Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kroacia, vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian Empty Kroacia, vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian

Sun 30 Jun 2013 - 17:14
Në mesnatë, Kroacia do të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.

Ngjarja ndodh gati dy dekada pas përfundimit të luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vjetësh reforma. Vendi me 4.4 milionë banorë bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004. Festa, e cila do të ndiqet nga personalitete të shumta evropiane, do të mbahet sonte në qendër të Zagrebit. Në mesin e liderëve që po marrin pjesë në këtë ceremoni është presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidentja Jahjaga ka përgëzuar në emër të popullit të Kosovës, Kroacinë për suksesin historik, ndërsa ka shtuar se anëtarësimi i shtetit të Kroacisë, do të përshpejtojë integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor në BE. Në ceremoninë që do të mbahet sonte në Zagreb me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE, do të marrin pjesë edhe shumë shtetas të tjerë nga Evropa dhe bota, ndër ta edhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama. Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20 për qind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi