Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ja cilat janë 24 femrat e Parlamentit të ri Empty Ja cilat janë 24 femrat e Parlamentit të ri

Sun 30 Jun 2013 - 20:27
Janë 24 tashmë. Vetëm dy muaj na ndajnë nga parlamenti i ri, i cili këtë me këto zgjedhje ka vendosur të mbledhë në gjirin e tij 24 femra. Disa prej tyre kanë qenë aty, ndërsa disa të tjera janë të reja. Feministet do të ishin shumë të lumtura me këtë rezultat, por a janë po kaq të lumtur maskilistët që këtë numër e shohin shumë të lartë. Ka pasur edhe deputetë meshkuj që nuk kanë reaguar mirë kur kanë mësuar se në kuvend do t’ua priste fjalën një grua. Jozefina Topalli, tashmë zyrtarisht e konfirmuar si pjesëtare në Parlamentin Shqiptar si deputete, do të jetë e detyruar që, duke filluar nga shtatori të mos ketë më mundësi të bërtasë: “Del jashtë”. Edhe pse prej 2005 ajo ka qenë në pozicionin e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, këtë shtator do të jetë e detyruar të kthehet pas në kohë, në vitin 1997, atëherë kur u bë pjesëtare e Kuvendit për herë të parë. Dhe duke e krahasuar me atë që do të jetë në shtator, mund të fillojmë të besojmë se këto vite si kryetare Parlamenti nuk kanë qenë edhe aq të suksesshme, duke shënuar këtu një performancë të dobët që e çon Topallin në postin e një deputeteje e cilado të rrijë në radhët e opozitarëve. Rruga e saj drejt Parlamentit ka qenë e gjatë dhe e ashpër, por në politikë nuk mjaftojnë përpjekjet që gjithkush ka bërë për të arritur deri aty. Për të mbajtur një post duhet të punosh e për më tepër t’i sjellësh popullit tënd të mira materiale. E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është master-kandidate në “Studime europiane”. Jozefina Topalli është njohëse e gjuhëve angleze, italiane, frënge dhe ruse. Në vitet 1992-1995 ajo punoi në Dhomën e Tregtisë në qytetin e Shkodrës dhe në vitet 1995-1996 ishte kancelare dhe pedagoge në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”. Viti 1996 shënon fillimet e karrierës së saj politike. Deklarata e saj e fundit për ambicie politike ishte ajo e dy ditëve më parë kur ajo tha: “Nuk do të kandidoj për postin e kreut të Partisë Demokratike. Nuk është në ambiciet e mia posti i kreut të PD-së". Sot, qytetarët që e vlerësuan për arsimin dhe përpjekjet e saj dikur, e vlerësuan si një deputete që do të ulet në pjesën e opozitarëve. Ndryshe do të ndodhte me pedagogen e Juridikut Vasilika Hysi, bashkëmoshataren e saj, e cila ndryshe nga Topalli nuk iu largua kurrë profesionit të saj. Pa dashur të zbehë sukseset e arritura në fushën e drejtësisë, kjo pedagoge, nuk ka dashur ta “varfërojë” Cv-në e saj vetëm me projekte politike. Në vitin 1985, Hysi diplomohet në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike për Drejtësi. Në 1993, merr gradën shkencore Doktor dhe 6 vite më vonë Profesor i asociuar. Znj. Hysi ka kryer kualifikime dhe specializime në SHBA, Itali, Francë, Gjermani, Holandë etj, në mësimdhënien dhe në fushën penale, sistemin e drejtësisë penale për të mitur, kriminologji, viktiminologji, të drejtat e njeriut apo edhe në hartimin e politikave penale. Që prej vitit 1985 ajo është pedagoge në Universitetin e Tiranës, aty ku edhe i përfundoi studimet e saj. Në vitin 2000 ajo do të bëhej Përgjegjëse e Sektorit të Kriminologji dhe Kriminalistikës, në Departamentin e së Drejtës Penale dhe dy vjet më vonë dekane e Fakultetit të Drejtësisë. Sot vazhdon, të bëjë një punë të jashtëzakonshme si lektore në këtë fakultet, edhe pse angazhimet politike që prej 2009, nuk i hanë pak kohë. Kanë qenë këto përpjekje dhe këto të dhëna të cilat e kanë cilësuar atë si një zonjë të suksesshme të politikës shqiptare në këto katër vite angazhimi në parlament, duke i dhënë kështu një mandat që e rendit atë në radhën e fitueseve. Një Cv shumë të pasur kanë edhe zonjat Kodheli dhe Nikolli, të cilat ashu si edhe Hysi u vlerësuan sërish nga shqiptaët. “Shekulli” do t’ju prezantojë sot me të gjithë emrat femërorë të Parlamentit të shtatorit. Ato janë: Lindita Nikolla, Milena Harito, Mimi Kodheli, Ermonela Valikaj, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiu, Evis Kushi, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Majlinda Bufi, Valentina Leskaj, Luiza Xhuvani, Arta Dade, Vasilika Hysi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Jorida Tabaku, Albina Deda, Voltana Ademi, Albana Vokshi, Eleina Qirici, Mesila Doda, Klajda Gjosha dhe Monika Kryemadhi. 14 emrat e parë vijnë nga listat e PS-së, 8 të tjerë nga PD-ja dhe 2 femra që vijnë për herë të parë nga LSI.

Rilindëse njëlloj si stërgjyshi i saj Milena Harrito

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Tiranë (1989). Milena Harito ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI, "Pierre et Marie Curie" ku u diplomua në Master (1993). Në 1997-n mori titullin Doktor i Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike. Dy vitet e para të karrierës profesionale Milena Harito i ka kryer në Institutin e Informatikës në Tiranë (INIMA), dhe duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, menjëherë pas mbarimit të studimeve të larta. Në prill të vitit 1991, menjëherë pasi u martua dhe u vendos në Francë, filloi punë si inxhiniere në një ndërmarrje informatike në Paris. Milena ishte kështu ndoshta shqiptarja e parë që filloi punë në një kuadër të lartë në një vend të Europës, menjëherë pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së Shqipërisë. Pasi mori titullin Doktore e Shkencave, Milena u punësua në qendrën më të rëndësishme kërkimoreshkencore në fushën e telekomunikacioneve në Europë (CNET) tek operatori France Telecom–Orange. Prindërit e saj janë mjekë. Milena Harito vjen nga një familje e madhe me tradita patriotike. Nga ana e nënës, Milena është stërmbesë e Spiro Kolekës ministër në qeverinë e Fan Nolit, ndërsa nga familja e të atit të Milenës kanë dalë disa breza patriotë. Gjyshi i saj Qirjako Harito ka qenë aktivist i luftës antifashiste dhe babai i tij Mihal Harito ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtare, deputet në perandorinë osmane dhe i vetmi i krishterë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit.

Klodiana Spahiu

Ajo është nëna e dy fëmijëve. Është diplomuar si Mjeke e përgjithshme në 1991 dhe që prej 10 vjetësh është kardiologe në Durrës. Tre vite ka dhënë mësim si pedagoge në Tiranë, fill pas specializimit në Romë në fushën e kardiologjisë joinvazive. Që nga viti 2008 e në vazhdim, Klodiana ka punuar njëkohësisht edhe si docente në praktikat e Kardiologjisë pranë Universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë". Themi njëkohësisht, pasi emri i saj në politikë u bë publik që në vitin 2009, atëherë kur ajo mori pjesë në fushatë e zgjedhjeve lokale të 2011. Eksperienca e saj në Komisionin Parlamentar si komisionere e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë dhe këmbëngulja e saj për të qenë e suksesshme e solli atë, në listat e fitueseve të këtij viti.

Olta Xhacka

Është rreth të 35-ave. Konsiderohet nga të gjithë si një hartuese e jashtëzakonshme projektesh fituese, që në 2006, atëherë kur ajo hartonte projekte për organizata joqeveritare në Amerikë. Olta zotëron një diplomë Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe titullin Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, në SHBA. Në Amerikë, Xhaçka u diplomua me titull nderi, ndërsa në Shqipëri njihet si një ndër veprimtaret më aktive të shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. Edhe pse e zgjedhur në Legjislaturën XVIII dhe pjesë e komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Olta nuk ka denjuar t’i largohet leksioneve dhe sallave të fakultetit. Por, jo më si një studente, por si pedagoge

Valentina Leskaj

Për të do të duheshin më shumë se dy faqe për të shkruar. Karriera e saj politike fillon që në 2002 si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale. Që atëherë, ajo ka ndriçuar gjithnjë. Edhe pse është shkolluar për Ekonomi Politike, ajo ka botuar më së shumti studime për çështje sociale, të drejtat e grave dhe zhvillimin. Ajo njihet si një konsulente e suksesshme në disa institucione ndërkombëtare. Përmendim këtu përfaqësimin e saj në Task Forcë me qendër në Vienë, ngritur nga UNECR, për Strategjinë Europiane për Moshën e Popullsisë, në Fondacionin Soros, Qendrës së UNESCOs për Gratë dhe Paqen në Ballkan apo së fundmi në delegacionin e përhershëm në Nismën e Europës Qëndrore (CEI). Prej kohësh votohet nga shqiptarët për të mbrojtur në Parlament të drejtat e tyre.

Eglantina Gjermeni

Eglantina është femra që e ka bërë Krujën të ndihet krenare sa herë që shfaqet në publik. Ka botuar një sërë artikujsh mbi çështjet gjinore. E diplomuar fillimisht në degën e Historisë, pas rënies së sistemit komunist, ajo vendosi të studionte në fushën e Punë Sociale. Masterin e kreu në Michigan, të SHBAsë, ndërsa doktoraturën në Tiranë. Që nga 2005, Gjermeni punon si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në dhjetë vitet e fundit, ajo ka qenë shumë aktive si konsulente kombëtare pranë organizatave ndërkombëtare si UNDP, UNIFEM, OSCE, etj.

Luiza Xhuvani

E kush nuk e njeh Luiza Xhuvanin... Rolet e shumta në teatër dhe kinematografi e kanë bërë atë ikonë të televizionit shqiptar. Është laureuar si aktorja më e mirë, në disa festivale kombëtare të filmit dhe të teatrit, si dhe në një festival ndërkombëtar. Në 2010, ajo nderohet me titullin "Naim Frashëri". E në fakt, e meritonte, pasi ka qenë më shumë se aktive, pra edhe e suksesshme, në skenën shqiptare, që nga viti 1988. E lindur në Sarandë, ajo kandidoi këtë vit po në këtë qark. Disa mund të kenë qenë skeptik për shkëlqimin e saj në politikë, por rezultatet dukshëm konfirmojnë vetëm suksese për këtë artiste. E në fakt, kush tha që artistët nuk dinë të bëjnë politikë? Ajo ka treguar se mund të jetë e suksesshme kudo që të shkelë. Edhe në politikë, duke filluar nga 1999-a.

Arta Dade

E kemi parë gjithnjë të veshur bukur, të krehur dhe të kuruar. Ajo nuk ka pranuar kurrë të dalë përpara një komisioni pa qenë e mirëpërgatitur. Të gjithë nxënësit e saj me siguri e kanë votuar mësuesen e tyre të anglishtes. Ajo është diplomuar në ’75-n për Anglisht. Deri në vitin 1985, ajo ka qenë mësuese në shkollën mesme, për t’u ngritur më pas në detyrën e pedagoges në Universitetin e Tiranës, po në degën e Anglishtes. Veprimtarinë politike e ka nisur në 1991-in si anëtare e PSsë. Në vitin 1997, bëhet deputete për herë të parë, ndërsa i ofrohet njëkohësisht edhe posti i Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2001 zgjidhet për së dyti herë deputete dhe ministre, por këtë radhë për Punët e Jashtme. Sot është rizgjedhur për të disatën herë si deputete në Parlament.

Majlinda Bregu

Së fundmi, është bërë e njohur për buzëqeshjen e saj, edhe atëherë kur paralajmëron një fitore të humbur, ashtu në zgjedhjet e fundit. kjo ndoshta vjen edhe falë eksperiencave të ndryshme mediatike që ajo ka pasur me disa grupe të ndryshme pune pranë TVSH-së dhe Klan-it. Është diplomuar në Tiranë, ku edhe ka lindur, në degën e Punëve Sociale. Studimet për titullin Doktor i ka ndjekur në Universitetin "Carlo Bo" në Itali. Më parë, ka qenë pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale. Veprimtarinë politike e nisi në 2005-n, kur u zgjodh edhe sekretare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale e Shëndetësinë. Dy vite më vonë, Bregu bëhet Ministre e Integrimit. Këtë vit rizgjidhet në Parlament, ndoshta edhe falë asaj buzëqeshjeje që paralajmëroi “fitoren”.

Albana Vokshi

Albana zotëron një diplomë për Inxhinieri, por duket se kjo nuk i ka hyrë shumë në punë. Ajo ka punuar më së shumti në fushën e ekonomisë. Fillimisht, në vitin 2000, në misionin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së në Kosovë, si analiste buxheti e më pas në 2005-n, po pranë kësaj agjencie, por në Kabul, Afganistan. Me ardhjen e PD-së në pushtet, në vitin 2005, asaj iu ofrua mundësia të vinte në Tiranë si këshilltare e Kryeministrit për politikat ekonomike dhe çështjet e Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Shqipëri. CV-ja e saj na paraqitet pak më e dobët se deputeteve të tjera të Parlamentit, ndoshta edhe për shkak se eksperienca e saj profesionale dhe politike nuk ka mundur të ofrojë shumë në kaq vite.

Albina Deda

Albina ka lindur e banon në Mirditë. Është e martuar dhe ka 3 fëmijë. Në vitin 1993, ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme, ndërsa në 2012- n ka përfunduar masterin. Deri në vitin 2006, ka punuar me përkushtim si mjeke familjeje në zonat Fushë –Arrëz, Pukë, Tarazh, Rrëshen etj, nga ku më pas do të emërohet drejtoreshë e DRSKSH, Lezhë, vend të cilin e mbulon ende. Ka përkrahur dhe zbatuar Reformën Shëndetësore dhe Skemën e Sigurimeve Shëndetësore duke u siguruar shërbim cilësor, sigurisht që me aq sa ka mundur, pacientëve dhe banorëve të qarkut Lezhë. Ndoshta kaq ka mjaftuar që ajo të fitojë besimin dhe votën e këtyre banorëve.

Mesila Doda

E lindur në Kukës, por e rritur dhe e arsimuar në kryeqytet, Mesila na u prezantua fillimisht, jo si ndonjë zonjë e kuruar. Këto tetë vitet e fundit, vitet e pushtetit e kanë bërë atë të tregojë edhe më shumë kujdes për pamjen e jashtme. në Tiranë studioi për Ekonomi, por me rënien e sistemit komunist zgjodhi të shkonte në Itali për të studiuar në degën e Filozofisë. Pas diplomimit në Vatikan, në Romë, për filozofi, ajo mbron masterin në Shqipëri. thotë se politikë i ka hyrë që në 1991- in, si pjesëmarrëse në lëvizjen studentore. Tre vite më vonë bëhet shefe e kabinetit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në 1998 punon si zëdhënëse e shtypit në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe në vit më vonë mban të njëjtën detyrë por në Këshillin e Ministrave. Pas kësaj, zgjidhet deputete.

Femrat që lëvizin më shpejt

Ne e kemi parë gjithnjë shumë energjike. Kur ajo e ndjen se nuk është e tillë nuk na shfaqet fare. Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin e cila këtë herë kandidonte me LSI-në, partia e cila premton që të ecë më shpejt këto vite qeverisjeje. Ajo ka lindur dhe jeton në Tiranë së bashku me familjen e saj, tashmë të njohur mediatikisht. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Biokimi e më pas master në Administrim Biznesi. Përvoja e saj politike si anëtare e delegacionit parlamentar të Këshillit të Europës ka qenë një ndër më të suksesshmet. E nëse vlen të thuhet se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e zgjuar, kjo i shkon më së miri çiftit Meta-Kryemadhi. Ndërsa Klajda Gjosha, deputetja tjetër që vjen nga radhët e LSI-së është një emër i ri, ndryshe nga Monika, e cila hyri në politikë që kur fitoi të drejtën e votës. Klajda ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Titullin Master e ka mbrojtur me Studime Europiane. Ajo është angazhuar në LSI që nga viti 2008, pavarësisht se media nuk i ka kushtuar shumë vëmendje. Klajda Gjosha si ka mbushur ende të 30-at, por konsiderohet nga të gjithë si një vajzë e shkathët dhe plot energji./Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi