Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja Empty Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja

Mon 1 Jul 2013 - 14:03
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë tek “Don Bosko”, ku një 22-vjeçar ndërroi jetë nga thikat e një 27-vjeçari.
Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja Viktima%20e%20don%20boskos
Arbër Mitro, djali i vetëm i familjes u masakrua me thikë pasditen e sotme pas një sherri për motive të dobëta me një 27-vjeçar. “Të lutëm mos luaj me top para dyqanit tim” kanë qenë fjalë e 22-vjeçarit drejtuar Elton Bajraktarit, të cilat pasuan me një grindje mes tyre. Rreh orës 16:40 të ditës së sotme djali 22-vjeçar Arbër Mitro që shikoni në foto, ndodhej në lokalin e tij të lojërave të fatit që ndodhet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë kur nisi një sherr me 27-vjeçarin. Pas fjalëve fyese të ndërsjella mes dy djemve nisi dhuna fizike. Bajraktari dyshohet se ka nxjerrë një thikë me të cilin qëlloi 21-vjeçarin në kraharor dhe veshka. Sapo i riu është këputur duke rënë në tokë, 27-vjeçari nuk është tërhequr por i ka ngulur atij thikën edhe tre herë në zemër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima, i cili këtë vit ishte diplomuar për informatikë dhe do të niste masterin është djali i vetëm i familjes Mitro. Ai ka edhe një motër e cila ndodhej me pushime dhe sapo ka mësuar për ngjarjen është nisur menjëherë. Në familjen Mitro e cila kishte nisur përgatitjet për dasmën e vajzës që do të martohej në muajin shtator ka pllakosur zija. Trupi i pajetë i të riut u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe pritet tu dorëzohet familjarëve. Ndërkohë që autori i dyshuar u vetëdorëzua një orë mbas vrasjes.

/Shekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja Empty Re: Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja

Mon 1 Jul 2013 - 14:13
Pfff injorante njerez,te semure menderisht,njerez te felliqur...si tjeter tju them..Vetem tek ne degjohen te ndodhin vrasje per arsye te kota per nje top,per nje fjale goje apo sepse na shikonte tipi disi...E doni nje taliban aty tju zhduk nga faqe e dhuet e te mbushni mend..

Sory per fjalorin po te mbushet kupa me keta njerez...
Ngushellime familjareve!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja Empty Re: Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja

Wed 3 Jul 2013 - 12:10
Vrasja e 22-vjeçarit, babai: E gjeta tim birë të mbuluar me gjak
Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja Thumb_250x150

"E hipa në makinë, por ai kishte mbaruar që në momentin që e gjeta në tokë. E hipa në makinë, sepse shpresoja që ai të ishte gjallë", pohon me lotët që nuk i mbarojnë, babai i Arbër Mitros, i vrarë tre ditë më parë nga 27-vjeçari Elton Bajraktari.

Eralda është motra e 22-vjeçarit, e cila këtë shtator priste që të bëhej nuse, por tashmë në sytë e saj nuk ka më gëzim.

"Më ka ikur drita e syve", rrëfen Eralda Mitro. 22-vjeçari, Arbër Mitro u vra pasditen e së dielës në afërsi të zonës së "Don Boskos", nga Bajraktari pas një sherri për lojën e futbollit të fëmijëve të lagjes, sepse autori i ngjarjes nuk duronte dot zhurmat.

Gjithashtu babai i viktimës ka treguar se e ka gjetur të birin të mbuluar me gjak dhe pse kështu ai shpresonte se i biri mund të ishte akoma gjallë por më kot./alb-observer.com/
Sponsored content

Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja Empty Re: Vrasja në “Don Bosko”, ja cila ishte arsyeja

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi