta, s’do të arrini gjë. Për të ushtruar fjalim autoritar, blini diktafon dhe ushtroni në shtëpi.

Përmbajuni shifrave, jo mbiemrave!

Personave introvertë nuk u pëlqen të lëvduarit e tepërt, por nëse shefi juaj s’e vëren potencialin, punën dhe rezultatet tuaja dhe nëse këto s’i imponohen – e pati puna juaj. Megjithatë, ekziston mënyra që arritjet tuaja t’i paraqisni në mënyrë të pranueshme. Kur ju pyesin se a do ta kryeni punën me kohë, përgjigjuni se do ta bëni dy orë më herët. Mos thoni p.sh se do të bëni „një super shitje në terren“, por thoni se „shitja do të jetë 20% më e lartë“.

Drejtojuni shefit për ndihmë!

Kërkoni ndihmë nga shefi me butësi, p.sh: „A ka ndonjë mënyrë më të mirë ta kryejmë këtë punë?“. Kështu s’do të keni nevojë të flisni para të gjithëve, që do të ndikojë në shtendosjen e atmosferës. Do ta tërhiqni vëmendjen në idetë tuaja dhe do të keni menjëherë mendimin e shefit për punën tuaj.

Investoni në dukje!

Dukja juaj flet për ju para se ta hapni gojën. Për këtë investoni në gardërobën tuaj, që t’i tregoni shefit se mendoni për punë. Shmanguni ngjyrave të mbyllëta, të hirtës dhe kafes. Zgjidhni ngjyra më atraktive, të buta dhe të hareshme.portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi